Për çfarë ushqimi është Shqipëria e njohur te të huajt?

20 Korrik 2018, 09:09Sociale TEMA

Çfarë mund të konsumohet në Shqipëri? Kjo është një ndër pyetjet që turistëve kudo nëpër botë, u vjen në mendje përpara se të vizitojnë vendin tonë, sikurse ndodh në çdo vend që udhëtohet. Sipas faqes së njohur për statistika në kulinari, Taste Atlas, Shqipëria është e ‘famshme’ për flinë.

Flija është një pjatë tradicionale e veriut të Shqipërisë, e cila piqet në saç dhe shtrohen petë pas pete. Kjo pjatë është një ndër asetet më tërheqëse të zonës së veriut të Shqipërisë për turistët, sidomos në Theth dhe Valbonë.

Në këtë atlas botëror të ushqimit, i cili është një magnet për turistët dhe burim informacioni, përmendet tjetër edhe pjatat me mish për të cilat Shqipëria ‘krenohet’, shkruan Monitor.

Pjatat e tjera janë ‘qoftet e skuqura’, të cilat kanë përhapje të madhe në të gjithë vendin prej hapjes së Zgarave të shumta; tavë kosi- që është një ndër pjatat më tërheqëse për turistët për shkak të mosngjashmërisë së saj me asnjë pjatë të huaj. Ndërsa për ëmbëlsira, përmenden ballokumet e famshme të zonës së Elbasanit
.
Ndërsa Culture Trip, e cila ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google.

Sipas saj, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’.

Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’. Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’. Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.

4 komente në “Për çfarë ushqimi është Shqipëria e njohur te të huajt?”

  1. Kafe turke,e vaftisen Greket ne Eleniko Kafe – -Kebapin Turk, e ndryshuan ne Gyros– Kengeve Turke,ju bejn nje ndryshim te vogel me Buzuki……Cili esht ndryshimi tek keta dy Kombe !!! Greket veshin ne stinen e Veres,Pantallona te shkurtra,Turqit jo (haram) se jan fanatik .

    1. Taqo says:

      Bakllava tespije kebab xaxiq mustaqe pajdhaqe una faça una rraca

  2. Trimi says:

    Mja lat nam!! Ballokumet apo Fli me peta ne nje temperature qe arrin 40 grade Fli eshte vrastare turisti vetm do lemeritshe nga kjo.

  3. Klodi says:

    Hahahaaa
    Ke harru sallaten greke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje