Dëbohet nga Gjermania familja shqiptare, i morën nga shtrati kur flinin

20 Korrik 2018, 09:10Rajoni TEMA

Debohet naten në Oelsnitz një familje shtatë anëtarëshe nga Kosova.

Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruan freiepresse.de.

“Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë,” tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet te ike nga Gjermaninë dhe kush jo.

Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurtë.

Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz.

Fëmija më i vogel është lindur në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Familjes pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i “duldung”.

“Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar,” thotë më tej Stöhr, e ckla khs`te ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.

Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit e Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurtë. Për këtë Reiner Stöhr është e frustruar dhe e zemëruar.

3 komente në “Dëbohet nga Gjermania familja shqiptare, i morën nga shtrati kur flinin”

  1. says:

    Kosova mund të antarsohet në BE në shekullin e XXII., ndaj shihet vreri Gjerman

  2. Baliu says:

    Qysh bre daja nipit me ja bo ashtu, mazamakeq. Ndoshta per shkak se ata nuk na shohin si nip?

  3. vaso says:

    Shtetl germane i ka ligjet,por njerezit e administrates jane te nje niveli shume te dobet.Perfshire ketu dhe niveli i intelektit.
    Ketu mund te shohesh turma parazitesh qe rrojne me ndihma nga taksat e atyre qe nje dite mund te zbohen.Administrata eshte shume e dobet aty ku duhet te tregohet rigoroze,dhe shume arrogante dhe e padrejte ne raste me shembuj pozitive.Ketu mund te behesh c’te duash,por jo se je i afte,pavaresisht diplomes apo zanatit,por sepse ata qe merren me vleresimin tend jane njerez pa kritere,gjykojne ne varesi te gjendjes se tyre momentale.Shanset me shume negative se pozitive.Pastaj dhe metodat qe perdorin per te perzene,per mua eshte absurde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje