Stephen Mull: Shqipëria, faktor strategjik në rajon, SHBA me fat që ka miq të tillë

26 Korrik 2018, 18:03Politika TEMA

Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departamentin e Shtetit Stephen Mull shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e SHBA-ve për partneritetin me Shqipërinë.

“Këtë javë pata kënaqësinë të takoja Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Uashington për të diskutuar kontributin e madh të Shqipërisë në komunitetin Transatlantik. SHBA është me fat që ka miq të tillë”, shkruan Stephen Mull në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ky i fundit ndodhet në Uashington ku po merr pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare” me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Mull dhe Bushati zhvilluan një takim më herët gjatë të cilit zyrtari amerikan theksoi rëndësinë strategjike që SHBA-të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme.

Ai falënderoi Shqipërinë për kontributin e çmuar si në kuadër të NATO-s ashtu dhe si faktor konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje