Filip David: Mijëra kriminelë lufte shetisin lirshëm nëpër Serbi

19 Korrik 2018, 11:46Rajoni TEMA

Shkrimtari Filip David, i cili jeton në Beograd, ka deklaruar se mijëra kriminelë lufte shetisin lirshëm nëpër Serbi.

“Njëri nga prokurorët paraprakë për krime të luftës më herët kishte deklaruar se çdo ditë nëpër rrugët tona lëvizin lirshëm disa mijëra kriminelë.

Ndoshta për këtë arsye atij nuk i është vazhduar mandati”, ka Filip David.

Ai e ka bërë këtë deklaratë duke u përgjigjur pyetjes së gazetës “Danas” se si e komenton faktin se Serbia përmend vetëm përgjegjësinë e të tjerëve për luftërat, ndërsa mohon përgjegjësitë kur bëhet fjala për veten e vet.

“Ky raport ndaj krimit dhe kriminelëve është turpi ynë që nuk mund të arsyetohet me faktin se kriminelë të padënuar ka edhe në anët e tjera”, ka theksuar David.

Filip David ka qenë njër zë i rrallë i oponencës edhe në kohën e Milloshevicit.

Ai vazhdon të mbajë qëndrim shumë kritik edhe për politikën aktuale në Serbi.

4 komente në “Filip David: Mijëra kriminelë lufte shetisin lirshëm nëpër Serbi”

  1. h says:

    Sikurse me mijera te korruptuar,hajdute dhe mafjoze
    shetisin lirshem me foristrada ne shqiperi.

  2. Baliu says:

    Jo vetem ne Serbi, por edhe ne tere Europen e me gjere, ku madje edhe shesin inqizime me krimet dhe dhunimet qe i kan bere.

  3. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Kurse ne Shqiperi kriminelet i ke ne parlament, i ke me biznese monopoli, i ke ne polici, hetuesi, i ke neper turizem etj etj,

    Ne Shqiperi kriminelet bejne ligjin, dhe ne rruge te shtypin me makine po i dole para, prandaj mos u qani Serb se ka dhe me keq ?

  4. Cudia says:

    Ky personi ka nevoje te sqarohet me Muc Nanon. Ka shume mundesi qe ata kriminelet serbe te jene shqiptare por duken si serbe. Aman Muci sqarohe kete tipin se vetem ti i di keto punet e serbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje