Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkarkimit të Fatos Lulos, i cili u gjet i papërshtatshëm për detyrën e gjyqtarit pas një karriere 13 vjeçare në sistemin e drejtësisë për posedim pasurie të pajustifikuar me burime të ligjshme të të ardhurave.
Vendimi i 23 marsit për shkarkimin e Lulos ishte i pari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, institucionit të krijuar në bazë të reformës në drejtësi dhe që ka për detyrë të kontrollojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Lulo ka një pasuri të deklaruar prej 92 milionë lekësh, të cilën thotë se e ka krijuar në bazë të dhuratave në shuma të mëdha nga familjarë dhe nga puna e tij si avokat në Shqipëri dhe Kanada.
Lulo i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve.
Kolegji, i cili shqyrton ankimet ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbëhej në rastin e shqyrtimit të apelimit të Lulos nga relatore Natasha Mulaj, me drejtues Luan Dacin dhe me anëtarë gjyqtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.
Sipas njoftimit të kolegjit, vendimi për lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit ishte “unanim” dhe ky është vendim përfundimtar dhe i formës së prerë.
Lulo është diplomuar si jurist në Universitetin e Tiranës në fillim të viteve 1980 dhe gjatë regjimit komunist ka shërbyer si jurist në Zyrën e Kryeministrit, Adil Çarçani, dhe në Ministrinë e Punës.
Nga viti 1994 deri ne vitin 1999, i ushtroi detyrën e tij si avokat në Tiranë, me kursimet e së cilës ka justifikuar një pjesë të aseteve në deklarimin fillestar pranë ILDKPKI në vitin 2004. Sipas biografisë së tij, më 1999 emigroi në Kanada ku punoi si jurist në zyrën e Emigracionit të Kanadasë para se të kthehej në Tiranë më 2002 si avokat. Më 2003 u zgjodh komisionet në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Ai vijoi karrierën si avokat deri më 2005 kur u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë. Nga viti 2013 e mbrapa ai emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Tashmë ky vendim është i formës së prerë dhe sipas ligjit, në Shqipëri nuk ka shkallë tjetër ku ai mund të ankohet.
E vetmja shkallë ku mund të çohet pretendimi i Lulos, është jashtë Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Gjykatën e Strasburgut.
Fatos Lulo nuk provoi dot se si i bëri 48 milionë lekë pasuri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi ditë më parë vendimin e zbardhur lidhur me shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Vendimi i përbërë nga 23 faqe tregon se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekësh.
Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve.
Pra, diferenca prej 48 milionë lekë është e pajustifikueshme.
Shtëpinë në Kanada që e deklaroi në 2004 e bëri nul në 2017
Po kështu në vendim thuhet se deklarata personale shtesë e datës 21.01.2017 dorëzuar nga Fatos Lulo së bashku me deklaratën e pasurisë Vetting 2017 janë deklarime të rreme pasi: Në deklaratën e pasurisë vetting 2017, subjekti vlerësues ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2014 nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë apo të ketë ekzistuar ndonjëherë.
Në deklaratën e interesave private ‘para fillimit të detyrës 2004″ subjekti i rivlerësimit ndër të tjera ka deklaruar:
Apartament banimi në ndërtim 150 metra katror, Toronto Kanada, vlera 14 milionë lekë të blerë nga aktiviteti i tij si avokat
Dhe depozitë në Toronto në vlerën 400 mijë dollarë kanadezë të ardhura nga puna në emigracion. Po kështu dhe huaja marrë motrës D.L në shumën 480 mijë dollarë për blerjen e një shtëpie në Kanada dhe nisjen e një biznesi privat.
Në deklaratën e pasurisë vetting 2017 ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2014 nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë apo të ketë ekzistuar ndonjëherë.
Ku i mori motra të ardhurat që i bëri vëllait, dhurata
Në vendim thuhet se vetë motra D.L nuk ka pasur të ardhura financiare të ligjshme që kanë shërbyer si burim për blerjen e zyrës 120 mijë euro dhe dhurimin e 100 mijë dollarëve të vëllait.
Motra nuk ka pasur të ardhura financiare të ligjshme as për huadhënien 480 mijë euro dhe një zyrë prej 74 metër katror.
Motra D.L ka dhuruar 100 mijë dollarë vëllait por nuk është arritur të provohet burimi financiar i dhurueses.
Në deklaratën që ka bërë motra rezulton se 100 mijë dollarët janë bërë dhuratë me kontratën nr 1369, nr 547 datë 21.02.2018. Ndërkohë që në deklaratën e subjektit vlerësues thuhej se ky 100 mijë dollarë është dhuruar me kontratën nr 1369, nr 547 datë 21.08.2018
Gjyqtari deklaroi se kishte shkolluar fëmijët në Kanada e SHBA me 100 mijë dollarët që i kishte dhuruar motra, por nuk arriti dot të ketë asnjë dokument justifikues ligjor për shpenzimet për jetesën, shkollimin dhe akomodimin e fëmijëve në Kanada dhe Amerikë
“Komisioni çmon se këto deklarime të rreme cënojnë rëndë figurën dhe besueshmërinë e gjyqtarit kushtetues si funksion, duke përfaqësuar institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë, i cili shërben si garant i Kushtetutës.”
Prandaj u vendos shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Race e poshter! Qelbesira!
Dhurata ME SHUMA TË MËDHA ???? PTUUUUU RRACË E QELBUR.
JUSTIFIKIME QESHARAKE NGA TË GJITHË KJO RRACË E QELBUR QË QUHEN GJYKATËS, QË TË GJITHË PËRDORIN TË NJËJTAT ARSYETIME .. DHURATA.
O Tema, do botoni ndonjë koment, apo do i redaktori më parë ???? Nqs doni ti redaktori komentet do ju këshilloja të REDAKTONI SHKRIMET E DISA GAZETARUCËVE ANALFABETË QË POSTOJNË KËTU .
Shikoni si po bie banda e Sali kriminelit.
Po eshte e vertete Tema shikon dhe redakton dhe nuk boton shume shkrime,tamam si ne kohen e Enverit dhe ne kohen e Saliut
Kryeredaktori eshte nje nga ata nga fryn era
Shume shkrime nuk botohen ,censurohen ose hiqen nga shtypi fare ,dhe bejne sikur ska ndodhur gje ,ose sikur nuk eshte shkruar fare
Botojne fjalet e ndyra,sharjet etjera qe mund te kete fjalori shqiptare ,dhe nuk botojne te regulltat
Fatos lulo eshte kokra e te koruptuarit .vetem gjyqtar nuk ka qene ky moster.pazarxhi tregeti ka bete ne tere jeten e tij ky moster.zot biere di rufe mbi keta gjakpires ye popullit hallexhi we nuk e gjeten kure te drejten.me ke te gjenin te drejten me keya mostra .o zot o zot…..
I them une qe edhe GJEDNJ nuk do i beje derman pasi kompetenca lendore e Strasburgut nuk do e marre parasysh si ceshtje pasi eshte thjeshte nje ceshtje administrative. Shteti shqiptar nuk ja ka dorezuar Strasburgut ceshtjet qe bien ne kompetence lendore ta administrates. E drejta per nje proces Te rregullt ligjor nuk i eshte venuta dhe asnje e drejte tjeter themelore por thjeshte eshte kaputt per zhelesh dhe eshte nxjerr jashte sistemit gjyqesor
Apartamenti prej 150 m katrore ne Toronto Canada eshte jo me pak se 500.000 Dollare , jo 150.000 sa ai e ka vleresuar.
Per lesh
Keta jane gjyqetaret tane qe nuk dine dhe harrojne sa shtepi e troje kane e ku i kane. Te gjithe keta qe jane perfolur nga populli jane te korruptuar,me pasuri maramendese ne kurriz te atyre qe kerkojne te drejten e tyre,. Te shikojme cdo behet me Zaganjorin e famshem te gjykates se larte por e varur nga apeli Tiranes me gjinat e zeqinet,ju kujtohet kur qytetari nxorri Zaganjorin ne nje pazare te piset korruptiv,po mediat shpejt e mbuluan dhe pushuan se komentuari. Keta jane kase e vjeter e formimit te nje konjukture bastardesh e jo me juristesh. Ku eshte llogaria dhe venia para pergjegjesise Zaganjorit per dosjet e fshehura dhe te mbyllura. Nese do te behet Shteti,te qerohen keta pisa nga organet e drejtesise,kane gjynahe te medhaja ndaj popullit. Dosjet kane me vite ne gjykaten e larte per nje drejtesi te munguar,kush paguan dosja del per gjykim dhe me perfundim si ta kesh paguar. Lerjani popullit ti gjykoje keta funderrina ku deshperimi ka veshur sot cdo Shqiptare, kur mendon se ka pune me drejtesine, pthu fare e keqe.