Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare ka treguar skandalin e Gjykatës së Tiranës në lidhje me Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së që vazhdon të jetë e hapur në aspektin ligjor.
Fino thekson se Asambleja Zgjedhore e FSHF-sëe zhvilluar më 7 shkurt, nuk është regjistruar në Gjykatë, ku ka denoncuar me emra abuzimet skandaloze të Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro dhe gjyqtares Marjana Dedi.
Në vijim Bashkim Fino deklaron se çështja po shqyrtohet edhe në KAS-in e Lozanës.
Reagimi i plote i Bashkim Finos.
Si një ligjvënës dhe si një anëtar i Komisionit të Ligjeve kam konstatuar më shumë se kurrë situatën e mjerë që po kalon Gjyqësori në Shqipëri. Kam qenë dëshmitar dhe viktimë e individëve “kamikazë” në Gjyqësor, për arsye që do i sqaroj më poshtë;
Theksova statusin tim si ligjvënës dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, për të treguar nivelin e abuzimit që mund t’u shkaktohen edhe qytetarëve të thjeshtë nga individë pa profesionalizmin apo integritetin më minimal.
Asambleja Zgjedhore e FSHF, e zhvilluar më 7 shkurt, prej gati 5 muajsh, nuk është regjistruar në Gjykatë.
Si fillim, ka qenë gjyqtarja Marinela Osmani Nuni që nuk e regjistroi Asamblenë, duke u kërkuar juristëve të FSHF që të konfirmojnë se votuesit kanë qenë të ligjshëm. FSHF nuk e apeloi vendimin e Gjyqtares, edhe pse kishte 5 ditë afat.
Gati 1 muaj më vonë, kërkojnë sërish në Gjykatën e Shkallës të Parë që të bëjnë regjistrimin e vendimit dhe në mënyrë të çuditshme për çdo person me njohuri sado minimale juridike, ata kërkojnë përjashtimin e Gjyqtares Marinela Osmani nga gjykimi, me argumentimin se ishte e njëanshme.
Së pari, kam dyshimet të forta dhe të arsyeshme se ka pasur manipulim të shortit, ku kërkesa i ka kaluar Gjyqtares Manjola Bejleri, e cila vendosi duke thënë se: “Pranonte përjashtimin e gjyqtares Marinela Nuni, EDHE PSE NUK KONSTATONTE NJËANSHMËRI NË VENDIM”.
Që prej kësaj kohe, Kryetarja e Gjykatës, Enkeledi Hajro, një militante e PD dhe ish-shefe kabineti e Flamur Nokës kur ishte Ministër, është vënë në kërkim të një gjyqtari që të merrte guximin “kamikaz” për të bërë regjistrimin e Zgjedhjeve.
Shorti i bie që çështjen ta gjykojë gjyqtari Julian Haxhiu. Ky i fundit, vendos të japë dorëheqjen pak kohë më pas.
Më pas, shorti i radhës i bie gjyqtares Marjana Dedi. Këtu fillon edhe finalizimi i skandalit.
Kjo gjyqtare, e ka mbajtur çështjen në dorë për gati 1 muaj, duke u munduar të gjejë një rrugëzgjidhje për ta regjistruar. Në mënyrë totalisht të padrejtë dhe abuzive, madje skandaloze juridikisht vendos: “Regjistrimin e Asamblesë”. Por, autogoli më i madh dhe ajo që e shton amatorizmin e kësaj gjyqtare, skandalin dhe “kamikazllikun” është fakti se ajo konstaton që:
“- Disa prej klubeve futbollistike nuk rezultojnë fare të regjistruara, as në Gjykatë dhe as në formë tjetër Juridike”.
“- Disa prej Shoqatave që kanë votuar, nuk kanë qenë të regjistruara dhe nuk kanë pasur status juridik kur kanë votuar. Madje, konstaton se ka pasur Shoqata që janë regjistruar në Gjykatë edhe më datë 06 qershor 2018, pra 4 muaj pas Zgjedhjeve”.
Pasi i konstaton të gjitha ilegalitetet, të cilat nuk i fshihte dot, vendos gjithsesi që ta regjistrojë Asamblenë.
Ky reagim, vlen për të denoncuar abuzimin skandaloz, që bëhet nëpërmjet padrejtësive, prej mantelit të gjyqtarit që mbajnë veshur.
Fatmirësisht, kjo është një çështje juridike që do zgjidhet brenda një afati shumë të shpejtë.
Por, unë nuk do lejoj që persona të papërgjegjshëm të ndihen të sigurt në pozicionin e tyre të punës, edhe kur abuzojnë me të
I kam bërë shkresë zyrtare, por edhe thirrje publike Komisioneve të Vetingut që të bëjë një hetim të hollësishëm profesional dhe pasuror mbi Kryetaren e Gjykatës, Enkeledi Hajri dhe gjyqtarën e shkallës së Parë, Marjana Dedi.
Fatmirësisht, të gjithë po kalojnë në “lupë” serioze mbi integritetin dhe kushdo që abuzon, do ketë fundin që meriton.
Nga ana tjetër, theksoj që kam dyshime shumë të forta, për manipulime të rënda me shortin në Gjykatën e Tiranës. I kam bërë kërkesë Kryetares së Gjykatës, për informacion me specifikime teknike sa i përket shortit dhe mora një përgjigje totalisht evazive dhe pa përgjigje.
Për këtë, do kërkoj një hetim penal, pasi dyshoj se kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë.
Mësova në mënyrë direkte nivelin e abuzimeve, për të cilat do i shkoj deri në fund, si për Drejtësinë, që do vendoset shumë shpejt, ashtu edhe për evidentimin e atyre që abuzojnë në mënyrë skandaloze me pozicionin e tyre të punës.
Githashtu, çështja po shqyrtohet edhe në KAS-in e Lozanës.
Bashkim Fino. (TemA)
Paska zbulu Baçi qe gjykatat qekan te zhytme ne mut dhe po i vika keq per popllin.
Or taj fuat ku e ke shpajn bre hajn, ma trego se kam me te arth badh me kalin tem, e manej kam me te pa.
Ky hajdut nuk heq dore nga grabitja.
O Baci e di qe ke te besh me DUKEN E DROGES…..
Do te kasha shume deshire qe te gjithe deputetet te cdo ngjyre te ndiqnin shembullin shume pozitiv te deputetit Fino. Kusur mos i lini ketyre plehrave te drejtesise shqiptare…….
Po ky top dhjami, ju qep FSHF o e merr o ska.
Ky mezi leviz buthen nga karrikja.
Per kete politikan thone se me shume peshojne thaset e tij me para, se sa pesha e trupit! Te jete e vertete valle? Vettingu per politikanet eshte bere emergjence kombetare!
Eshte aq injorant sa qe edhe fjalen “kamikaz” e perdor vend e pa vend, nga qe nuk ia di kuptimin.