KGB, Trump dhe Shqipëria

17 Korrik 2018, 17:24Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Gazetat bulevardeske amerikane kanë vite që publikojnë teori konspirative nga më të habitshmet, rreth Donald Trumpit. Por mediat serioze nuk u kanë bërë jehonë atyre. Ato kanë bërë raportime investigative, për aspekte të dyshimta të bizneseve të Trumpit apo të lidhjeve që kanë patur njerëzit rreth tij me Rusinë, pa i “qepur” së bashku, për të hedhur në qarkullim një teori konspirative.

Sidoqoftë, në prag të takimit Putin-Trump, revista New York Magazine (e cila ka fituar disa çmime kombëtare për artikujt e saj), bëri përpjekjen e parë për të lidhur të gjitha raportimet investigative mbi Trumpin në një teori konspirative, sipas së cilës ekziston një probabilitet 10%-20%, që KGB-ja dhe pasardhësja e saj FSB-ja, të kenë patur diçka në dorë, me të cilën mund ta shantazhojnë sot Trumpin. (Artikulli është shumë i gjatë dhe të plotë mund ta lexoni në linkun http://nymag.com/daily/intelligencer/2018/07/trump-putin-russia-collusion.html ).

Deri në vitin 1987, shkruan analisti i New York Magazine, Jonathan Chait, nuk ishte regjistruar ndonjë prirje e Trumpit për politikën. Deri atëherë, ai njihej si një biznesmen ambicioz nga lagjja periferike njujorkeze, Queens, i cili donte të futej në elitën e lagjes qendrore, Manhattan.  Në vitin 1987, ai u ftua nga zyrtarët rusë, për të ndërtuar një hotel të madh në Moskë. Fill pas vizitës në Moskë, Trumpi pagoi për një reklamë që zinte të gjithë faqen kryesore të gazetës New York Times, në të cilën i bënte thirrje SHBA-së të mbyllte bazat ushtarake në Japoni, me argumentin se Japonia po përfitonte nga mbrojtja amerikane, ndërkohë që kishte një suficit tregtar me SHBA-në.

Në atë kohë, KGB-ja e kishte strategji që të joshte ose shantazhonte politikanë / intelektualë / biznesmenë perëndimorë, me synimin që ata të mbillnin përçarje e përplasje në vendet e tyre, si dhe përplasje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj. Një tërheqje e trupave amerikane nga Japonia, do të përbënte përparësi strategjike për Rusinë, në bregun e saj lindor.

Deri në vitin 1992, Trumpi nuk kishte shfaqur ndonjë ambicie për t’u bërë president i SHBA-së, por pas fitores së Bill Clintonit, ai filloi të hidhte tullumbace mediatike, për një garë të mundshme të tij brenda Partisë Demokrate. Këto tullumbace përkojnë me kohën kur kompania e Trumpit ishte në prag të falimentimit dhe bankat amerikane nuk po i jepnin më kredi. Dhe kush e shpëtoi atë në një çast të tillë të vështirë? Filiale të bankave ruse, si dhe klientë rusë, që i blinin apartamentet luksoze të pashitura…

“Rusët kanë blerë shumicën e ndërtimeve tona”, mburrej djali i madh i Trumpit në vitin 2008. “Ne nuk kemi nevojë për bankat amerikane; e sigurojmë financimin që na duhet të gjithin, nga Rusia”, – mburrej djali i vogël i Trumpit ,në vitin 2014.

Një nga metodat e KGB-së (dhe pasardhëses së saj FSB-së), për të siguruar informacione kompromentuese ndaj vizitorëve të rëndësishëm në Moskë, ka qenë vënia e kamerave të fshehta në dhomat e hoteleve luksozë. Në vitin 2013, Trumpi shkoi në Moskë, për zhvillimin e një konkursi botëror bukurie. Sipas zërave që kanë qarkulluar në media, FSB-ja ka regjistruar disa skena perverse orgjie të tij në një hotel të Moskës, në të njëjtin krevat ku kishte fjetur më parë Obama (të cilin Trumpi e urren, qysh kur Obama e talli publikisht, në kohën kur ky i fundit ishte president).

Trumpi i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke thënë se kishte ndenjur në dhomën e atij hoteli vetëm pesë minuta, sa për t’u ndërruar. Por më vonë, gazetarët investigativë, Michael Isikoff dhe David Corn, zbuluan se, në fakt, Trumpi kishte ndenjur një natë në atë hotel, jo thjesht 5 minuta.

Përveç vizitave të Trumpit në Moskë, artikulli i gjatë i New York Magazine analizon edhe lidhjet e shumta të njerëzve rrotull Trumpit, me Rusinë. Ndër to bie më shumë në sy drejtuesi i fushatës presidenciale të Trumpit, Paul Manafort, i cili është aktualisht në burg (i akuzuar për transferime ilegale parash nga Rusia).

Para se të drejtonte fushatën e Trumpit, Manaforti kishte punuar në Ukrainë për ish-presidentin pro-rus, Janukoviç, i paguar nga oligarku më i afërt me Putinin, Oleg Deripaska. Në Kiev, bashkëpunëtori më i afërt i Manafortit ishte një ish-punonjës i KGB-së, i cili kishte kaluar në sektorin e organizatave joqeveritare. Sipas një akt-padie të prokurorit special Mueller, ky person vazhdon të jetë edhe sot një agjent i kamufluar i FSB-së.

Ditët e fundit, zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, publikoi një akt-padi ku akuzohen 12 agjentë të shërbimeve sekrete ruse dhe tri organizatave nën hyqmin e tyre, se kanë bërë një ofensivë të maskuar kibernetike në favor të Trumpit (e në dëm të Hillary Clintonit), në zgjedhjet presidenciale. Kjo është provë e qartë sipas artikullit të New York Magazine, se Puntini ishte më se i interesuar që Trumpi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, qëndrimet e Trumpit ndaj Gjermanisë (si dikur ndaj Japonisë), i vijnë shumë për shtat trashëgimtarit të KGB-së.

Tani mbetet të shihet se, çfarë do të ndodhë pas takimit kokë më kokë mes Putinit dhe Trumpit. A do ta vazhdojë Trumpi politikën konfliktuale në Europë (që i vjen për shtat Putinit)? A do ta njohë ai aneksimin e Krimesë nga Rusia? Dhe ç’është më e rëndësishme për ne shqiptarët, a do të tërhiqet SHBA-ja nga Ballkani?

Politika e pothuaj e shpallur e Putinit për Ballkanin, është ajo e kthimit të zonave të vjetra të influencës në Gadishull. Gjegjësisht, influencës austriake në vendet me shumicë katolike, influencës ruse në vendet me shumicë ortodokse dhe influencës turke në vendet me shumicë myslimane.

Një pengesë për këtë objektiv afatgjatë të Putin-it, është prania ushtarake dhe politike e SHBA-së në Ballkan. Në qoftë se Trumpi e ka ndarë mendjen për t’u tërhequr eventualisht nga Ballkani, shenjat e para do të duken nëse fillon reduktimi gradual i forcave amerikane, sidomos në bazën Bondsteel në Ferizaj – më të madhen bazë amerikane në Ballkan…(AFP)

10 komente në “KGB, Trump dhe Shqipëria”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Shoku analist, ke harruar nje element te rendesishem ne analizen tende, ne Amerike vertet Presidenti ka fuqi te marri vendime te tilla si hapje lufte, terheqje trupash etj etj por ne fund vendimet e verteta nuk i merr Presidenti por ca babuça te tjere qe nen rrogoz i japin uje burrave me te mire e me te zgjuar sesa trumpi. Nqs Trumpi merr vendime te cilat shkaktojne deme strategjike per Ameriken te jesh i sigurte qe do i hapin impeachment dhe do e detyrojn te dorehiqet, sepse nuk eshte vetem kgb apo fsb qe ka video me Trump, fakti qe hetimi per nderhyrjen ruse dhe implikimin e trump-it me ta po zgjatet e zgjatet dhe po ja mbajne siper kokes si shpata e demokleut eshte nje fakt qe flet shume. Ne nje situate si ajo e luftes se ftohte Trump do kishte mbledhur valixhet me kohe ne mos do i kishin veshur kostumin me vija, tani ceshtja eshte te ruajme fytyren dhe ta shtyjme si ta shtyjme edhe 2 vjet duke minimizuar demet, praktikisht gjithe sjellja e klases politike amerikane pas ardhjes se Trump permblidhet ne shprehjen Damage Control, si puna e atyre prinderve qe i ka zene taksirati dhe kane nje femije autist e meqe nuk ka kurim te pakten perpiqen ta mbajne nen kontroll me sa munden per te mos ua shkaterruar te gjithe shtepine. Ka nje arsye pse u zgjodh Pence zvpresident dhe jo ndonje kerric shok i Trumpit. Cdo e mire e ka nje fund ashtu si dhe cdo e keqe nuk zgjat perjete, edhe 2 vjet jane dhe bye bye.

    1. Kgb+Fsb says:

      Me siguri i ke dhe ti ato videot me Trump .bile ti i ke marre para Kgb e Fsb .ik mer trap laj pjatat se ske shku me i dhene mend amerikes po me la halet aty

      1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Mjeshter si e ke hallin, apo te ka ra niveli i Pb ne gjak? jo se ka zgjidhje dhe ajo.

      2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Mjeshter si e ke hallin, apo te ka ra niveli i Pb ne gjak? jo se ka zgjidhje dhe ajo..

  2. KORÇARI says:

    Me sa duket SHBA , po tërhiqet nga Europa dhe NATO , Kjo për Kombin Shqiptar përbën rrezik tejet të madh sepse, 1- Ka shumë mundësi Sërbia e ndihmuar nga Rusët të ripushtojë Kosovën ( Kush mund ti ndalojë) , Maqedonia të hyjë sërish nën ndikimin Rus gjithashtu dhe Mali i Zi dhe meqënëse I vetmi shtet aleat i Rusisë tani në Ballkan është Sërbia atëherë ndikim Rus = Ndikim Sërbi = më Përndjekje të Shqiptarëve kudo në ballkan, madje dhe kufijtë aktualë të Shqipërisë do të jenë në RREZIK REAL pasi NATO nuk do ekzistojë ose nqs vazhdon të ekzistojë pa SHBA- të, nuk do të ketë mundësinë të pengojë Rusinë +Serbinë të pushtojë Shqipërinë dhe Kosovën, Kjo për arsyen sepse Gjermania dhe shumica e Shteteve Europiane janë PLOTËSISHT TË VARURA NGA GAZI RUS. dhe këtë e tha Hapur në samitin e Natos Donald Tramp.
    Pra qeveria Shqiptare duhet të tregohet më largpamëse dhe të mbajë një linjë të mirë komunikimi me RUSINË, pasi më sa po duket në Horizont është temë kohë që të Shpërbëhet NATO dhe Rusia të bëjë ligjin në Europë , pasi dhe Anglia ka mbetur vet më si hije e vetvetes së saj së dikurshme.
    Tramp në samit vuri si kusht që vendet antarë të NATO-s deri në fillim të vitit 2019 duhet të përdorin 2 % të buxhetit për mbrojtje , ndryshe SHBA-në tha Tramp do të dalin nga NATO, ky vendim (përdorimi 2% të buxhetit) ishte parashikuar të bëhej gradualisht deri në vitin 2025 , POR TRAMP KA DEKLARUAR PRERË QË DUHET TË NISË NË FILLIM TË 2019 -s, gjë që është e pamundur dhe këtë e di dhe vetë TRAMP-i, PRA ME PAK FJALË TRAMP DEKLARON NË MËNYRË TË TËRTHORTË QË SHBA DO TË DALË NGA NATO, TRAMP ka deklaruar se nuk ka kuptim që ndërkohë që SHBA -të shpenzojnë shuma të mëdha për NATO-n , GJERMANIA dhe SHTETE TË TJERA EUROPIANE BLEJNË GAZ NGA RUSIA.
    KËMBANAT E LUFTËS KANË NISUR TË KËMBOJNË , TANI PËR TANI ASHTU MBYTURAZI POR QARTË.

    1. Alban says:

      Korcari qenka prorus. Korcari enderron per rikthimin e Rusise ne Ballkan, sepse nuk e njeh gjendjen reale ne ekonomine ruse. Gjate Kampionatit Boteror Putini e rriti moshen e daljes ne pension, per shkak se arka ruse e pensioneve eshte e zbrazur. Me pare punon kater ruse per te paguar pensionin e nje te pensionuari, tani punojne vetem dy te tile. Ajo qe ben Trump mre Putinin eshte thjesht loje. Kete gje e di edhe Putini, por ai ka nevoje per pak buje mediatike per publikun e tij te brendshem, i cili perballe probleme serioze ne ekonomine ruse po behet gjithnje e me i pakenaqur dhe me nervoz me carin e ri rus.
      Gjermania vertet importon gas rus, por ne asnje menyre nuk eshte e varur nga gasi rus, sepse ajo ka rezerva gasi per disa vjet. Po deshi Rusia ta shatazhoje Gjermanine, atehere ajo ka aq rezerva sa per e mbuluar nevojat imediate derisa te gjen ne tregun boteror nje ofertues tjeter, por Rusia, nese nuk i shet gas Gjermanise dhe shteteve te tjera perendimore, atehere do ta privonte arken e shtetit nga miliara euro, dmth. keshtu ajo do te mbetej pa monedhen e forte europiane dhe ekonomia e saj do te binte ne nje krize te madhe. Nese nuk e di Korcari, atehere do t’ia kujtojme, se jo larg Korces kalon nje linje gasi qe vjen nga Azerbajgjani dhe do te furnizoje Europen perndimore me gas. Pra, Gjermania nuk eshte e nuk do te jete e varur nga gasi rus, por Rusia eshte e varur nga tregu gjerman dhe ai perendimor.
      Ne fund edhe nje fakt te rendeisshem per te ashtuquajturen varesi gjermane nga Rusia. Shkembimi vjetor i mallervae mes Gjermanise dhe Rusise eshte 60 miliarde euro. Japonia e larget eksporton ne BE 69 miliarde euro dhe importon kryesisht produkte agrare nga BE ne vleren 58 miliardee euro dhe 28 miliarde euro te tjera sherbime te ndryshme publike, pra shuma e pergjithshme e kembimeve vjetore mes Japonise dhe BE-se arrin shifren e mbi 150 miliarde eurosh. Vetem kembimi vjetor mes Gjermanise dhe Holandes se vogel eshte 100 miliarde euro. Nga keto pak shifra shieht qarte se sa e parendesishme eshte Rusia per Gjermanise dhe Europen edhe si eksportues, edhe si treg. Megjithate, europerendimoret mbajne marredhenie te mira ekonomike me Rusine, sepse mallerat e saj kane nje cmim te leverdishem. Rusia po nderton nje linje gasi per ne Kine me qellim qe te kete edhe nje treg tjeter vec atij perendimorit, mirepo kinezet per gasin rus paguajne vetem 40 % te cmimit europian. Nuk eshte ne interesin rus qe te eksportoje ne Kine dyfish me shume gas se ne Europe dhe te marre me pak para. Kete gje e dine ruset dhe europianet, prandaj dhe bejn tregti mes vete, por Rusia nuk ka mundesi shatazhi.
      Ne fund duhet thene se keto pikepamjet e Korcarit nuk me jane te reja. Para tij te njejten gje ka thene nje korcar tjeter rusofil, Fatos Lubonja.
      Ne Shqiperi agjentura ruse kurre nuk eshte zbuluar. Ajo ende vepron.

  3. ilir says:

    shume interesant si artikull

  4. Saligradi says:

    Akoma besoni qe rusia mund te hahet me shba???? Po shba vetem nje problem kane….Kinen. dhe nje bashkepunim.me rusine eshte menyra e vetme per te rrethuar kinen. Sa per rusine harojeni qe ka bith te perballet me shba.

  5. Dash says:

    Duhet te agiornoheni me lajmet me te fundit ….cfare tha Tramp ne rusi me Putin dhe si e ndryshoi deklaraten e tij sapo mberiti ne amerike ne konference shtypi…lajme te mengjezit te sotem …megjithate sduhet shume per ta kuptuar se ky trapi po ben lemsh perendimin..(me ndjeni per shqiperimin esforcuar te “agiornim”)

  6. USA says:

    OGAGAÇ QE NUK SHQIPTON DOT AS EMRIN TEND U BERE TI MOR BUTH MUTE TE BESH POLITIKEN E MADHE TE SHKERDHEFSHA ROBET MOR PLER ME GJITH MERO LESHIN O BALLIST MUTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje