Çudirat e motit: Kjo verë do jetë e freskët dhe e shkurtër

19 Korrik 2018, 19:29Sociale TEMA

Shqipëria po përjeton vëren më të freskët dhe më të shkurtër të viteve të fundit.

Temperaturat në stinën e nxehtë nuk pritet të arrijnë asnjë ditë vlerat 40 gradë celsius, siç ka ndodhur vitet e shkuara.

Madje edhe kjo fundjavë që nga sinoptikanët parashikohet të jetë e nxehtë, termometri nuk do të shënojë më shumë se 35 gradë.

Ndërsa pas vapës së të dielës, java e fundit e korrikut nis me temperatura pranverore dhe me një ulje të ndjeshme prej 8 gradësh.

Sipas meteorologëve, korriku do të mbyllet i freskët e po  kështu parashikohet edhe muaji gusht.

Në periudhën e mbetur të verës nuk përjashtohen shirat sporadik dhe kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe natës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje