Nga e shtuna në këto rrugë do ketë radarë, kujdes me shpejtësinë

20 Korrik 2018, 18:38Sociale TEMA

Me qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugët kryesore të Shqipërisë.

Radarët do të vendosen në akset kryesore dhe më problematike në vend.

Bëhet fjalë për rrugët hyresë në Shqipërisë, si nga Kosova, Greqia, apo edhe rruga Tiranë-Durrës.

Akset ku do të vendosen radarët janë: Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnje-Fier-Tepelenë-Gjirokastër, Fier-Vlorë, Tiranë-Shkodër, Milot-Kukës dhe Tiranë-Elbasan.

Vendosja e radarëve do të fillojë gjatë fundjavës dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve të kapur me shkelje do të dënohen.(TemA)

1 komente në “Nga e shtuna në këto rrugë do ketë radarë, kujdes me shpejtësinë”

  1. Labi says:

    Bravo policia!Lidhi debilet qe ecin si te dale nga çmendina!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje