Rrëfimi i rrallë i Fadil Çapos/ Iu internuan nënën dhe i lanë 21 ditë vetëm pa bukë e ujë…Tre të miturit që e rigjetën nënën pas 12 vitesh në internim në Plug të Lushnjes. “Më zinte aq shumë malli për nënën sa thoja: veç ta shoh një herë e le të vdes.. Një ditë kisha aq shumë uri sa hëngra bar bashkë me delet…”
Dukat 1948. Në portën e madhe të familjes Çapaj dëgjohen trokitjet e forta dhe britmat e policëve. E zonja e shtëpisë, Valideja, me foshnjën dymuajshe në duar, del me nxitim për të hapur portën. “Ç’kërkoni?” i pyet. Policët hyjnë me furi brenda oborrit. Një prej tyre e nxjerr jashtë dhe i thotë ashpër “Do vish me ne”. Një tjetër nxjerr në rrugë edhe dy djemtë më të rritur: Eqeremin dhe Idaiun, mbi 14 vjeç. Tre fëmijët e tjerë më të vegjël, Fadili 6 vjeç, Floriana 7 vjeç dhe Lefteri 4 vjeç shohin të hutuar, pa kuptuar se çfarë po ndodh. Policët bastisin shtëpinë, mbyllin dyert me çelës dhe dalin jashtë duke shoqëruar me forcë nënën me foshnjën dhe dy të rinjtë, e më pas largohen. Gjithçka ndodh për disa minuta. Tre të miturit dalin tek porta e madhe dhe duan t’i ndjekin, por një prej policëve kthehet dhe iu bërtet të kthehen. Qëndrojnë tek porta e madhe duke ndjekur me sy nënën me foshnjën në duar dhe vëllezërit që ecin drejt qendrës së Dukatit.
Para shtëpisë së madhe të gurtë ka rënë heshtja. Një heshtje që fillon t’i trembë fëmijët. Lefteri fillon të qajë me dënesë, ndërsa dy më të mëdhenjtë, Flora dhe Fadili, mundohen ta qetësojnë edhe pse janë po aq të trembur sa ai. Mbyllin portën dhe ulen në shkallët e shtëpisë duke pritur me shpresën se nëna do të kthehet së shpejti. Pas orësh të tëra pritje, errësira ka rënë mbi Dukat dhe fëmijët fillojnë të mendojnë për t’u strehuar diku. Dera e shtëpisë është mbyllur, nuk mund të hyjnë. Aty përpara gjenden lëpushat ku çlodhen lopët kur vijnë nga kullota. Shtrihen të tre aty pa folur. Lefteri i lodhur nga e qara mbyll sytë dhe fle i pari, ndërsa Fadili dhe e motra edhe pse nuk flasin mendojnë të njëjtën gjë “Kur do të kthehet nëna?”.
U gdhinë e u ngrysën 20 ditë rresht të vetëm, duke ngrënë misra e duke fjetur në lëpushat e lopëve, rrëzë hangarit. Askush nuk erdhi t’i shihte si ishin, a ishin sëmurë, a kishin ngrënë, a kishin fjetur, a ishin gjallë… Askush nuk u hodhi përtej mureve një kore bukë. Askush nuk erdhi t’u tregonte se ku shkoi nëna dhe se ç’do të bëhej me ata tre të mitur.
Ditën e 21-të fëmijët që po rezistonin përballë urisë, vetmisë e frikës dëgjuan një të trokitur të lehtë në derë. Ishte Gani Çapaj, një bari që shpesh kulloste lopët e tyre, kushëri i familjes. Fadili shkoi tek porta dhe hoqi llozin. Ganiu hyri duke i parë me vëmendje të tre.
– Si je Fadil? Mirë jeni?
– Po, mirë, – iu përgjigj Fadili.
– Do vini të rrini ca ditë andej nga unë?
– Mirë, – i tha Fadili dhe mori për dore Lefterin e Florën.
Kasollja e Ganiut ishte prej kashte, e shtruar poshtë me baltë dhe ndodhej pak larg fshatit. Ganiu kishte edhe tre fëmijët e tij: dy vajza mbi 10 vjeç dhe një djalë moshatar me Lefterin. Të gjithë flinin në atë kasolle dhe ndanin atë pak bukë e qumësht, që Ganiu mund të siguronte sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Fëmijët filluan të mësoheshin në kasollen e Ganiut.
Ditët u bënë javë, javët muajt e muajt vite. Fadili dhe e motra filluan shkollën, e më pas edhe Lefteri….
Takimi me nënën pas 12 vitesh
Ishte pranvera e vitit 1960. Fadili sapo kishte mbushur 18 vjeç. Në mbrëmje Ganiu u kthye nga puna si zakonisht dhe e thirri mënjanë Fadilin. I kishin sjellë një letër ku shkruhej një porosi e Validesë për të: “Aman, thuaji Ganiut nëse fëmijët e mi janë gjallë, brenda mundësive të m’i sjellë t’i shikoj, nëse nuk janë gjallë m’i tregoni ku i kanë varret që t’u shkoj.”
Nuk kishte lajm më të bukur për Fadilin, Florën dhe Lefterin. U bënë gati për t’u nisur që të nesërmen. Ganiu kishte folur me shoferin e kooperativës, Ahmet Alushin dhe ai ishte treguar i gatshëm menjëherë për t’i çuar fëmijët tek Valideja, në kampin e Plugut, Lushnjë.
Fadili, u hodh vrik nga karroceria dhe u nis me vrap drejt parcelave. Ndaloi para një kanali të madh vaditës plot me ujë. Nga aty i thirri një gruaje:
– Si jeni mirë? Do të pyes për një grua. E njeh një Velide Çapon?
Gruaja matanë kanalit kishte pranë një vajzë të vogël rreth 12 vjeçe, që po i mbante shatën. E vështroi me kujdes dhe i tha:
– Hajde këtej more djalë. Hajde këtej nga rruga.
Fadili mbërriti me një frymë dhe u afrua përballë gruas, ndërsa vajza po e shihte me vëmendje.
Gruaja e pyeti:
– Për çfarë e do Velide Çapon?
– E duan ca nga Vlora, nga Dukati, – iu përgjigj Fadili.
Gruaja disi e menduar, me një hije dyshimi e pyeti përsëri:
– Cili është?
– Është Gani Çapo, – iu përgjigj përsëri Fadili.
– Po ti i kujt je?
– I Gani Çapos, – ia ktheu menjëherë.
– Jo more djalë, se Ganiu nuk ka djalë kaq të madh, e kundërshtoi gruaja me hezitim.
Ndërkohë vajza përbri i pëshpëriti gruas pranë veshit:
– Mama, mos është Fadili ky, se ka atë shenjën në buzë që më ke treguar?
– Mos je ti Fadil, more djalë?
– Unë, Fadili jam, – iu përgjigj djali me zërin që i dridhej.
Valideja shtangu, nuk e mbajtën më këmbët dhe u lëshua përtokë. Fadili me Teftën iu hodhën sipër duke lëshuar mbi të lotët rrëke. Ganiu me dy fëmijët e tjerë nxituan hapat kur i panë ashtu. Velideja filloi të përmendej, ndërsa Ganiu po i fliste me zë të ulët:
– Mos u mërzit. Ja t’i prumë fëmijët. I ke shëndoshë e mirë. Ja Fadili, Flora, Lefteri.
Nëna hapi sytë dhe i shikonte fëmijët e hutuar. Iu kapte duart, i ledhatonte në fytyrë… Ndërsa ata e shihnin të përlotur.
sa prrall e bukur .
Dukati, vend ballistesh te qelbur, kolaboracioniste te fashizmit ?
sa prrall e bukur .dukati sa per dieni te lexusit ka qen fshat 95 perqind ballist te ter te lidhur me nazifashizmin ,mos ja vini re kurvllikun qe kan ber kunder kti populli e kti vendi kerkojn ta kthejn ne heroizem siç bjn te ter antishqiptaret dhe llumi i kti vendi ,prrall si shum prrralla qe degjojm neper gazeta perdit rendom pun llumhanesh ,kerkojn ne gazet ndonje injorant zemerbut ose seren e vet qe ti mbeshtesin ,jan me vul ne ball te ter kan lyer duart me gjakun e kti populli kta mostra.
JUVE BALLISTEVE TE DUKATIT SU KAN BERE GJE HIÇ ME KEQ TJA U BENIN SE BASHKEPUNONIT ME ARMIKUN DHE TANI NA KENI DAL DEMOKRAT TE MEDHENJ DEMOKRAT LESHI APO DONI NDONJE LEKE SI TE PERNDJEKUR LESHI QE JENI
Histori teper e trisht.
Se c’faj kishin keto femije, nje Zot e di.
Regjimi “ komunist “ ishte nje rregim kriminel. Edhe nostalgjiket e tij, nuk jan absolutisht ma pak.
E kam lexuar dhe nja dy here te tjera kete tregim, nuk e di qellimin qe ka kjo perseritje, por nje gje eshte: e bete bajate te kaluaren.
Po kur te doli gjumi cfare pe . Kaq i zoti je qe kjo qe ke tregu ti nuk vlen as per nje perralle per tju treguar femijve 5 vjeça neteve te gjata te dimrit . Doni me sha rregjimin e nuk dini por ju kuptojne njerezit qe genjeni dhe ja rritni vlerat me teper asaj kohe .Mundohuni te genjeni me lezet dhe zto genjeshtra qe ti haje populli jo keshtu .
Nuk e mora vesh ne kete perrall per femijet pse e internuan nenen ne Plug tr Lushnjes?
O Fadil , more Fadil , ç’të të them më parë ?!
Ç’është ai gazetar ose gazetare që tallet me ty . Na e servir tragjedinë tuaj si melodramë , me nota sentimentale e me përshkrime të hollësishme sikur t’i ketë rregjistruar me videokamerë !
Në këtë material të shkurtër më lindin 100 pyetje .
Si more , Dukati me histori , paska lenë një thes me fëmijë pa bukë e ujë , 20 e ca ditë ?! Kjo nuk bën vaki në asnjë vend të botës , e jo më në Dukatin famëmadh . Po babai pse s’mendoi për ju , por, kërcet e arratiset si lepur nga frika?
Sa ti isha edhe unë , kur gjithë familja ( jo vetëm e imja) mbetëm pa bukë e të tmerruar nga ballisti juaj Maliq Koshena e nga banditi tjetër Mehmet Alemi që vepronin bashkë me gjermanët !
Do të ishte me interes të dëgjoja për këtë tragjedi , ç’mendim kishte gjenerali nga Dukati Halim Xhelo , apo Koço Kapore , apo Salo Petoshati etj . Por kjo , për fat të keq , është e pamundur , se ata janë ndarë nga kjo botë !
Por , ka të tjerë djem e vajza Dukati , që këto e të tjera ngjarje , i shohin me një optikë tjetër , ndryshe nga e jotja !
PS
Ne të vete mendja se jam Enverist , gabohesh rëndë . Unë jam një enverist i tillë sa çka qenë Sadik Premtja apo Sejfulla Maleshova !
Histori e dhimbeshme.
Sa per ju komentuseit e mesiperm… ju jeni bijte e niperit e kafsheve qe vrisnin e internonin femije.
Ne vrame dhe internuam fashistet dhe kolaboracionistet, sepse ate meritonin.
Hajt ….
O Arian o funderrine kolaboracioniste!