Federata gjermane pranon gabimet në trajtimin e fotografisë së Ozilit

26 Korrik 2018, 13:08Sport TEMA

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, tha se ka bërë gabime në interpretimin e fotografisë së futbollistit Mesut Ozil me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por i mohoi akuzat për racizëm.

Ozil dha dorëheqje nga ekpi kombëtar i Gjermanisë të dielën, duke kritikuar federatën, Grindelin, tifozët dhe mediat për, siç tha, racizëm ndaj njerëzve me rrënjë turke.

Ozil, vetë me prejardhje turke, e mbrojti daljen e tij në fotografi me Erdoganin, i cili në Gjermani shihet gjithnjë e më shumë si autoritar.

Grindel tha se i vjen keq që kritikat e federatës për fotografinë “janë abuzuar për slogane raciste”.

“Si president, është dashur të jem më i qartë: Çdo formë e armiqësisë raciste është e patolerueshme dhe e papranueshme”, tha Grindel.

1 komente në “Federata gjermane pranon gabimet në trajtimin e fotografisë së Ozilit”

  1. frut per t'u ngrene says:

    E kam ndjekur Ozil.ne klubin ku luan dhe me ekipin kombetar gjerman.Loja e tij dhe fytra e tij shpreh paqe,nuk e di dhe nuk e kam parae publikimin e federates gjermane.Ne se eshte sulmuar edhe Ozil eshte per te ardhur keq.Ozil eshte me shtetesi gjermane,por me prejardhje turke.Eshte e drejta e tij qe te mos e mohoj origjinen.Cfare krimi eshte te dalesh ne fotofrafi me presidentin legjitim te vendit te origjines?Presidenti dhe ish kryeministri Erdogan zgjidhet ne menyre demokratike dhe perkrahet nga shumica derrmuese e popullit turk.Ne Evrope ka nje fryme anti turke,qe u rrit edhe me shume ne rastin e Grushtit te deshtuar te shtetit ne Turqi.Te mos flasesh per grushtin e shtetit ne Turqi,aq me teper te sulmosh presidentin e Turqise se mbrojti rendin kushtetues,mbrojti popullin turk,eshte per te ardhur keq.Cfare nuk thuhet e nuk shkruhet per kete president.Me e vogla qe thuhet eshte se tregohet autoritar.Po persete quhet i tille,si duhet te jete nje president, kur ne rruget e Stambollit derdhet gjak i 200 qytetareve te pafajshem?Ne Evrope jane degjuar edhe monstruozitete te tilla, qe perpjekja per grushti shteti ne Turqi ishte e orkestruar nga Erdogan.(!)Te gjitha keto qendrime ndaj Erdogan,jane per ate qendrim refraktar qe vete Erdogan mban ndaj qendrimeve te Brukselit,lidhur me anetarsine e Tjurqise ne BE.Ky president kerkon qe Turqia te jete pjese e BE-se,por kur BE sillet me dy standarte,ateher Erdogan perpiqet qe te gjeje rruge te tjera per zhvillimin e Turqise.Per kete duhet kritikuar Erdogan dhe Ozil?Nuk me duket e drejte,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje