VIDEO: Prej 113 vitesh në fund të detit, zbulohet anija ruse me 200 ton flori në bord

19 Korrik 2018, 11:07Lifestyle TEMA

Një ekip shpëtimi i Koresë së Jugut ka zbuluar rrënojat e anijes ruse Dimitrii Donskoi, 113 vjet pasi ajo u mbyt.  

Luftanija u fundos në ishullin Ulleungdo në vitin 1905 për të mos rënë në duart e Japonisë, pas betejës Tsushima gjatë luftës ruso-japoneze. 

Sipas ekspertëve, në momentin e fundosjes anija ruse kishte në bord  200 tonë ar, me vlerë 133 miliard dollarë me çmimet e sotme. 

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo është zbuluar vetëm të shtunën në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. 

Zhytësit thanë se anija është në një gjendje të keqe, së bashku me skeletin, i cili është ndarë pjesërisht, por që mbulesa  e sipërme prej druri mbetet kryesisht e paprekur. 

Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, i cili ndodhet i futur në kuti prej hekuri. (TemA) 

1 komente në “VIDEO: Prej 113 vitesh në fund të detit, zbulohet anija ruse me 200 ton flori në bord”

  1. demo says:

    Kush do ta marre arin Koreja e Jugut,apo Russia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje