Protothema: Zbulohet shkaku i tragjedisë në Athinë

26 Korrik 2018, 15:24Rajoni TEMA

Në Greqi vazhdojnë hetimet në lidhje me zjarrin që dogji të gjithë zonën ku humbën jetën 86 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.

Fillimisht u përfol se zjarri ishte i qëllimshëm duke u nxjerrë një sërë hipotezash.

Ndërkohë zyrtarët e kanë hedhur poshtë këtë aludim duke thënë se shkëndijat janë shkaktuar nga një shtyllë tensioni.

Sipas Protothema, kryetari i Bashkisë Penteli në Atikën veriore, Dimtris Stergiou ka thënë se zjarri filloi nga prerja e një kabllo të tensionit të lartë.

Vijon kërkimi i të zhdukurve në Greqi, arrin në 86 numri i viktimave nga zjarret

Tri ditë pas zjarreve të mëdha që rrafshuan mijëra shtëpi e toka në periferi të Athinës, duke lënë pas dhe pasoja fatale njerëzore, ekipet vijojnë kërkimet në terren. Çdo orë që kalon zbeh shpresat për të mbijetuar, teksa mediat lokale vazhdojnë të transmetojnë apelet nga familjarë të shumtë që kërkojnë njerëzit e tyre të humbur.

Paralelisht me kërkimët në terren, autoritetet po vijojnë identifikimin e viktimave, proces që sipas tyre është shumë i vështirë, për shkak se pjesa më e madhe janë krejtësisht të karbonizuar. Nga ana tjetër, qeveria ka miratuar një paketë ndihme financiare për të të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke ofruar subvencion 5 mijë euro për familje apo person të dëmtuar, 6 mijë euro për familje me 3 dhe më shumë fëmijë si dhe 8 mijë euro për bizneset.

Paketa përfshin dhe një sërë masash lehtësuese sociale dhe ekonomike, për tuy dhënë mudnësinë të mbijetuarve dhe familjeve që kanë pësuar vetëm dëme materiale të rimëkëmben së bashku me të gjithë zonën. Por ashtu sikundër pritej, qeveria tashmë po përballet edhe me akuza të rënda, jo vetëm nga drejtësia dhe opozita, por edhe nga vetë të mbijetuarit: Ata akuzojnë autoritetet se nuk morën masat në kohën e duhur.

Na latë në mëshirë të fatit, u dogjëm si minj. Na u dogj gjithcka. Na thanë hidhuni në det, po si të hidheshin të moshuarit në det për të shpëtuar”, flasin ata.

Zyrtarisht ka nisur hetimi ndaj autoriteteve për neglizhencë dhe mungesë plani, teksa hidhen dyshime se zjarret nuk kanë qenë aksidentale. Aktualisht numri i viktimave është 86, por autoritetet i frikësohen rritjes së bilancit. 187 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë janë plagosur. Ndërkohë që ambasada shqiptare në Greqi konfirmon se shumë familje shqiptare kanë humbur shtëpitë dhe makinat e tyre.

Mediat greke raportojnë se mbi 20 persona që kanë humbur veten nga zjarret janë turistë italianë, danez, belg dhe polak.

Skuadrat e shpëtimit po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave dhe nuk është çudi që bilanci i viktimave të rritet akoma më shumë, pasi një numër i madh personash konsiderohen ende të zhdukur.

Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, së bashku me kryebashkiakun Rafina-Pikermi Evangelos Bournous dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore vizituan sot zonat e prekura nga zjarret vdekjeprurëse në Atikën Lindore.

Në një takim të mbajtur më parë gjatë ditës, Bournous njoftoi se 25% e shtëpive në zonë, rreth 1500 në total janë shkatërruar terësisht, 50 për qind janë dëmtuar pjesërisht dhe 25 për qind janë të paprekura. (TemA TV)

22 komente në “Protothema: Zbulohet shkaku i tragjedisë në Athinë”

  1. Vorio Epirioti says:

    E kane vene zjarrin haxhiqamilet

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      Mamaja duhet te ta kete treguar, me siguri

  2. I PAFAJSHEM says:

    Tani jam me i qet . Se mendoja ndonje hakmarje e zotit per Trojen dhe Camerin

    1. Priami i Trojes says:

      Fli i qete tani, mjaft na cave carin!

      1. Titi says:

        Me lot, Priam e ke djeg fare…

        1. I PAFAJSHEM says:

          C’thua or bur , priami e dogji matin

  3. undefined says:

    Mediet gjermane shkruajn per nje organizim fatale te Qeverise greke pas renies se zjarrit nuk kishin mjete per ta fikur ate te gjutha mjetet fikese ne gjendje dezolate nga 10 tubacione uji me cezma per intervenim ne rast zjarri ne Mati gjysma ishin te prishura avionet gjithashtu nga 4 avion 3 ishin per lesh so dhe gjate evakuimit te popullsise gjate zjarrit rruget u bllokuan nga nje organizim shume i keq i zjarrefikesve apo personave qe ishin pergjegjes per kete pune…thjesht pa plan pa mjete pa koke

      1. Lee lee says:

        Ca tymos o mbret i DW .Po per zjarret ne Suedi ca thone .Po e di ca i thone 4 vatra zjarri ne perimeter me ere 120km/ore.Jo 4 aeroplana po 20 te kesh 3 dite do ta fikesh.Oshetine toka te vine bocet e pishave si predha

  4. Tony says:

    Na cate trapin me keto replika si kalamaj … Kto tipat qe bojne si nacionalista tashi kur i ka kalu koha..si spurdhjake.
    Se ca leshin fitoni

  5. Kuq e zi says:

    Hetimet skane kuptim…
    Prerjet e fondeve ka prekur dhe mbrojtjen civile shifra eshte 30 milion euro me pak per kete sektor
    Te tjerat jane lloqe

  6. Emigrand i Gjenerates se II says:

    Protothema(προτο θεμα) nga botuesi me racist edhe i degjeneruar Themos Anastasiadhis. Heren tjeter ju idiota gazetare te pa 8nformuar botoni ndonje teme nga gazeta RD-ja.

  7. Cobo says:

    Mos ndodhshin gjera te tilla se shteti eshte kot, vetem per te marre rrogat e shitur pordhe.

    1. ben says:

      Cobo-ato pordhe i cuan greket ne falimentim ekonomik. Ne kendej nga Shqiperia i themi atyre qe maten me hijen e mengjezit.
      Sidoqofte eshte nje fatkeqesi per te cilen na vjen vertet keq, pasi kane fumbur jete njerezish dhe sidomos femijesh.

  8. Just me says:

    Foli dhe idioti me i madh ne web
    Undefined

  9. Shaba says:

    Plasi organizimi pompoz i shtetit grek me ideologjine politike antiChameri antiShqiptari. Nje shtet qe lakmon trojet e te tjereve le popullin e vet ne mjegllen qe ia krijon me lavdine e Ungjillit AntiKuran.

  10. Sela says:

    Sela
    Ke te drejte COBO !

  11. Damiani says:

    Po te ndodhe tek ne e rregullon Hakiu dhe Shemsiu

  12. Ledio says:

    Kur nuk ka shtet ne Greqi, mendoni se si eshte gjendja ne Shqiperi. Motrat ku ti ken qe te gjithe atyre qe erdhen ne pushtet qe me vetedije e vodhen edhe e dogjen Shqiperine. Le te kishin bere edhe 5 leke edhe te kishin rregulluar edhe femijet e tyre, por jo kasapane te tille. Pa ushtri, polici, gjykata, shendetesi, mbrojtje civile, sherbim sekret etje.

  13. sami suma says:

    Me duket se eshte djegur edhe Turkofagos se nuk po ja shikoj komentet.

  14. demo says:

    Greket mesuan nga shqiptaret si te ndertojne pa leje,pa plan,ne toke te tjeterkujt,.Mesuan te pushtojne bregdetin,zonat e puyllezuar.Te gjitha keto banesa qe u dogjen jane ndertime informale.Me pare kjo zone ka qene PYLL dhe nuk guxonte kush te priste nje dru ne te,jo me te ndertonte.
    Keto jane pasojat bathorizimit te Greqise.Te mesofte Sali Berisha! Ne donim ta dergonim Malokun ne Amerike,te digjnim Ameriken,.Ata na e kthyen President,kryeminister,burre shteti.Mbajeni na thane se eshte i juaji! Mesimet e Sali malokut pa dijenine tone i mori greku dhe ja c`pesoi!
    Kete radhe ua lame grekeve MODELIN BERISHA TE ZHVILLIMIT URBAN SI KALIN E TROJES,dhe i dogjem si Trojen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje