Kryeministrja e Serbisë: Është mirë të mirëkuptohemi me SHBA-në për disa çështje të hapura

27 Korrik 2018, 08:46Rajoni TEMA

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic ka qëndruar për vizitë zyrtare në SHBA.

Ajo atje ka takuar disa prej zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe Sekretarin e Thesarit amerikan, Stephen Munchin.

Bërnabic ka dhënë një intervistë për televizionin publik serb, ku ka thënë se tash është më mirë që Serbia të mirëkuptohet me SHBA-në për disa çështje të hapura, duke shtuar se pret shumë shpejt rezultate, përcjell Klan Kosova.

“Pata një takim shumë të mirë me Ministrin e Financave. Jam shumë e kënaqur që afër me pritjet tona gjëja më e rëndësishme. 

Ka komunikim shumë të mirë në mes të ekipeve tona, që është gjithmonë me rëndësi sepse nuk kemi kohë që personalisht të dëgjohemi dhe të bashkëpunojmë. Jemi pajtuar që do të vazhdojmë të punojmë në tema konkrete”- ka thënë Bërnabic duke theksuar se vizita e saj në SHBA ka qenë e suksesshme.

“Është gjithmonë me rëndësi kur ndjeni se keni bërë më të mirën dhe unë kam bërë gjithçka bashkë me ekipin im. Ishte një vizitë e mirë politike por që kemi pasur edhe takime për ekonominë”- tha ajo.

1 komente në “Kryeministrja e Serbisë: Është mirë të mirëkuptohemi me SHBA-në për disa çështje të hapura”

  1. Xeni Salisic says:

    Ej ti thote dikush njiksaj zonje/zotnis se vec llapes ka ene hajdar qe te knoq. Tja prezantojme Salehut se mushnire duhet ta kete. Ene me kushnirat kane historira njikta Karaxhixhat…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje