Lideri i Lëvizjes Vetvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, përsëriti objektivin e tij politik për bashkimin kombëtar të shqiptareve, ndersa tha se ky projekt nuk bie ndesh me atë të BE-së.
“Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale”- tha Kurti në emisionin “Përballë”.
Ndonëse projekti i Vetvendosjes për bashkimin e shqiptarëve gjen pengesë në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk gezon as mbështetjen e ndërkombëtarëve, Albin Kurti e sheh edhe variantin që ai mund të ndodhë përpara mbërritjes në BE.
“Për një periudhë kalimtare le të bëhemi konfederatë apo federatë. Nuk do isha kundër një solucioni të tillë, por gjithësesi vetëm si një fazë kalimtare. Nëse ne hapat integrues drejt bashkimit I përshpejtojmë dhe I kemi më seriozë e më të sinqertë se deri tani, atëherë bashkimi ynë do të mund të ndodhë para Bashkimit Evropian”, – u shpreh Albin Kurti.
Për Albin Kurtin integrimi i 6-të vendeve te Ballkanit në BE duhet te jetë i njëkohësishëm.
“Nuk është e mundshme që Bashkimi Evropian të thotë që 6-të shtetet e Ballkanit Perëndimor, ende të pa anëtarsuara, i dua në BE, mirëpo do t’i inkuadrojë një nga një. Meqënëse vështirësitë që ia ka bërë Maqedoniësë, ta zëmë për një çerek shekulli Greqia, janë të pakrahasueshme me atë që do t’i bëjë Serbia jo vetëm Kosovës e Shqipërisë, por edhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi”, – tha Albin Kurti në RTSH.
Në shkurt të këtij viti, BE publikoi strategjinë e zgjerimit, ku Serbia dhe Mali i Zi kryesojne procesin. Pas tyre vinë Shqipëria dhe Maqedionia që mund të çelin negociatat vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën nuk ka një afat të përcaktuar sa i përket hapave drejt anëtarsimit në BE.
Duhet sa me pare te bashkohemi, sa me pare te votoj populli me referendum.
Vetvendosje, antifashizem, barazi sociale (tre elemente baze te marksizmit) – keta jane komunistet e rinj te Kosoves dhe mbare shqiptarise, keta jane shpresa dhe e ardhmja e kombit tone, keta jane ata qe do i sjellin lavdine dhe perparimin kombit shqiptar. Sa me shpejt edhe ne Shqiperi duhet te marre hov levizja e Komunisteve te Rinj, qe kane perpara detyren historike te perparimit. Edhe ne Maqedonine Veriore ekzistojne elementet e kesaj levizjeje shpresedhenese dhe sa me shpejt duhet te riorganizohen dhe rigrupohen. E ardhmja i perket KOMUNISTEVE TE RINJ! Ata kane detyren historike te bashkimit dhe zhvillimit kombetar.
Bravo Albin, ja nje njeri qe thote dicka qe shume e mendojne por qe politikanet tone kane frike ta shprehin se mos humbin mbeshtetjen e BE
Duhet ta quajme ribashkim jo bashkim…
As kosova as shqiperia te ndara nuk jane terheqse per asnje investitor serioz per tregun e vogel qe gezojme
Te bashkuar do fusnim ne orbiten tone maqedonine dhe malin e zi vetem atehere do ishim konkurrues ne ballkan
Bashkimin kombtar nuk duhet ta kete ne program vetem vv por dhe partite e tjera
Nderkombtaret do jene kunder gjer atehere kur ne ti veme para faktit
shikoni italine sapo fituan populistet europa nderroi mendim per shume gjera ne favor te italise gjera qe qeverite e meparshme as guxonin ti shprehnin ne bruksel
Jam kunder referendumit sepse ai mund te manipulohet dhe mund te behet vetem nje here
gjermania nuk beri referendum per ribashkimin e saj
Respekte, nje shqiptar i madh, Shqiptaret vetem po u bashkuan do jene nje popull dhe ekonomi dinjitoze. Sepse atehere do behemi po aq sa kombet e tjera nga 10 milion.
Po ne te bashkuar jemi, cfare kemi te ndare? Veme Ramushin president dhe “u kry”
Kurre nuk duhet te bashkohet Shqiperia me Kosoven!
Bashkimi eshte vetvrasje e te dy shteteve!
Jemi dy vende ku popujt tane,te lindur,rritur dhe jetuar ne dy regjime,sisteme dhe pushtues te ndryshem ka krik\juar edhe mentalitete te ndryshme!
Kosovaret na quajne ne shqiptareve te jugut si greke,komuniste etj,ndersa shqiptaret e veriut i quajne vellezer!
Kosovaret gjate Luftes se Dytre Boterore krijuan divizionin nazist “SCanderbeg”,pra u bene bashkepuntore me pushtuesit,ndersa populli i Shqiperise krijoi Ushtrine Antifashiste Nacional-Clirimtare duke u bere pjese e koalicionit boteror fitues se bashku me Anglo-Sovjeto-Amerikanet!
Kosovaret luften e partizaneve shqiptare prej 4 divizioneve per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi e cilesojne si lufte pro titisteve,pra e mohojne gjakun e 650 deshmoreve te Shqiperise rene ne ish Jugosllavi aq sa as nje pllake perkujtimore nuk kane vendosur ne Prishtine ne nderim te tyre!
As qeverite shqiptare nuk jane kujtuar kurre qe t’u propozojne kosovareve nje gje te tille!
Mjaft the pasaktesira mor koklesh “Peza” qe me shume mundesi je ai Plato Pisoglendi!
Edhe ne Shqiperi pati kolaboracioniste te fashizmit, ashtu si ne Kosove. E c’a pastaj?
Kosova formoi Ushtrine Nacionalclirimtare te Kosoves me 45 mije partizane dhe komandant Fadil Hoxhen. Ne ceremonine e varrimit te Fadil Hoxhes ne 2004 ne Prishtine, fjalimin e permortshem e mbajti Hashim Thaci, ish komandant i UCK-se. Ndermjet te tjerash ai tha : KOMANDANT FADILI,NE LUFTETARET E UCK-SE JEMI KRENARE QE JEMI VAZHDUESIT E USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE QE TI FORMOVE DHE UDHEHOQE …