PD kërkon bojkot të Top Channel se nuk u transmetuan deklaratat, reagon televizioni: Aktivitete të mërzitshme dhe përsëritëse, i prishin shijen publikut

26 Korrik 2018, 20:15Sociale TEMA

Partia Demokratike ka kërkuar bojkotimin e Top Channel duke pretenduar se nuk i ka transmetuar një deklaratë për shtyp.

Ndërkohë, televizioni ka reaguar menjëherë duke theksuar se arsyeja se pse nuk e ka publikuar është se aktiviteti nuk kishte asnjë lajm në interes të publikut.

Top Channel do të jetë i mbyllur për të gjitha aktivitetet e mërzitshme dhe përsëritëse të cilat asnjë ligj nuk na detyron që t’i transmetojmë, duke i prishur shijen publikut.

Ne mund ta ndihmojmë PD-në për të prodhuar një lajm, por mungesën e lajmit nuk do ta kthejmë më në lajm“, shprehet televizioni në komunikatën zyrtare.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Hapësira informative në Top Channel po u dedikohet në mënyrë të vazhdueshme problemeve sociale dhe ekonomike të shqiptarëve dhe gjithnjë e më pak politikës. E mërkura ishte dita kur në edicionin e lajmeve nuk pati kronika për politikën e ditës nga Partia Demokratike sikundër as nga qeveria, me përjashtim të ndihmës së saj për tragjedinë në Greqi.

Por Partia Demokratike e konsideroi këtë censurë të plotë të opozitës dhe akuzoi televizionin kombëtar Top Channel për “linjë editoriale në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut”.

PD thotë se frekuenca kombëtare është pronë publike dhe “Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara. Çështje me interes publik Partia Demokratike konsideron qëndrimin e saj për klimën armiqësore ndaj biznesit, akuzat e saj ndaj kryeministrit Rama për zhbërje të reformës në drejtësi apo për kthimin e Vettingut në proces politik që konfirmon, siç akuzon PD, gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, duke e konsideruar të tillë Ardian Dvoranin.

PD u kërkoi ndërkombëtarëve të shënojnë si rast censure ndaj opozitës dhe duke akuzuar Top Channel se u shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve ta bojkotojnë këtë televizion.

Qëndrimet e Partisë Demokratike kundër një televizioni si Top Channel janë një histori e vjetër. Dikur është synuar edhe mbyllja e kësaj media, që qysh nga dita e parë ka denoncuar abuzimin me pushtetin, korrupsionin dhe paligjshmërinë.

Ne sot vendosëm të lexojmë në publik deklaratën e çuditshme të Partisë Demokratike, jo sepse kemi ndonjë detyrim ndaj saj, por për t’i treguar publikut se deri ku shkon marrëzia. Në tre muajt e fundit, PD-ja ka bërë më shumë deklarata kundër Top Channel sesa kundër helmeve në bujqësi, ushqimeve të skaduara, insekticideve vrasëse apo mungesës së ilaçeve, çështje me të cilat ne merremi çdo ditë, duke shfrytëzuar në favor të publikut kohën televizive që na kërkon PD-ja.

Por, Partia Demoratike na kërkon që të kthejmë në lajm ato që ne nuk i konsiderojmë lajm dhe kjo është njëlloj sikur Top Channel t’i kërkonte PD-së se kush duhet të jetë deputet i saj. Top Channel nuk ka asnjë detyrim moral, ligjor dhe natyrisht asnjë borxh ndaj PD-së dhe nuk do të pranojë kurrë që mediokritetin t’ia shesë publikut si lajm.

Në të gjitha betejat, denoncimet e panumërta kundër të gjitha qeverive dhe partive në të gjitha kohërat, Top Channel nuk ka kërkuar kurrë ndihmën e ndonjë partie, kështu që Partia Demokratike duhet të respektojë këtë parim reciprociteti që do të ishte i shëndetshëm edhe për atë vetë.

Me këtë rast duam t’i bëjmë të gjithëve të ditur se ekrani i Top Channel do të jetë i mbyllur për të gjitha aktivitetet e mërzitshme dhe përsëritëse të cilat asnjë ligj nuk na detyron që t’i transmetojmë, duke i prishur shijen publikut.

Ne mund ta ndihmojmë PD-në për të prodhuar një lajm, por mungesën e lajmit nuk do ta kthejmë më në lajm”, shkruan Top Channel. (TemA)

7 komente në “PD kërkon bojkot të Top Channel se nuk u transmetuan deklaratat, reagon televizioni: Aktivitete të mërzitshme dhe përsëritëse, i prishin shijen publikut”

  1. Johani says:

    Jozefina Topalli ka thene dikur se luli te rren edhe kur e pyet per oren,e fale mediave dhe Zotit kete tashme e mori vesh edhe bota e jo vetem shqiptaret,prandaj redaksi e nderuar leni te gjitha lajmet,emisionet dhe programet qofte edhe me karakter kombetar e shfaqni pisllaqet e luli e sali berishes dhe PD-s sepse vetem keshtu do rritet urrejtja kunder tyre dhe sa me shpejte qe zhduket kjo klike aq me mire do jete edhe per vet koken e krimit- lulit sepse keshtu do te kete me “pak” gjynahe.

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Nuk e ka than Jozefina e ka than Like Hajdut Kusar Florini

  2. Alban Dega says:

    JU LUMTE TOP CHANAL !

    Ka boll plehra Shqiperia per tu marre me plehrat e politikes shqiptare qe leshojne te njejtat deklarata e njoftime ala Babale nga goja e qehajait te Berishes ne krye te cifligut te tij politiko- biologjik Lul Bashic, Edi Palokari, Mul Stanishic, Enkeled Gebels Alibeaj, e co.
    Po ashtu dhe te partive te tjera !
    Televizionet jane ne sherbim te publikut e halleve te popullit jo telalle te Babaleve !
    Lajmi e shet dhe perhap vetveten !
    I lumte Top Chanal!
    Nje shembull per tu ndjekur edhe nga rrjetet e tjera televizive e mediave ne teresi !

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Sa e gjobiti kjo “parti” Top Chanelin ?!?! Keta te mbyllin gojen se e cuan Top Channelin zgupthi nga Piramida dhe I hodhi rrugeve.. Edhe kaq sa transmenton Top Channeli kta qe zhdepen me gjoba, do ka kisha nxjerre Saliun dhe Lulzimen me vete te gjate si te gomarit ne ekran..

  4. Tironsi says:

    Keta nuk mund te egzistojne si njerez neraste se nuk bejne nje bojkot.
    Bojkotojne komisionet parlamentare.
    Bojkotojne seancat parlamentare
    Bojkotojne mbremjet perciellese te ambasadoreve,
    Filluane te bojkotojne edhe televizionet.
    Dikush ka filluar tw bojkotoje grate e burrat e tryre.
    Vetem dy gjera nuk i bojkotojne dote:
    1. Mandatet se pastaj bojkotojne rrogen e privilegjet.
    2. Nrenien e mutit qe e bejne c’do dite. N kete pike vendin e pare e ze Saliu,te dytin Vokshi, te tretin LULI e pastaj me radhe nga pak.

  5. viktima says:

    Po dhe ju te TOP CHANEL , beni nje emision, psh ”BABALJA DHE RENDESIA PER MBARESHTRIMIN E BABOLEVE” !

  6. texavery says:

    Qe kur e mori Ben Blushi drejtimin e informacionit ne Top Channel, konstatova direkt qe lajmet ishin ndryshe, flitej me shume per problemet sociale qe ka Shqiperia dhe me pak per politike. Nuk kam simpati te vecante per personin, por po mundohet te ndryshoj sado pak mentalitetin e medias dhe cfare duhet ti “shitet” si lajm popullit. Topi te vazhdoje keshtu, biles, ne fund te cdo edicioni informativ ta mbylli me nje subjekt pozitiv dhe shpresedhenes, sepse kjo e fundit i mungon kaq shume Shqiptareve. Edhe mjaft me me lajme tragjike, jo se nuk egzistojne, por mediat boll u ushqyen me fatkeqesite e njerezve! Le te shpresojme qe dhe mediat e tjera te shkeputet nga politika dhe te informojne per problemet me serioze qe ka shoqeria shqiptare. Jemi vend me vlera, por deri me sot na kane treguar antivlerat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje