Nuk ka befasi/ Luftëtari “fut ujë” në çdo anë, Partizani ndalet në traversë

19 Korrik 2018, 22:10Sport TEMA

Partizani nuk arriti të bëjë surprizën në Slloveni, ku u mposht me rezultatin 2-0 nga skuadra e Mariborit dhe i dha lamtumirën aventurës europiane për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega humbi 0-1 edhe në “Selman Stërmasi” javën e kaluar, por pikërisht loja e mirë në atë takim, kishte rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm të të kuqve.

Gjithsesi në sfidën e sotme në Slloveni, Partizani rezistoi vetëm 31 minuta lojë, kur Dervisevic arriti të kalojë në avantazh vendasit e Mariborit. Duhet theksuar se të kuqtë goditën dy herë traversën, fillimisht me Atandën kur rezultati ishte 0-0 dhe më pas me Abdurrahimin vetëm pak minuta larg fundit, shkruan “SS”.

Goli i dytë për sllovenët u shënua në sekondat e fundit të takimit, nga ana e Tavares, i cili vulosi edhe rezultatin 2-0 dhe kualifikimin me rezultatin total 3-0.

Pas humbjes së turpshme 5-0 në Letoni ndaj Ventspilsit, Luftëtari zhvilloi një tjetër paraqitje për t’u harruar në “Elbasan Arena”, në sfidën që përfundoi në barazim 3-3. Skuadra e drejtuar nga kroati Kostiç kali e para në avantazh me Shkurtajn, por letonezët përmbysën brenda 45-minutëshit të parë.

Reagimi i Luftëtarit erdhi në pjesën e dytë, duke u rikthyer sërish në avantazh, por deri në minutën e 93-të, kur skuadra e Ventspils shënoi golin e tretë dhe vulosi barazimin 3-3.

Kështu Luftëtari i jep lamtumirën Europës që në raundin e parë, në këtë pjesëmarrje historike për gjirokastritët. Ajo që evidentohet, është se ky Luftëtar pëson shumë lehtë golat dhe rreshtohet në mbrojtje si një skuadër amatore.

3 komente në “Nuk ka befasi/ Luftëtari “fut ujë” në çdo anë, Partizani ndalet në traversë”

  1. ON says:

    Skenderbeu nuk vjen me… u kenaqet. Kukesi !!!!!

  2. kalaja says:

    Ndeshje e shitur totalisht.Grigor Tavo ka bere gol nte madh.Gjirokastritet nuk duhet te shkojne me ne stadium por duhet ta bojkotojne.bastexhinjte si tavo me shoke nuk mund te genjejne njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje