Përgjigje Bungos
I dashur Lekë,
U qetësova për fatin tënd vetëm kur Presidenti Meta i trembur, e dëgjoi kërcënimin me luftë të kryetarit teatërdashës të PD-së, iu bind dhe e shpëtoi Shqipërinë nga Lufta Civile.
Por qetësimi përfundimtar ende nuk është siguruar, se ata që miratuan ligjin janë të çmëndur, nuk përfillin refuzimin e Metës dhe do të vazhdojnë atë që kanë në kokë. Dhe Basha, dihet, e mban gjithmonë fjalën, po përgatitet për luftë në vend të përgatitet për votime.
E kështu, atdheu i të parëve tanë është në prag të konfliktit të madh vëllavrasës.
Pra, se ti Leko, mban edhe një valixhe gati, nuk bën keq.
Nuk e di se çfarë hapash do të ndërmarrë ambasada, për
evakuimin qytetarëve amerikanë, por mua nuk më merakosin të tjerët. Mbase për ty mund të dërgohen marinsat dhe ndonjë avion i posaçëm që të të heqë që andej, por ku i dihet!
Ik ti njëherë se je shumë i mënçur, (e kam thënë këtë!), je dhe shumë i vlefshëm (këtë s’e kisha thënë akoma, po ja e thashë tani. Fute në të thënat e mia dhe përdore sa herë të të nevojitet!) Largohu ti një herë, pa aty, pas ikjes tënde, le të bëhet qameti!
Veçse unë ta dij kokën dhe e dij që nuk do t’ia mbathësh. Unë të them bëj gati valixhen, por e dij që ti në vend të saj do të hedhësh mbi kurriz çantën e ushtarit. Dhe para syve të bashkëkohësve do të nisesh i vendosur drejt frontit të luftës.
Pak rëndësi ka se pastaj do kërkosh një vend ku të fshihesh! Se edhe këtë cilësi ta njoh mirë. Ti je i ndërgjegjshëm se teatrit botëror i duhesh i gjallë, jo i vdekur!
Të them të drejtën në këtë skenar të përgjakshëm, mua më vjen keq për të dyja palët ndërluftuese. Duhen kursyer dhe aktorët që manifestuan te oborri i dy ndërtesave, por edhe ca drejtorë që rrijnë në tako, si ato makinat e parkuara në hangar dhe presin të ndërrohen pushtetet që të marrin çelësat e drejtorive të teatrove të Tiranës. Edhe gjaku i tyre nuk ka pse të vejë dëm nëpër konflikte të tillë.
Pastaj si të mos të të dhimbset shoqëria civile, paçka se me luftën ajo mban të njëjtin epitet?! Mua psh më vjen keq edhe për z. Kabo. Në vitin ‘92 ai ishte ende profesor në katedrat e Shkollës së Partisë “Vladimir Iliç Lenin” dhe në dramaturgji kishte idhull Fadil Paçramin, po asnjeri nuk i mban mëri për këtë. Aq më tepër që ai i ka kthyer kurrizin të dy idhujve: edhe Iliçit dhe Fadilit. Asnjërin nuk e përmend më.
Se njeriu evoluon, Lekë. Është dialektike kjo. Njeriu ndërron mendje.
Por ja, Andi i Bushatajve nuk ia fal Robert Ndrenikës që të ndërrojë mendje! Edhe pasi falë këmbënguljes së këtij kryeaktori të rrallë, qeveritarët e sotmë u detyruan të ruajnë të paprekur truallin dhe ta ngrenë godinën, aty, ku teatri i ka mbledhur tërë jetën artdashësit! Andi, ky djalë i fismë që ka mend, sa të mbajë me bukë të tërë kanalet televizivë të Ballkanit, duhet të ishte më i kujdesshëm në fjalorin e tij për një individ që për nga vlerat që ka, nuk i gjen dot të dytë. Por prapë edhe për Bushatin më vjen keq të rrezikojë në luftë. Dituritë që ka ai për tëra fushat, nuk ia vlen t’i humbin në një palo luftë civile. Le të sakrifikohen të tjerë, por jo ai!
Një ndërkallje të shkurtër… Ore Lekë, është e vërtetë ajo ngjarja që më treguan, që në maternitetin e Tiranës një shtatzënë u ndodh në një lindje tepër të vështirë dhe tërë gjinekologët e vendit nuk i gjenin dot zgjidhje? Vërtet u detyruan të thërresin specialistë të gjinekologjisë nga Franca ,e Gjermania dhe tok me ta edhe dy kinezë? Dhe pasi edhe ata ngritën duart, se nuk dinin si të vepronin, pa, ç’pa, Shtëpia e Lindjes u detyrua të thërresë Andin?
Kjo më bën të vlerësoj jo vetëm atë por edhe Fevziun, Eni Vasilin dhe të tjerë, që për hallet e kombit e thërresin atë djalë, për “pleqërime” natë për natë.
Le t’i lutemi Zotit që flakët e luftës të kusejnë qoftë edhe një dorë të vetme artistësh që ashtu, si feniksi nga hiri, të ngrihen e të venë themelet e një teatri, daç me ndërtesë të re daç me këtë të vjetrën e në vëndin e rrafshuar, mes gërmadhave, të fillojnë shfaqjet e para.
Më vjen keq për njerëz që do të japin jetët pa e ditur përse i japin, por kur i përgjigjen apeleve si ky i Bashës, ata meritojnë respekt
Epo, more mik, të shuhet një popull në luftë të brendshme civile për një teatër! A nuk na bën krenarë kjo sakrificë sublime e një populli teatërdashës? E shmangëm luftën kur qe rasti i piramidave, ku njerëzit humbën shtëpi e katandi, shitën lopët dhe tufat e dhenve, vunë krahëve kallashnikovët e zotëruan tanke dhe avionë dhe ja ku jemi! Punë e madhe fort, për ca lopë e për ca topa! Por të prishet ai teatër që pas orës tre pasdite i perëndon dielli, ngaqë i bie hija e atyre ministrive të mëdha që ka përpara vetes, njerëzit nuk do ta lejojnë kurrë!
E në rast se ka vetëflijime biblike si ky, e derdhet gjaku i një populli për të, atëherë hapni rrugën, o grekë të vjetër të Eskilëve dhe Aristofanëve, edhe ju, o anglezë të mesjetës, me Shekspirët tuaj. Qëndroni në gatitu, para therrorisë së shqiptarëve, që për teatër, nuk ka popull të dytë t’ia kalojë në dashuri!
Super!
Ti je debil Ilyria
Ti je trap.
I nderuari zoti,shoku Pellumb Kulla!
Opozita shqiptare ka marre per kauze te saj per disa muaj shembjen e godines se Teatrit!
Kjo eshte nje kauze fisnike,se aty u luajten qindra pjese te dramaturgjise boterore dhe asaj socialiste,sa nuk gjeje bileta dot!
Dhe eshte po kjo PD qe pasi la pushtetin iu sul Shtepise Qendrore te Ushtarakeve ne Tirane,si hajduti Ali Baba me 40 hajdute dhe e pushtoi ate duke e kthyer ne seli te PD-se!
Do thoni ju se kjo nuk ishte vjedhje,por se i takonte PD-se per te gjitha meritast e saj ne rrenimin e shtetit per 28 vjet,kjo nuk ha diskutim!
PD-se i takon edhe Piramida,edhe Pallati i Kultures,qe vetem Kulture nuk prodhon vec biznese,i takon muzeu historik kombetar,Cirku i Tiranes,Bulevardi i Ri,bile edhe varrezat e Sharres dhe Tufines!
Lum si ne qe kemi nje PD,qe pasi shkallmoi qeverine Rama-1 per furgonet 8+1,tani po i jep derrmen me godinen e bordellos fashiste dhe me pas me kushedi se cfare qe do perfundoje me prishjen e wc-se tek ushtari i panjohur!
Jo që nuk do ta shembim Teatrin, i nderuar Pëllumb, por do ta fuqizojmë duke e kthyer në shtab lufte për marrjen e pushtetit. Aty gjeneralisim Berisha me gjeneral Lulushin do të mbushin depot e skenës me dinamit për shembjen e KULLAVE dhe SHESHIT SKËNDERBEJ. Do shembin edhe KULLËN e Fierit që e mban një PËLLUMB.
Ore Pellumb, nuk le njeri pa marre ne goje o i uruar. Po me Perparimin cpate. Ja gjete dhe atij Ilicin, sic rrinje yi para r prapa Saliut, bashke me ate Leken tend. Pasyaj cnuk i punuat Saliun se te dergoi dhe ambasador ne shba. Eh bre Pllumb, mbaje mendjen mos e humb.
E ke shume gabim,zoti Kulla.Ti nuk mund te tallesh me diamantin tone,Andi Bushatin,sepse neqofte se nuk e di,po te kujtoj qe ai eshte nipi i “Besnikut te Partise”shokut Hysni dhe i shoqes Vito gjithashtu.Amanetin e gjyshit per lufte te pameshireshme kunder kapitalisteve,ai do ta ruaj me vetemohim(vetem nese i hedhin ndonje kocke,atehere ndryshon puna!!!).Pastaj ne kete luften e tij parimore ka edhe Saliun,doktorin e gjyshit ne krah.Kete mos e harro.Sa per luften civile te Luljetes,me fal te Lulit,ai eshte tmerrsisht i frikshem.
Ju kishim idhuj (te pakten ty, se per Leken, nuk di ç’te them.) Megjithate, beni gabim qe perziheni ne politike, qofte edhe me humor. Jo per gje, por do te kete njerez qe do t’ju kujtojne pseudonimet dhe do te na bejne qe te mos ju shohim me me ate respekt dhe admirim qe ju kemi pare gjithmone.
shkruaj emrin e vertete ste ndodh gje jemi ne nje vend te lire te uroj cdo te mire
si perhere i mrekullueshem z Kulla.
sakte
bravo
Pellumb Kulla
I Madherishem
Respekte,,,,,
GJITH JETA TE SHKOI BISHT QENI O PELLUMB MULLA, SPIUN…….
Shkrim super. Vetem pena juaj mund te ishte kaq brilante. Bravo.
Kush tha se njeri ketu ne komente nuk e ka shkruajtur emrin e tij te vertete. Ai vete thote se eshte nga ata te “kazanit mediatik” Pra eshte Dashua i Kazanit.Ju lumte pena si ty ashtu dhe Lekes!
Teatri eshte GISHTI . Mali eshte pas teatri , po fare afer se po te ishte larg ndonje fizikant do bente llogarite se ” ka raste kur nje gisht mbulon nje mal ”
Ne rastin tone jo …. Nuk e di se pse edhe Pellumbi i zgjuar me Leken po te zgjuar sic thot vete i zgjuari kerkojne me cdo kusht te zmadhojne Gishtin … Edhe sikur gisht cikllopi te behet mali nuk mbulohet ooooo Pellumb e Leka !!!! TEATRI ESHTE LOJA O PELLUMB !
Teatri eshte GISHTI . Mali eshte pas teatri , po fare afer se po te ishte larg ndonje fizikant do bente llogarite se ” ka raste kur nje gisht mbulon nje mal ”
Ne rastin tone jo …. Nuk e di se pse edhe Pellumbi i zgjuar me Leken po te zgjuar sic thot vete i zgjuari kerkojne me cdo kusht te zmadhojne Gishtin … Edhe sikur gisht cikllopi te behet mali nuk mbulohet ooooo Pellumb e Leka !!!! TEATRI ESHTE LOJA O PELLUMB !
TEATRI ESHTE LOJA O PELLUMB !
Teatri eshte GISHTI . Mali eshte pas teatri , po fare afer se po te ishte larg ndonje fizikant do bente llogarite se ” ka raste kur nje gisht mbulon nje mal ”
Ne rastin tone jo …. Nuk e di se pse edhe Pellumbi i zgjuar me Leken po te zgjuar sic thot vete i zgjuari kerkojne me cdo kusht te zmadhojne Gishtin … Edhe sikur gisht cikllopi te behet mali nuk mbulohet ooooo Pellumb e Leka !!!!
Ore ckeni qe bllokoni komentin !
Teatri eshte GISHTI . Mali eshte pas teatri , po fare afer se po te ishte larg ndonje fizikant do bente llogarite se ” ka raste kur nje gisht mbulon nje mal ”
Ne rastin tone jo …. Nuk e di se pse edhe Pellumbi i zgjuar me Leken po te zgjuar sic thot vete i zgjuari kerkojne me cdo kusht te zmadhojne Gishtin … Edhe sikur gisht cikllopi te behet mali nuk mbulohet ooooo Pellumb e Leka !!!! TEATRI ESHTE LOJA O PELLUMB !
Shkrim i bukur . Per ata qe nuk e njohin realitetin ama.
Teatri eshte GISHTI . Mali eshte pas teatri , po fare afer se po te ishte larg ndonje fizikant do bente llogarite se ” ka raste kur nje gisht mbulon nje mal ”
Ne rastin tone jo …. Nuk e di se pse edhe Pellumbi i zgjuar me Leken po te zgjuar sic thot vete i zgjuari kerkojne me cdo kusht te zmadhojne Gishtin … Edhe sikur gisht cikllopi te behet mali nuk mbulohet ooooo Pellumb e Leka !!!! TEATRI ESHTE LOJA O PELLUMB !
Respekt. Shkrim i mrekullueshem dhe mos rini gjate pa shkruar.
me endje lecohet shkrimi juaj z.kulla
Sa bukur i godet te gjithe zagaret mediatik dhe politik qe mban toka jone.
Bravo !
Pulumbi, u ngrit kunder kryeministrit te vet si ambasador por nuk jeote doreheqje po vazhdonte te merrte rrogen.
Kaq , sa per moralin. As a rool , edhe Hitleri te ish kryeminister dhe geringu president , ambasadoribka vetem nje zgjidhje per mosperputhje mendimesh: doreheqjen. Flas per njerez me cipe.
Eh pellumb i paqes,ti nuk e njeh lulin kamikaz te luftes.
Lul kamikazi ka gjeneralisem saliun ipregatitur ne bllok nga gjyshi andit prane oxhaku enverit dhe i dukej vetja si enveri tek kasollja e galigatit.
Luli eshte nga familje revolucionare komuniste tiranse prane shtepise ku u themelua ppsh.
Nga ajo strehez eshte ngjizur edhe lulushi dhe ti po pate ndonje rol per enverin mer lulin se ngjajne si dy pika uji.
Ti nuk e njeh lulin se po beri thirrje per lufte 200 petrita nga mamurrasi i ka gati per te shkatrruar kullat me qerpic te lagjes vet..
Z.Kulla!
Si gjithmone Pellumb mbi Pellumbat.
Nje keshille miqesore.Me qe je ne Amerike dhe s’ke pse te kesh frike,me Andin me Kabon boj c’’te dush.Me Leken m.gj.s e njef mire,mos e kruj, se s’e njef shume mire.Eshte pikerisht ay shqipetari qe sic ka parashikuar z.Trump mund te shkaktoje per godinen e teatrit,jo lufte vellavrasese nacionale por pa medyshje lufte te trete boterore.
Pershendetje nje shok i Lekes
O Pëllumb, më ke hapur probleme të mëdha.Do m’i përmendin të gjitha,me spiunllëqet, me punën e grave të shokëve, me bixhozin, me borxhet që kam.Eeehhh më fute ne telashe o i uruar ! Ti je përtej oqeanit dhe Ty të kanë harruar.Vetëm disa fierakë të mbajnë mend nga pseudonimi…Eee qerrata, nuk na e kishe thënë.
E ke bere detyren ….
Harroi maskarenjte ketu …. si shkruajne …
Me vjen keq per Andushin qe njerezit e njohin per nipin e Hysniut dhe jo cunin e Verës. Me vjen mire nga ana tjeter qe eshte bere beniamini opozites dhe atyre shtepive organizatave qe luftojne neper shkolla te ndergjegjesojne rinine se cfare mekatesh kane bere komunistat dhe rregjimi tyre. Me vjen mire qe me ne fund banoret e Spacit si Lubonja&co jane bythe&breke me Andin e Bllokut kapitalist. Kete Leken nuk e njoh dhe nuk flase dot, por Bushatin do ishte mire qe te mendohet qe tani se kush rruge te mertee emrin e tij mbas ngritjes flamurit aty ku shumica e atyre qe duan te mbrojne godinen e vjeter e kane ditur per BINGO…
Kaq e zorshme eshte o Pullum Shpulla qe me ne fund t’i rrish bythes siper e te ngrysesh pleqerine ne SHBA se ta beri Zoti dhe bythelepirja jote kismet.
I madh je o Pellumb ke prekur ne palce problemin dhe me kenaqe per cfar ke shkruar per Andin e bushatllinjve mendimet e tij jane si mendimi i nastradinit kur e pyeten ku eshte mezi botes,ku kam lidhur gomarin dhe per Andin mendimi i tij eshte tek gomari nastradinit
Kullabunga ju vura bashke ju Dy ushtareve blepires
Te saliut.
Po’ Juve sju rrihet PA lepireb
Do qendroka Leka do luftoka
Pika luftes tuaj
Ju e kupton shume mire pe cfare behet fjale
Sa per Bushatin si vini ke Maja thoit.
Edhe per eshte nip bllokmenesh te cilet une i urrej.
Kenaqesi te lexosh kesisoj shkrimesh ( ne radhe te pare cilesia si e shkruan ) pastaj te tjerat
Ua bore n`to!,-thone Sulovaret.Ua bore n`to,o Pellumb.!Ua fike flaken me shurre! Le te bejne kakerdhia nashti!
Shkrumb e hi le te behet ky vend , gur mbi gur le te mos mbese . Ne do shkojme drejt vdekjes pa ngurim sepse genin tone te mrekullushem prej shqiptari do na i konservosh ti dhe e mrekullushmia , e hatashmja e paperseritshmja XHulieta Kulla. Kjo Aferdite perendeshe e bukurise , kjo Athina perendeshe e mencurise ka frymezuar muzen tende , e sot ti je pa dyshim Eskili , SHekspiri Dantja Getje apo Hygoi i shqiptareve . Jo me kot thone se mbas nje burri te madh qendron nj femer e zgjuar .
Hahaha, e bukur Pllumo:, shqiptaret I dhjene me tragjedite e grekeve edhe ato te anglezeve , hahahaha, te lumte o Fevzo se na nxore ne drite me Bushat e Co, I miri I gjyshes sa trim paska qene do hidhet me gjoks se mitralozi e do vritet Bushati,kurse Saliu do mbuloje bomben me gjoks per te mos u vrare shoket hahahaha..