Presidenti malazez Milo Djukanoviç (majtas) dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg
Mali i Zi tha se e çmon miqësinë e tij të fortë me SHBA-në dhe këmbëngul se është një partner paqësor pasi presidenti Donald Trump e përshkroi vendin si një kërcënim të mundshëm për paqen në botë.
Nga Dusica Tomovic
Pasi presidenti Trump e përshkroi Malin e Zi si një burim të mundshëm të konfliktit global, qeveria malazeze tha të enjten se vendi është krenar për miqësinë dhe aleancën e saj me SHBA-në, duke përshkruar marrëdhëniet midis dy vendeve si “të forta dhe të përhershme”.
“Në botën e sotme nuk ka rëndësi sa të mëdhenj apo të vegjël jeni, por në çfarë mase i vlerësoni vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë,” thuhej në një deklaratë zyrtare të miratuar nga kryeministri Dusko Markoviç në një seancë të qeverisë.
Deklarata erdhi një ditë pasi Trump tha se nuk ishte i kënaqur me dispozitën e NATO-s që kërkon që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në mbrojtjen e shteteve të tjera anëtare, duke përfshirë një “vend të vogël” si Mali i Zi.
I pyetur nga Fox News se pse amerikanët duhet të dërgohen për të mbrojtur Malin e Zi, vendin më të ri dhe më të vogël të NATO-s, Trump u përgjigj: “Unë e kuptoj shumë mirë atë që po thua. Edhe unë kam bërë të njëjtën pyetje.”
“Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë. Ata mund të jenë agresivë dhe urime! Jeni në Luftën e Tretë Botërore,” shtoi ai.
Neni 5 i Traktatit të Atlantikut kërkon që të gjithë anëtarët të ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve anëtare që janë sulmuar.
E vetmja herë që neni 5 është thirrur deri më tani ishte kur shtetet e NATO-s u bashkuan me ushtrinë amerikane në Afganistan në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit.
Trump dha intervistën për Fox News në fund të një turneu europian që e pa atë të kritikohej se duket se pranoi këmbënguljen e presidentit rus Vladimir Putin se Moska nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Përveç takimit me Putinin, ai gjithashtu mori pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel, ku ai i nxiti vendet anëtare të NATO-s të shpenzonin më shumë nga buxhetet e tyre vjetore në mbrojtje.
Qeveria në Podgoricë tha gjithashtu se Mali i Zi është krenar për historinë, traditën dhe politikën e tij paqësore që bëri që ai të bëhet shtet stabilizues në rajon dhe i vetmi shtet në të cilin nuk nisi lufta gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Ajo shtoi se vendi që ka strehuar dhe mbrojtur 120,000 njerëz dhe familje të prekura nga konflikti jugosllav, ishte “i pari në Europë” që i rezistoi fashizmit dhe si një shtet anëtar i NATO-s dhe një shtet kandidat për anëtarësim në BE kontribuon në paqe dhe stabilitet duke dërguar trupa për të shërbyer me ushtarët amerikanë në Afganistan.
“Ne ndërtojmë miqësi dhe ne nuk kemi humbur as edhe një dhe në të njëjtën kohë jemi në gjendje që me guxim të mbrojmë interesat tona kombëtare,” tha deklarata.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga qershori i kaluar. Ai iu bashkua aleancës pavarësisht kundërshtimeve të forta nga Rusia dhe nga komuniteti i madh serb në vend.
Një sondazh i opinionit publik i kryer nga monitoruesi i njohur i CEDEM në maj tregoi se 47 për qind e malazezëve janë kundër anëtarësimit në NATO, ndërsa 45 për qind thanë se kjo ishte diçka e mirë për vendin.
Komuniteti i madh serb është sidomos kundër, për shkak të rolit të NATO-s në bombardimin e Jugosllavisë në fund të viteve 1990 në sulmet ajrore që synonin ta detyronin Serbinë të tërhiqte forcat e saj nga provinca e atëhershme e Kosovës.
Mali i Zi e akuzoi Rusinë si përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit tetorin e kaluar, që qeveria pretendoi se kishte për qëllim të rrëzonte qeverinë pro-perëndimore dhe të prishë pranimin në NATO. Moska i mohoi pretendimet.
Me sa dime nga historia jane pikerisht kombet e popujt e vegjel qe jane bere objekt mbrojtje i shteteve te fuqishem e liridashes. Nuk mund te harohet ndihma qe i ka dhene Shqiperise Presidenti i ShBA, Uillson. Nderhyrja e Amerikes gjate dy luftrave boterore apo dhe mbas perfundimit te L.2.B nuk ka qene ne fakt per te mbrojtur shtetet e medhenj europiane, por per te mbrojtur vlerat e lirise e qyteterimit perendimor qe do te thote se SHBA luftuan edhe per veten e tyre. Pyetja e gazetarit ishte e porositur dhe krejt e pavlere. Edhe sikur te doje Presidenti i tanishem te ndryshoje kursin politik shekullor te SHBA-ve ka per te deshtuar. Urojme ruajtjen e Amerikes dhe rritjen e panderprere te fuqise se saj.
Serbet ne mal te zi jane kunder natos jo sepse u bombarduan nga ajo, sepse edhe ata qe jane pro natos u bombarduan
Por sepse me bombardimin e natos u erdhi fundi rolit te tyre prej agai ndaj jo serbeve
Popullsia e Malit te Zi eshte me pak se 700 mije banore. Serbet perbejne vetem 35% te popullsise. Rreth 50% jane malazeze, rreth 10% shqiptare dhe rreth 5% boshnjake. Malazezet jane shqiptare orthodhokse te sllavizuar, ata qe quhen boshnjake aty jane shqiptare myslimane te sllavizuar.
Pershendesim kryeministrin e Malit te Zi, zotin Dush Marku (Markovic) dhe kryepeshkopin e Kishes Malazeze, zotin Mirush Deda (Dedic).
Paqesore ju??!! Ptuuu ju q… faren sllave, ju jeni rraca me e shker… ne Ballkan pas serbeve! Per cfare jeni krenare? Qe keni vrare e prere shqiptare ne ekspeditat pushtuese bashke me serbet?!! Qe s’ju mjaftoi qe na grabitet me ndihmen e fuqive te medha 5000 km2 toke, por deshet te ishit zot shtepie deri ne Shkoder e Durres?!! Qe edhe sot e kesaj dite minoritetin shqiptar ne vend e trajtoni si qytetare te dores se fundit?!!! Jo mer, nuk jeni paqesore e s’duhet te jeni as krenare. Ju keni shume gjynahe per te lare!
Shqiptatet ne Mal te Zi kane te drejta te plota dhe jane zoter ne tokat e tyre. Po te duan behen edhe 20% e popullsise.
Ishin shqiptaret bashke me malazezet qe se bashku fituan pavaresine ne 2006.
Lufta e shkodres ka ndodhur qe ne 1913 dhe kane kaluar 105 vite.
Mali i zi nuk ka paraqitur agresion, sepse ka qene nen jugosllavine dhe jo shtet i pavarur.
Hiqi viktimizimet se le nam.
Vetmja pjese qe jam dakord eshte qe nese ne te ardhmen na jepet mundesia, duhet te shpepusim nje pjese te madhe te keitj pseudo shteti dhe tja ngjisim shqiperise
Gjykanovici , presidenti qe ka qendrimin me te gjate ne karrigen e presidentit ne Malit te Blozes ,
eshte akuzuar vazhdimishte nga media investigative e BE-se ,
si nji nder Trafikanetet me te medhenje te Ballkanit te drogave te ndryshme me mafien italiane
dhe per cudi te te gjitheve ,ky sharlatan ,,,e Trafikant i perkedhelur nga BE-ja
del e i tregon Amerikes , se kush eshte ky Mut i zi dhe se nga pas i vika Historia !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
(nderkohe qe ne cdo medie auroiane ne faqet e para te trafikimit te drogave BE-ja shigjeton Shqiptaret ,kta shkerdhata sllavesh , ja kursen opinionit europian dhe jovetem kaq ,por i afron ne BE para Shqiperise !
Mali i zi nuk ka histori eshte nje shtet dhe komb fallco qe edhe sot nuk e dine cfare jane.
Nje pjese e madhe jane ortodokse shqiptare te sllavizuar.
Per nje kohe te gjate ne mesjete gjate 1360-1480 , jugu dhe pjesa qendrore e malit te zi ishte nen shqiptare ndersa midis 1760-1830 shumica e malti te zi ishte nen pashallaret shqiptare, si Bushatllinjte