Disa modele kanë bërë një set fotografik aspak të zakonshëm.
Ato kanë pozuar brenda në ujë krah krokodilëve.
Fotografi Ken Kiefer nuk kishte asnjë shqetësim rreth organizimit të një fotosesioni të guximshëm me krokodilët.
Ai mori një udhëtim dy orësh me varkën e tij bashkë me gruan Kimber dhe modelen Melodie Trevino, ku arriti që të pozonte nën ujë disa metra larg nga krijesat e frikshme.
Ekipi përdorte karrem për të tërhequr krokodilët dhe u siguruan që zhytësit të ishin aty për të ndërhyrë nëse ishte e nevojshme. (TemA)