Fjalimi i rrallë i Pjetër Arbnorit kur Tirana nisi të "mbillej" me kioska

22 Korrik 2018, 11:50Politika TEMA

Pjetër Arbnori nuk jeton prej korrikut të vitit 2006. Ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1992 deri në vitin 2005. U zgjodh kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 1992 si dhe pas atyre të majit të vitit 1996.

Është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste.

Arbnori u zgjodh të drejtonte seancën e partë të kuvendit më 4 prill të vitit 1992. I mbushur me shpresë për një rrugë të re që kishte hyrë Shqipëria, Arbnori flet me besim për një të ardhme drejt demokracisë duke e vlerësuar si mjaft të rëndësishëm momentin e parë të ndërrimit të sistemit pa gjakderdhje – raporton DITA.

“Parlamenti ynë duhet të ecë me traditën demokratike të periudhës së 1920-1924, në vazhdën e demokratëve të mëdhenj Noli, Gurakuqi e Prishtina, të ecë në traditën e demokracive të mëdha perëndimore, që kanë provuar se liria dhe përparimi janë një binom i pandarë” –thoshte Arbnori në ’92.

Por 4 vite më vonë, në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve problematike të 26 majit 1996, Arbnori (i rizgjedhur kryetar i Kuvendit) zbulon se nuk kishte fuqi as të ndalte rrënimin urbanistik të vendit, gjë tjetër, jo e jo.

Ja pjesë nga fjalimi i tij, risjellë nga DITA:

Të nderuar deputete dhe deputetë!

Nuk duhen nënvleftësuar kurrë mbi 300, 000 zgjedhës që votuan kundër alternativës sonë; veç kësaj, po përsëris, që Qeveria do të ketë kundër saj një parti edhe më të madhe se opozita dhe kjo do të jetë partia e atyre që nënvleftësojnë ligjet, e atyre që i anashkalojnë ligjet dhe atyre që thyejnë ligjet. Këta janë shumë më tepër se 300, 000 veta dhe që janë si në partinë e opozitës, ashtu edhe në partinë tonë.

Mos të shkojmë më larg. Qindra deputetë kalonin çdo ditë, gjatë pesë vjetëve të kaluara, dhe e mbajnë mend lulishten e bukur që gjendej rrotull saj gjithë pemë dhe lule. Kishte vetëm një të keqe, ushtarë të armatosur me automatikë që rrethonin Parlamentin në çdo hap, duke ndaluar kalimtarët që të shijojnë gjelbërimin dhe hijet e bukura. Vetëm një kioskë ku u shiteshin hamburger deputetëve gjendej në këtë rrethim. U rrëzua diktatura, u vendos demokracia, përse duheshin gjithë këta kallashnikovë që të na ruanin? Deputeti nuk ka arsye se përse të ruhet. Nuk ka më anëtarë byroje dhe sekretarë të Komitetit Qendror.

Ndër urdhrat e parë që dhashë kur u bëra Kryetar i Kuvendit Popullor ishte lirimi i lulishtes për të shëtitur pa pengesë qytetarët. Një rrethim tepër i ngushtë mbeti vetëm natën për ndërtesat. Befas u ngrit një kioskë. “Përse? – pyeta. Po që deputetët të hanë ndonjë ëmbëlsirë. E po, mirë, – u përgjigja. Me gjithë ato fjalë të hidhura që shkëmbehen në seanca, le të ëmbëlsohen pak”. U ngrit edhe një kioskë tjetër. “Përse? – pyeta. E, po, për akullore e pije. E, po, mirë. Meqë nxehen në seanca, le të freskohen pak”.

Bëri pushimet Parlamenti dhe kur u kthyem, gjetëm të ngritura 4-5 kioska. Protestova. I kemi me leje na thanë, nga Bashkia, nga KRRT-ja, nga KKP-ja, e nga ku e di unë. I dërgova protestë zyrtare Bashkisë, KRRT-së dhe në vend të përgjigjes u gdhi e rrethuar 1/3 e lulishtes së Parlamentit, sepse do të ngrihej një xhami. U bë mbledhja e të gjithë kryetarëve të komisioneve dhe e kundërshtuam prerë.

Kemi respekt për besimet, i përkrahim, por ne jemi shtet laik dhe nuk është logjike që te dera e Parlamentit të këndojë prifti apo hoxha. Kërcënova se do të vendos përsëri roja dhe ndërtuesit e hoqën rrethimin e llamarinave, po ndërkaq kioskistët vazhduan sulmet e natës duke rrethuar lulishten dhe Parlamentin me një mur të padepërtueshëm.

Nuk mjaftoi kjo dhe firma gabi mu anash rrugës andej nga futen delegacionet e huaja në Parlament nderi, me mijëra rrecka të të gjitha markave dhe ngjyrave dhe hapi më të madhin treg arixhinjsh në Tiranë.

Mora shembull lulishten e Parlamentit, por e gjithë Shqipëria është shndërruar në një kantier ku ndërtohet me leje dhe pa leje, me pronë dhe pa pronë, me bekim apo me heshtje autoritetesh. Ligjet e mira nuk na vlejnë, po qe se komisionet përkatëse nuk marrin në dorë kontrollin e zbatimit të tyre…”

18 komente në “Fjalimi i rrallë i Pjetër Arbnorit kur Tirana nisi të “mbillej” me kioska”

  1. Liku says:

    Ah mor zotni per fatin tend te keq ju kujtuat se ishit pjese e nje qeverie qe donte te sillte demokracine e vertete ne shqiperi por shume shpejte e kuptove qe kishe telefono beje me te njetet njerez te njejtit regjim te veshur me flamur blu qe plackiten cdo gje pronen e perbashket e pervetesuan!nuk merr rruge ai vend se qeveriset nga mafjoze te varfer !

  2. Vlonjati says:

    Ky qelbesire u be kryetar parlamenti pasi grabiten votat, pasi rrahen opoziten dhe ne vend te denoncoje perdhunimin e demokracise merrej me kioskat.

    1. mik says:

      Ah mor Vlonjati, gjithcka mund te jesh por Vlonjat jo. Nje Zot e di nga e ke origine !!

  3. faikonica says:

    Oh,ky milet ka ADN anadolli.E bukura e tmerron,e shemtuara i jep ngazellim.Shikoni plazhet.Jena turpi i botes.Te felliqun,qelbin dynjane,e pastaj hapemi bythesh me zinxhire,makina,prona e çingije
    .

    1. Epirotet says:

      Genetika tregon se shqiptaret jane nder etnite me te pastra ne ballkan.

      Te perzier me anadollkane jane neo greket qe jane tufe jevgjish tek vetullsh dhe qe ngaterohen me arabe ne europe, ehe seret dhe bullgaret po, servet po e po, sepse perandoria osmane me kurva serve mbante haremet.

      Pastaj ti qe ecen ende me idene e parpambetur te anadollit…. e ke pare Turqine care zhvillimi ka marr, me rruge dhe spitale te klasit te pare?

      Plazhet shqiptare qe nga Velipoja e Shengjini, e der ne Ksamil jane pastruar dhe nuk jane fare ashtu sic thua ti.

      Ti je nje fshatar qe nuk ke qene ndonjehere neper shqiperi, cope injoranti qe degjon ngonje lajm dhe vjen flet ketu.

      Shko bej ndonje pune o idiot, se vlen me shume.

  4. Alban says:

    aha dmth qe atehere qe qenka dhene leja per xhamine? eh pra ja bene realitet dhe zhgjendrren pjetrit. do kendoi tani ezani mu ne vesh te parliamentit.

  5. Viro says:

    Themi shpesh, Arbnori eshte Mandela shqiptar. Po ne I perdorim fjalet pa kuptuar thelbn e tyre. Mandel se pari do te thote luftetari I nje ideje te madhe. Mandela kur doli nga burgu vazhdoi idene dhe e beri Afriken e Jugut shtet. Bota e njeh dhe nderon me shume per vepren e tij se per vitet e burgut.
    Ne nuk I vlersojme njerez te tille, as luften e tyre per jetesimin e ideve. Ne i tallim, I perbuzim, I fusim ne turmen e deputetve injorant qe vijne nga kooperativat e qe nuk e kane idene e demokracise. Arbnori nuk duhet te ishte nje deputet po president I shqiperise. Ky eshte krimi dhe drama jone qe shkojme pas horrave e jo pas te urteve dhe qe neperkembim talentet qe zoti na I fal per te miren tone.

    1. hakunamatata says:

      Rrespekt,koment me vlere.

  6. Demi says:

    Për me bo shtet duhen kokrra katrore jo lene qarri….o lum miku

  7. Shoku says:

    Eh ,o i zi ! Ta dish Ti se te kane bere nje bust ku dukesh Jo Pjetri i urte, i mencur e fisnik ,por tamam si tha nje ish- minister drejtesie ,Dykesh si Lugat. Po,po zoti Pjeter dukesh si lugat. Kokene ke te ngjitur me trupin,pa qafe fare. Nuk e di por fytyra me shume te tregon te trembur e fukara qe kerkon meshire. madje nga nje ane qafe e gte gjithe trupin ta kane sharruar e dukesh si shtylla kurrizore e nje kau te cilin e kane mdar pergjysem,por koken eka mar vetem njeri. PO ta them troc ,O Pjeter: Po te isha jo shume por i fisit tend ate bustin e vendosur ne nderin tuaj nuk do ta kisha lejuar kurren e kurres te qendronte as nje ore. Madje po te isha pjetar ne inagurim,asa te hiqej mbulesa e inagurimit ,do te kisha hequr…. per kete te jesh i buindur.

  8. Tironsi says:

    Shikojeni ,o njerez foton e ketij burri. Sa fisnikri tregon , sa shkelqim i japin syte duke shikuar drejte te ardhemes. Nje portret qe te ngjall respekt,te jep frymzim per te reflektuar ne jeten tende….. Ja frymezimi per nje bust madheshtor qe te qendronte krenar para parlamrentit… si figure e urtesise,dashurise per njerezit e largpames per demokracine e ketij vendi……

    1. mik says:

      Tironsi – Nje here thua foto, pastaj thua portret, e ma ne fund thua Bust . Per ke e ke fjalen ?
      Nqs e ke fjalen per bustin, ai duket se e rrasen prap brenda ( ne burg ). Lere pompozitetin, se nuk lahet mu… i me shu…. .

  9. kasem gahinji says:

    mos eshte ai pjetri,organizatori i vrasjeve te 2 prillit ne shkoder?e meriton statujen e lugatit.

    1. i merzituri says:

      Ay ay eshte!

  10. shqipe says:

    … Hallall miljonat qe more
    dhe nje vile per shtat palqejfe,
    se ke vuar neper burgje,
    aqsa s’ben’ me as per vete!…

  11. a says:

    Faleminderit SHOKU,je i sakte per portretin e te ndjerit Arbnori,i cili ishte jo vetem nje burre i mencur e fisnik,por edhe i pashem.Busti eshte percudnim i Pjeter Arbnorit te vertete.Kush e porositi dhe kush e dizenjoi ? Nuk e di, por me siguri ata qe nuk e deshen dhe akoma
    nuk e duan si njera,ashtu dhe pala tjeter.Si hipokrite qe jane sabotuan thirjen e deputeteve te PD te vitit 1991.Gramozi i a coi ftesat binomit Berisha-Basha qe t’i a conte deputeteve te 1991,kur 95 perqind e tyrenuk e duan kete udheheqje te te dy B-ve.Pra Gramozi u a coi ftesat 2 B-ve qe ata te mos i a dergonin deputeteve demokrate 1991.Perse Gramozi nuk u a shperndau vete nepermjet mekanizmave te shtetit ? Sepse as ai nuk i donte ata deputete intelektuale,nga frika se mos ata do te tregonin te verteten e 2 Prillit te Rucit dhe bemat e 2 B-ve,dhe do pyesnin perse Pjeter Arbnori,Ali Spahia e shume e shume ish deputete te ndershem u larguan nga PD-ja,sidomos ata te 1991.
    Zoterinj lexues mos u besoni lojrave politike te peshtira te te 2 forcave politike qe nuk kane asnje te drejte morale te drejtojne,a po me mire,te rjepin kete popull,se per drejtim asqe behet fjale.

  12. E pasken njoht mire kyt spiunin pederast ka meritu ma shum burg ky vrases tradhtar,e kan ne gen thiken mbas shpinet poshtersin e pabesine kryqmutat e vatikanit.

    1. e c'na gjeti says:

      Po Hamzai kryqmut ishte? Apo si TRADHETAR myslymajmun i sherbeu osmaneve ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje