VIDEO: E dinin të vdekur, por droni zbulon alpinistin në majën e malit

21 Korrik 2018, 10:12Lifestyle TEMA

Ky është momenti i pabesueshëm kur alpinisti britanik i cili mendohej se kishte vdekur, gjendet i gjallë nga dron që po filmonte në atë zonë. 

Rick Allen, 65-vjeç, është filmuar në njërën nga kodrat më të larta në botë, pasi besohet se kishte rrëshqitur në akull dhe për më shumë se 36 orë nuk dihej asgjë për të. 

Alpinisti nga Aberdeenshire i Anglisë, po kthehej nga një ngjitje që e kishin bërë në njërën nga kodrat më të mëdha në botë që gjendet në Pakistan. 

Dhe në një moment kishte rrëshqitur në akull, dhe baza nga ku ishte nisur ishin alarmuar kur kishin gjetur çantën e tij në kodër. 

Por, kolegët e tij Bartek Bargiel dhe Andrzej që të dy nga Polonia, vendosën ta përdorin dronin për të hulumtuar në këtë zonë të rrezikshme. 

Për fat të mirë arritën ta lokalizojnë në mbi 6 mijë metra lartësi mbidetare, ku edhe i telefonuan autoriteteve lokale që arritën ta shpëtojnë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje