FOTO: Këto janë sarajet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani në zonën e Myzeqesë

24 Korrik 2018, 14:03Dossier TEMA

Dihej që dikur familja Cakrani në zonën e Myzeqesë kishte saraje por mungonte një imazh se si ishin ato saraje, çfarë forme kishin dhe si ishin ndërtuar.

Së fundi në Australinë e largët është bërë vërtetë një zbulim jo i vogël. Në arkivat familjare të pasardhësve të personave të emigruar atje pas Luftës së Dytë Botëror kanë sjellë në Shqipëri jo thjesht një fotografi historike por një dokument me vlerë se çfarë godinash janë ndërtuar dikur në Shqipëri dhe që për fat të keq janë shkatërruar dhe nuk ekzistojnë më.

Për më tepër që këto saraje i përkisnin Hajredin bej Cakranit një prej firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë dhe ministër i Thesarit në qeverinë e Ismail Qemal Vlorës.

Kujtim Cakrani, një nga pinjollët e familjes Cakrani e bëri dje publike këtë fotografi në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Tema e diskutimit të emisionit ishte procesi i vettingut në drejtësi që deri tani ka shkarkuar në 4 muaj 15 prokurorë dhe gjykatës por Cakrani, avokat për nga profesioni, e lidhi me faktin se si ka mundësi që të gjithë të larguarit kanë vënë pasuri në mënyra nga më të ndryshme por asnjë prej tyre nuk ka pasuri të trashëguar nga paraardhësit.

Historia e trishtë e familjes Cakrani vijon me faktin se pas instalimit të regjimit komunist persekutimi i kësaj familjeje arriti deri në shkatërrimin e këtyre sarajave që duhet thënë janë të jashtëzakonshme për nga vlerat arkitekturore.

Sipas të dhënave, kjo godinë tepër e rrallë në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1915 nga inxhinierë austriakë që ndodhesin në Shqipëri në atë kohë dhe që kishin miqësi me familjen Cakrani.

Godina është pak a shumë e tipit kështjellë me 3 kate të larta, me katër kulla të vendosura në cepat e një katërkëndëshi me kulme dhe godina ka një çati e tipit alpin.

Është vërtetë një vepër e rrallë arkitekturore për Shqipërinë por që për fat të keq nuk ishte me vlerë për regjimin komunist.

Arrestimet, internimet dhe përndjekja e familjes Cakrani për shkak të mbështetjes që I dha Ballit Kombëtar arriti deri në hedhjen në erë të kësaj godine që aktualisht i kanë mbetur vetëm themelet.

Sot të paktën kemi këtë fotografi që publikohet për herë të parë por teksa e shikojmë imagjinojmë momentin se çfarë mendje diabolike duhet të kenë patur ata persona që pasi e kanë mbushur me dinamit cep e më cep e kanë hedhur në erë.

Shkatërrimi i një godine të tillë tregon se në historinë e Shqipërisë më shumë kemi shkatërruar se sa kemi ndërtuar.

18 komente në “FOTO: Këto janë sarajet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani në zonën e Myzeqesë”

  1. duno says:

    Kryemjeshter te dinamitit ne Shqiperi , sot kemi Edvin Ramen . Kuptoni mendjen diabolike te Edvinit per te kuptuar edhe mendjen diabolike te paraardhesve te tij gjenetik dhe politik . Kaq e thjeshte eshte puna .

    1. Epiriiii says:

      Ky Nipi i Hajredinit deri diku ka te drejte, por edhe per kete Pelivan ka 1 pyetje…. si ka mundesi qe gjith Pasaniket Latifondistet ishin Mysliman…. Mos vall kan qene Sejmene te Turkut????? Mos vall si Sejmen qe ishin Osmani Pushtus ju fali Pronat e Shqiptarve te Ndershem…… ekziston me shume kjo pytjepergjigja e 2te

      1. Zigur Qarri says:

        Shumica e emrave shqiptare kan qene me prejardhje fetare,hebreje,greke,turke ose arabe,por Cakrani nuk besoj
        se eshte as emer dhe as mbiemer turk.”Perse Latifondistet ishin mysliman”?Latifondistet u bene mysliman,per te
        ruajtur tokat e tyre.Mbiemrat e familjeve te pasura,si Vrioni,Kelcyra,Kokoshi…..jan mbiemra qe nuk kan ndryshuar
        edhe pasi ata u myslimanizuan.Ndryshe nga shtresa e varfer,qe u pasurua me karriere ushtarake dhe poste te
        larta shtetrore,qe paten edhe mundesine te perfitonin prona.Keta ishin edhe ata qe ndryshuan mbiemrat.Mbiemrat
        ndryshuan edhe kleriket,sipas hiearkise fetare,si edhe zejtaret.Mbiemra me rrenje profesionale,me preardhje arabo-
        turke-perse,gjate pushtimit turk kan marre edhe ortodokset,sidomos greket.

        1. zaim zajmi says:

          Të falënderohem Zigur për shpjegimin e argumentuar. E keqja vijon edhe sot….

      2. Thanasi qe ta plasi says:

        Sepse ishin femije te ardhur ne jete nga marredheniet e femrave me pashallaret turq.

  2. ILIRET says:

    Mos ja fusni pordhes? Kujtimin besoni ju. Po ai eshte kokrra e mashtruesit. Keshtu e njohin ate ne Fier.
    Ai ndertim nuk ka ekzistuar kurre ne Myzeqe. Eshte austriak dhe ndodhet edhe sot e kesaj dite atje.

  3. Kaonia says:

    Tradhtaret nje fund i pret te gjithe.Keshtu ka ndodhur kudo.

  4. bunker enver says:

    Pse duhej te prishej nje godine e tille kur mund ta kthenin shume mire ne shtepi kulture, apo ne cdo lloj strukture ne sherbim te sistemit. P me rigon. Atehere duhej te prishte te gjithe sheshin Skenderbe. Ai prishi aty ku ndertoj, ne nej vend te varfer nuk kishe kuptim te shkaterroje. Po ate e beri Salibeu me terapine e shokut she cekun e bardhe milionesh dollare apo e harruat o memorie shkurter?????

  5. Thote ne zonen e Myzeqese ,por nuk e emerton vendin ku ishte !
    Ka pasur apo nuk ka pasur emer fshati atje,ose fshat i sotem ?!
    Pak si i dyshimte ky …..trillim……

  6. Xhixhi says:

    O mashtrusa me patent. Keto ndertime quhen arkitektura gotika .
    Gotet jan parardhsit e austriakve e quheshin ostrogoti dhe kan emigruar nga shek pest deri ne shekullin e 9 te eres ton .
    Vllezrit e tyre vizigoti emigruan deri ne Spanj duke kaluar nepermjet Italis e veriut jugut te Frances e perfunduan ne gadishullin Iberik.
    Pra kto lloj ndertesash gjenden vetem ne vendet mesiperme.. f l m

  7. Jimi says:

    Eshte e vertet qe fill pas luftes ne Shqiperi jane kryer edhe veprime te denushme dhe vandale ndaj prones! Kjo ne nje fare menyre erdhi edhe si rezultat e injorances, por mbi te gjitha, si nje veprim hakmarres ndaj klasave shfrytezuse! Fat, qe keto veprime shkaterruse nuk zgjaten shum. Si pasoj e ketyre veprimeve, kurban u ben edhe shtepite e pashait te Beratit , nga te cilat si gjurme kuptimplote e madheshtise se atyre sarajeve, ka ngelur vetem porta e hyrjes, e cila sot konsiderohet muze. Ndersa per objektin ne fjale, qe nese vertet do te kete egzistuar ndonjehere do te ishte vertet e pafalshme nese do te jete shkaterruar si pasoj e hakmarrjes popullore! Megjithate, ne kurre nuk kemi degjuar per egzistencen e nje objekti te tille kaq madheshtor, ne mjdisin e baltovines ne Lshnje ku rriteshin vetem kallama e kashte, zhuke! Nese do te kete egziztuar ndonjehere nje keshtjelle e tille ne mes te baltes se Lushjes, nami i saj do te ishte aq i madh, saqe nuk do te shkulej nga memorja e njerezve, jo vetem ne Lushje, por ne gjithe Shqiperine!?

  8. Adi says:

    Familja e CAKRANJOTEVE dhe I tere fisi i tyre kane qene sherbetor te Okupatorit Barbar Islamik Turk. Ata me ndihmen e pushtueseve osmanllinje kane grabitur me DHUNE dhe TERROR tokat e myzeqareve te KRISHTER, i kane shfrytezuar ata pa meshire gjere ne palce dhe kane kryer shume krime ne Myzeqe.Edhe me Vlore Bektash Kercinjekuq Cakranjoti
    ne shpalljen e Pamvaresise shkoi per ta sabotuar ate dhe mbrojtur pronat e veta. Keta kane qene ARMIQ te kombit shiptar.
    Ju lutemi botojeni kete koment.

  9. cakranjoti says:

    ath ju shpjegoj qe fshati si i atehershem edhe sot quhet cakran. I perket zonen se Mallakasteres ( se poshteme ose mallakastres se bute) Por nuk ka asje lloj lidhje kjo ndertese me fashtin cakran, po asnje lidhje fare, por nuk me vjen keq per pallavrat qe shpik kujtimi (se eshte injorant dhe njeri i goditur ne tru te kokes per ata qe e njohin) , por me vjen habi per gazeten qe publikon nje lajm te tille pa bere nje verifikim te thjeshte. Nuk ka ekzistuar kurre nje godine e tille ne fashtin cakran o i mjeri kujtim qe te ka rene ty per hise qe te trashegosh dhe te sterhollosh historine e te pareve te tu sipas menyres tende.

  10. esht genjeshter koplet mashtrim. says:

    MOS lini nam kjo esht keshtiell gotike franceze esht e filmuar ne franc , ne kurr nuk kemi perdorur tjekull karboni ne kohen e zogut e para e dyta kjo lloj çatie e pjerret ndertohet ne vende ku bie debor shum ne vlor nuk ben noj qamet , leqe turp te keni me kte foto qe mashtroni njerzit xhdo gje mashtrim esht ne kte vend ,lat nam kurr nuk ka patur keshtiella te kti tipi ne SHQIPERI , mos na mbani per debila te terve ,kto keshtiella i gjen jasht territorit SHQIPTAR , po filmoj dhe un keshtiellen e shamborit ne franc dhe po e prezantoj tek gazeta tema si shpin e stergjyshit tim ,ikni ore se lat nam ,ku hipnin kaq lart SHQIPTARET me par i mereshin ment ,leqe zhvillimi i vendit ton ka qen per te deshiruar ktu xhdogje ishte me gur por jo e kti stili ne berat e gjirokaster dhe ne veri , por ne vendet e tjera ishin me qerpiç te tera ndertimet , ndertimet me te larta ktu i ngriti italia ne at koh per interesin e vet kaq.

  11. esht genjeshter koplet mashtrim. says:

    MOS lini nam kjo esht keshtiell gotike franceze esht e filmuar ne franc , ne kurr nuk kemi perdorur tjekull karboni ne kohen e zogut e para e dyta kjo lloj çatie e pjerret dhe kater cepa me hark nuk jan stili shqiptar ,shtepit me çati me nje pjerrsi te till ndertohen vetem ne vende te ftota si ne theth , por kurrsesi ne vlor , ne vlor nuk ben noj qamet , leqe turp te keni me kte foto qe mashtroni njerzit xhdo gje mashtrim esht ne kte vend ,lat nam kurr nuk ka patur keshtiella te kti tipi ne SHQIPERI , mos na mbani per debila te terve ,kto keshtiella i gjen jasht territorit SHQIPTAR , po filmoj dhe un keshtiellen e shamborit ne franc dhe po e prezantoj tek gazeta tema si shpin e stergjyshit tim ,ikni ore se lat nam ,ku hipnin kaq lart SHQIPTARET me par i mereshin ment ,leqe zhvillimi i vendit ton ka qen per te deshiruar ktu xhdogje ishte me gur por jo e kti stili ne berat e gjirokaster dhe ne veri , por ne vendet e tjera ishin me qerpiç te tera ndertimet , ndertimet me te larta ktu i ngriti italia ne at koh per interesin e vet kaq.

  12. KA EDHE FOTO TE TJERA TE KSAJ KESHTJELLE
    KY QENDRON HIP MBI KAL ME UNIFORME TURKU BEU I CAKRANIT
    DHE POSHT KARIT DY DEPUTETE TE PARLAMENTIT TE SHQIPERISE

    SE SHPEJTI DO KENI FOTOT E BERA EDHE ME ARKITEKTIN E UAHSTRISE AUSTROHUNGARISE
    NE CAKRAN PARA KSAJ NDERTESE

    PO KU LA ZOGU E ME PAS BALLISTAT O MASKARENJ
    NJELLOJ SI BEJNE EDHE SOT
    PD-JA LEI-JA
    QE SHKATERRUAN SHQIPERINE

  13. Thanasi qe ta plasi says:

    Po ky Kujtimi eshte nje debil i cilesise se larte. E mban veten per avokat por realisht nuk ka lidhje me kete profesion. Jam kurioz te di se kur e ka mare diplomen ky koqe. Nk e di a ka akoma njerez qe mund ti rreje ky se mua me duket e pabesueshme qe nje nivel i tille te mund te funksionoje. Edhe ndertesen austriake e ka paraqitur si prone te ndertuar ne Myzeqe

  14. ORTOPEDI says:

    orpo cfare jane keto idiotesira Kujtimce…Shih o Kujtim e kujtohu per
    budalllalleqet qe ben neper gjyqe ti, pa keto ka kush i rregullon. Aspak nuk
    eshte e vertete ,eshte trillim…Ja per shembull thuaj ne cilin vend konkret ka qene kjo
    kala! Cfare ka sot mbi te etj,etj.Mos e degjoni kete palo avokat, se avokat nuk i thua dot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje