Kripa e zezë e ndaluar prej 10 vitesh me ligj në Shqipëri, specialistët: Vazhdon të shitet, ja problemet me shëndetin

28 Korrik 2018, 19:49Sociale TEMA

Edhe pse është e ndaluar, kripa e zezë vazhdon të përdoret masivisht në tryezën shqiptar.

“E kam përdorur më tepër kur bëj turshi. Edhe kur therim ndonjë rosë, sikur ia heq puplat më shpejt. I regj lëkurën”, thonë qytetarët.

Shqipëria ka qenë një vend që ka vuajtur nga deficenca jodike, për këtë arsye kripa e zezë në vitin 2008 është ndaluar të tregtohet për përdorim human dhe shtazor.

Pavarësisht kësaj, ne kripën e zezë e gjetëm lehtësisht në supermarket. Mbi etiketën e produktit shënohet “Për përdorim industrial jo ushqimor”.

Jolanda Hyska, specialiste e shëndeti pranë ISHP-së, shprehet: “Kjo është e ndaluar me ligj sepse ligji e cilëson se kripa duhet të jetë kripë universale e jodizuar. Dhe në fakt në treg nuk duhet të ketë kripë të zezë për konsum human. Kripa e zezë apo çfarëdolloj kripe tjetër e pajodizuar lejohet për destinacione industriale, por jo ushqimore. Ajo kripë nuk duhet të jetë absolutisht nëpër supermarkete”.

Po çfarë është kripa e zezë dhe përse nuk duhet të përdoret ajo në industrinë ushqimore? Kapllan Sulaj, specialist për kontrollin e ushqimit, shpjegon: “Nëse ajo nuk pastrohet mirë dhe shitet gjysmë e kulifikuar ose e pastruar, siç tregtohet rëndom, kjo nënkupton që bashkë me këtë produkt në përmbajtjen e tyre të ketë edhe metale të rënda.

Që mund të jenë mbetje të mërkurit ose të zhivës në gjuhën popullore, mund të jenë edhe mbetje të plumbit, mund të jenë mbetje të kromit dy dhe tre valent. Efekti toksik i metaleve të rënda është i shumëfishtë”.(tch)

5 komente në “Kripa e zezë e ndaluar prej 10 vitesh me ligj në Shqipëri, specialistët: Vazhdon të shitet, ja problemet me shëndetin”

  1. marku says:

    Eshte e demshme sepse demton interesat e atij qe ka ekskluzivitetin e kripes se bardhe !

    1. Jani says:

      Bravo Se ne vendet e europes dhe USA Krupa e zeze shitet per 8 euro 500 gr si me e pershtatshme per tavoline

  2. Moni says:

    Po pse ajo kripa e pjekur ne 1000 grade qe nuk ngjit nuk eshte toksike o specialistet e leshit? Pervec jodurit te potasiumit dhe fluorit kripes se bardhe i shtohen elemente anti-aglomerante qe e bejne kripen mos te ngjitet, i shtohet ngjyrues per ta zbardhur sepse ngjyra origjinale i del gjate trajtimit, dhe 1 mije te zeza te tjera. Ne te gjithe boten preferohet kripa e zeze e thare ne diell dhe pa elemente te shtuar. Njerezit jodin e marrin nepermjet nje diete te ekuilibruar dhe jo nepermjet nje kripe qe nuk eshte me kripe deti por produkt industrial.
    Me ndotjen e oqeaneve eshte e vertete qe dhe kripa ka dozen e saj te ndotjes, si me metale te renda por edhe me mbetje mikroskopike te plastikes.
    Por ne asnje menyre zgjidhja nuk eshte kripa e bardhe e jodizuar qe eshte nje helm shume me i demshem per organizmin. Efektet jane shkaterruese per shkak te mungeses se elektroliteve dhe aftesise se qelizave per ta perthithur.
    Me mire se kripa e zeze e thjeshte eshte lulja e kripes e cila eshte me e shtrenjte por me e pasur ne minerale.
    Ndersa per pasterti mbajne rekord kriperat minerale qe nuk jane prekur nga ndotja qe u eshte bere oqeaneve shekullin e fundit. Kripa e Himalajeve eshte nje nga me te mirat.

  3. marku ka te drejt says:

    MARK KE TE DREJT , NE FRANC KA NE XHDO MARKET KRIP TE ZEZ POR SI AJO E KOHES PPSHs ,shitet aty ku shiten te tera llojet e kripes.

  4. Kripa says:

    Flet per metale te renda apo per jodin?

    C’eshte kjo info xhahile,
    Sikur ja thoni deleve, turp!
    Ps
    Kripa e bardhe eshte gurit, pra s’ka jod.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje