VIDEO: Maradona bëhet qesharak, i dehur jep intervistë nga makina

24 Korrik 2018, 13:51Sport TEMA

Diego Armando Maradona ka prekur përsëri fundit dhe tashmë po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak.

Pas pamjeve të trishtueshme që shfaqi gjatë Botërorit 2018, ku krijoi panik edhe për gjendjen e tij shëndetësore, legjenda e futbollit argjentinas duket se po bën maksimumin për të treguar se i është kthyer përsëri veseve të vjetra.

Bëma e fundit është ajo e dhënies së një interviste në gjendje të dehur ndërsa ishte në timonin e makinës.

I ndalur para banesës së tij nga mediat argjentinase, legjenda e futbollit botëror është munduar të tregojë eksperiencën e tij në Bjellorusi dhe situatën që po kalon.

Por para kamerave ai është shfaqur në gjendje të mjerueshme, me përgjigjet që nuk kuptoheshin aspak dhe shihej qartësisht që ishte nën efektin e alkoolit.

1 komente në “VIDEO: Maradona bëhet qesharak, i dehur jep intervistë nga makina”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje