Një incident i shkaktuar nga qeni i shtëpisë e la këtë familje pa shkuar me pushime edhe pse i kishin rregulluar që të gjitha nga biletat e avionit deri tek rezervimi i hotelit.
Kjo pasi për fat të keq, nëna nuk i kishte vënë pasaportat e fëmijëve në një vend të sigurt dhe kafsha e familjes i hëngri.
Kështu Ella Arundell, 32 vjeçe dhe partneri i saj Russell Mack, 35 vjeç u detyruan të anulonin pushimin e tyre 1 javor për në Majorca.
Ata u paralajmëruan se nuk do ngjiteshin dot në avion nëse nuk do kishin pasaporta të rregullta.
Edhe pse u munduan t’i ngjisnin, çifti nga Winchester, së bashku me tre fëmijët e tyre nuk arritën të realizonin dëshirën e tyre për të shkuar për pushime në Majorca. (TemA)
Pashaportat e skaduara . Ha ha ha