Pak minuta para seancës së Vetting-ut, ish-prokurorja Rovena Gashi ka shpërndarë një njoftim ku thotë që nuk do të jetë prezente në seancë.
Ish-krahu i djathtë i Adriatik Llallës që numëron qindra milionë pasuri të dyshimta, thotë se refuzon procesin sepse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i ka “pamundësuar pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore“ të ditës së sotme.
“Duke çarmatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do ta shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.
Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, atehërë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë”, lexohet në njoftim.
Gashi u pezullua nga detyra dhe është vënë nën akuzë për fshehje pasurie. Ajo e ka filluar karrierën e saj në vitin 2004 me zero para të deklaruara dhe në fund të vitit 2017 pasuria familjare e saj kap vlerën e 17.3 milionë lekëve.(TemA)
ne cilen Bote jetohet ne ate vend ,
si mundet te lejohet nji ishDrejtuese Institucioni te rendesishem te Drejtesise ,
nji qe pretendon te perfaqsoje Drejtesine e Ligjin ,sot
ta injoroje ate , ne menyren me brutale ,sikur kjo te shte mbi Shtetin dhe mbi cdo Ligje
dhe regon ,si me qen nga ato gansterre rrogesh ,e ndihet e fuqishme si Mafioze !
Nese nuk ka ligj sekuestro preventivo dhe pas hetimit ligji i gijotines, këta minj të zgjebosur, të korruptuar dhe korruptues, hajdutë të organizuar ne shoqeri masonesh , grabites të pasurise kombetare dhe të popullit, nuk do të pastrohen kurrë . Poshte hajdutet , plaga e pasherueshme e kombit.
Nuk shpeton dot duke u bere si e ndershme.
Shteti te mos terhiqet. Pasuria e vene nga ajo eshte me parate e vjedhura nga hallexhinjte.
Turp.
Nuk shpeton dot duke bere si e ndershme.
Shteti nuk duhet te terhiqet sepse kjo plehre ka vjedhur parate e hallexhinjve dhe eshte bere milionere.