Zgjidhja ideale ndaj plastikës: Britania propozon prodhimin e qeseve të degradueshme

20 Korrik 2018, 14:07Sociale TEMA

Një kompani britanike pretendon të fillojë prodhimin e të ashtuquajturave qese “Oxo-biodegradable”, të cilat shpërbëhen në mjedis njësoj si gjethet, madje edhe më shpejt, duke mos lënë mbrapa asgjë.

Kjo lloj teknologjie po përdoret gjerësisht në mbarë Afrikën dhe Lindjen e Mesme, por nëse qese të tilla janë kaq të mira, pyet BBC, atëherë përse përballen me rrezikun e bllokimit nga Bashkimi Europian?

Qeset e bio-degradueshme janë konsideruar prej kohësh si zgjidhja ideale ndaj plastikës së patretshme në ambientin që na rrethon. Thuhet që ky variant i promovuar nga britanikët është më i avancuar sa i takon shpërbërjes, sepse i është shtuar një element i ri në prodhim. Por studiues të universitetit të Plymouthit e testuan.

Ata tregojnë një qese që ka qëndruar në det për dy vjet dhe është ende mjaftueshëm e fortë sa për të mbajtur ushqime. Shkencëtarët thonë se edhe atëherë kur shpërbëhet vërtetë, kjo lloj qeseje krijon pjesëza plastike e për rrjedhoje, sipas tyre, nuk mund të cilësohet me plot gojën si një zgjidhje e padiskutueshme mjedisore.

1 komente në “Zgjidhja ideale ndaj plastikës: Britania propozon prodhimin e qeseve të degradueshme”

  1. Shvejk says:

    Zgjidhja eshte rrjeta e famshme e para viteve 90.Sa me shume e mbushje me shume zgjerohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje