Varrimi i Adem Demaçit, fqinj me Rugovën: Përse LDK nuk ia dha lamtumirën e fundit?

28 Korrik 2018, 17:26Rajoni TEMA

Nga Blendi Gashi

Me nderimet më të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit Adem Demaçit, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, Hero i Kombit, fitues i çmimit “Sakharov”, njeriu që ndryshe njihet si “Mandela i Kosovës”.

Demaçi u varros në “Varrezat e Dëshmorëve” në lagjen Velania në Prishtinë, pak metra larg nga varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, ku përveç personaliteteve të larta shtetërore të vendeve të ndryshme, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe më gjerë, për të përcjell veprimtarin Demaçi në banesën e fundit prezent ishin edhe mijëra qytetarë.

Ceremonia në shesh, bojkoti i LDK-së…

Para ceremonisë së varrimit, për nder të Demaçit u mbajt një ceremoni komemorative në sheshin “Skënderbeu”, e cila filloi me intonimin e himnit shtetëror pastaj kombëtar, dhe me një minutë heshtje, ku u vlerësua shumë lartë vepra dhe puna e Demaçit.

Por kjo ceremoni u bojkotua vetëm nga partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi asnjë përfaqësues i kësaj partie nuk ishte prezent dhe sigurisht kjo ka ndodhur për shkak të mospajtimeve politike që Demaçi ka pasur ndër vite, ku vlen të theksohet një deklaratë e tij ku thoshte se “Rugova sabotoi luftën”.

Portali ynë tentoi të kontaktojë me zyrtarë të kësaj partie por kjo ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë hapur telefonat.

Kujtojmë se të premten nënkryetari i Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, e cilësoi “monstrum dhe përçarës” Adem Demaçin, ndërsa në këtë cilësim mori përkrahjen e deputetëve Naser Rugova e Armend Zemaj.

Adem Demaçi “Mandela i Evropës”…

Presidenti Hashim Thaçi, tha se Demaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët dhe se ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve.

“Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u mohua tërë jetën për qëllimin madhor lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Ai tha se sot bota po ndahet nga “Mandela i Evropës”. Sipas tij, Demaçi ishte një burrë ku i flijoi 28 vitet në burgje pa u mposhtur asnjëherë.

“Rini, shpirtin e talentuar e plot dhunti, dhe moshën e burrërisë Adem Demaçi i flijoi 28 vite në burgjet jugosllave, pa u thyer e pa u mposhtur ndonjëherë”, tha Thaçi.

Kurse presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se veprimtarin Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.

“Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove, duke u berë për gjithë shqiptarët modeli dhe shembulli i përkushtimit për atdheun i sakrificës dhe dashurisë për të i vetmohimit dhe dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit. I dashur baca Adem, jeta jote ishe luftë dhe ti këtë luftë e fitove. Jeta jote ishte sakrificë pa mbarim, po ti ja dole t’i përballosh e sfidosh ato si rrallë me urti e fisnikëri”,tha Meta.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët por i veçantë me veprën e tij.

“Ishe i vetëm për të drejtën e plotë, kur të tjerët ju gëzuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti dhe nga liria jote më shumë se të gjithë ne për së gjalli”, tha Haradinaj.

Fëmijët e Demaçit: babain e ndave me të gjithë shqiptarët

Pak fjalë për babain e tyre folën edhe dy fëmijët e Demaçit, Abetarja e Shqiptari.

“Para se të vdiste më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten. Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten, dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia”, tha Abetare Demaçi.

Ndërsa, Shqiptari falënderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm për të nderuar babanë e tij.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë. (tesheshi)

16 komente në “Varrimi i Adem Demaçit, fqinj me Rugovën: Përse LDK nuk ia dha lamtumirën e fundit?”

  1. Arti says:

    Ishte një buadallallëk i atyre që sot e kanë uzurpuar LDK në.
    Po të ishte gjallë Rugava, kurrë nuk do ta bënte këtë poshtërsi.
    Ismail Kadare e pat fyer e nënçmuar Rugovën por kur Kadareja erdhi në Prishtinë ai e ftoi në shtëpinë e tij dhe u shpreh me fjalë shumë shumë të mira për të.
    Askush nuk është i pagabueshëm por secilit duhet t’i pranohen meritat pa marë parasysh gabimet.
    A. Demaqi ishte simbol i vuajtjeve të shqiptarëve në Jugosllavi.

  2. KUJTOJ says:

    hahahaha,emer Abetare e Shqipo!!!!??
    nejse,rahmet paste……………ishte burre i mire mmm!

  3. Pilafi says:

    Lexoni shkrimin e te Madhit Rexhep Qoses per Adem Demacin. Duhet ta botojne te gjitha gazetat dhe portalet. Eshte nje shkrim i rralle i nje mendjendrituri
    dhe figure te shquar te kombit shqiptar.

  4. katarakti says:

    Duhet sa me shpejt te hiqet emri i Ibrahim Rugoves nga rruga qe mban emrin e tij ne Tirane. Dhe te zevendesohet me ate te Demaçit. Rugova kurre nuk e ka dashur Shqiperine dhe bashkimin me te, ndersa Demaçi i ka pasur gjithmone syte dhe zemren drejt vendit ame. Hiqeni emrin nipit te Xhaferr Deves nga Tirana. Le ta mbajne ne Prishtine dhe Beograd po te duan.

    1. Baton KITA - Gostivari says:

      KataRAKT, lehtë është të përbaltësh, rëndë të kthjellesh.
      A. DEMACI është një vigan i shqiptarizmit, por të flasësh për Rugovën me nëntekste negative, antikombëtare – është mëkat.
      Rugova ishte një KONFORMIST, i pavendosur, pa ide, konfuz, jo sa duhet inteligjent, por t´i mveshish antishqiptarizëm, ta përbaltësh në këtë mënyrë, ahere ti bën punën e antikombëtarit. Na duhet mirëkuptim. Njerëz jemi dhe nuk jemi të të njejtave cilësi.

      Rugova ishte njeri i kompromiseve të dëmshme. Me të, me kokat si ai, Dardania sot do ishte cirk autonom.

      1. partizani qe te vjen nga mbrapa says:

        Baton ballisti, nuk te kerkoi njeri mendim ty mor kokkenete (uahaaa kjo te perlqen ty me shume)! Ibrimum Rugovo ishte nje frikacak ballisto-djathtist qe vetem sabotoi Luften ne Kosove, ndersa Adem Demaci nje enveristo-majtist qe mori pjese edhe fizikisht ne UCK dhe ne Lufte!
        Historia behet me fakte, jo me deshira e vleresime te deshiruara. Qarte mor maskara ?
        (info para 2 vjetesh kosovaret i vune flaken dhe dogjen ne Mitrovice shtepine e Xhaferr Deves, ketij krimineli kolaboracionisto-ballist, nip i te cilit ishte edhe ky Ibrimumi)

        1. zaim zajmi says:

          I njeh ti, partizan truzgjebosur, personalisht këto dy personalitete!!

          Adem Demaci na paska qenë enverist – majtist. Sa më kujtohet ai adhuronte KANTIN dhe për këtë ide “mikroborgjeze”do ta pushkatonte Enveri.

          Ne, shqiptarët e tejkufirit politik të Shqiptarisë, nuk canim fort kokën për ideologji. Ideologjia jonë ishte e është Shqipëria, shqiptarizmi dhe

          për pragmatizëm, ishim me të gjithë që mendonim se ishin me ne.

          Marksi, or truzgjebosuri ti, nuk kishte hallet e shqiptarëve, kishte mendim të keq për ne, bile. Proletariati, thoshte, nuk ka atdhe, prandaj edhe xhaxhëri yt, i vaftë shpirti në halé, nuk kishte ideal Shqipërinë, por LAVDI MARKSIZËM – LENINIZMIT!

        2. Baton KITA - Gostivari says:

          Partizan, i shkretë bolshevik!
          A lexon ti, ose dëgjon se cka të thonë. Nuk kam pasur ndonjë mendim të jashtëzakonshëm për të ndjerin Rugova. Ishte si ishte, påor antishqiptar nuk ishte.
          Deponimi i tij në Hagë – skandaloz. …
          Je shumë bythmut që të trajtosh tema të këtilla.
          Të na rrojë partia! Urrrraaa dele!

      2. ehhh says:

        Nip ballisti ky Rugova, c’a pret ?

  5. Bekë Pejani says:

    LDK ishte dhe do mbetet fole e njerëzve që janë të lidhur shpirtërisht me shumë më Serbinë sesa me Shqipërinë.

  6. E vërteta dihet says:

    Ldk nuk ja dha lamtumiren e fundit Adem demaçit se ishte kundërshtari tyre direkt. treçereku Ldks kanë qen agjent te UDBs dikur. shikoni veprimet qe bënte ldkja gjatë luftës me farkun. Territoret e çliruara qe i linte ne ruajtje UÇK ja. Ldkja ja dorëzonte prap serbit. ju akoma se keni kuptuar kush ishte ldkja. Nuk e vut re qe Ibrahim Rugova ne vend te vinte ne shtetin am ku ishin strehuar 500 mij refugjat.shkoi ne Itali.

  7. Baton KITA - Gostivari says:

    PO, një pjesë e madhe e këtyre LDK-istëve, resp. REHATISTËVE ishin “anëtar të LK (lidhja e komunistëve, ashtu quhej kjo parti), burokratë me privilegje materiale,
    klasë e prodhuar për nevojat e vetëadministrimit jugosllav. Perspektivën e Dardanisë mendonin se do ta zgjidhnin me lloj-lloj kompromisesh të turpshme e të disfavorshme, nuk mungonte edhe të krenoheshin se sa të madh e kishin pasur kolltukun në kierarkinë burokratike të Dardanisë, mbaheshin për të ditur e ishin snobistë të mirëfilltë politikë, flisnin me përcmim për shtresën më dinjitoze shqiptare me guxim kundërvënieje armikut.

    Lojën e maces me miun (macë Milloshevici, resp. Serbia shoveniste…) e trajtonin si alamet strategji të sukseshme politike. Këtë lloj loje e quanin si me mburrje – PUSHTET PARALEL, por ngaqë ishin e janë sipërfaqësor e pjesërisht të ditur, nuk shihnin e nuk dinin se PUSHTETI nuk do të thotë të futesh nëpër podrume; Serbia bëhej sikur i ndiqte. Në fakt nga “pushteti paralel” XERO, normalisht nuk ushtronin asnjë autoritet: Ta zëmë – tatimet, financat, ndonjë siguri civile, të mos flasim për dhunën e organizuar (gjykatat, policinë…). Cilin territor e kishin nën zotimin e tyre, mbasi thonë se ushtronin “pushtet Paralel”? Asgjë – lojë me fjalë. Prandaj edhe Bashkësia Ndërkombëtare i shpërfilli nga skena politike e paraluftës.

    Njerëz smirëmëdhenj. Iu pengon madhështia e ADEM DEMACIT, asgjë tjetër.

    1. ca po thu says:

      Rugovici nuk ka qene anetar i Lidhjes Komuniste te Kosoves, por ballist i fshehur! Ishte ai qe themeloi LDK-ne, ndaj mjaft mashtrove. Ashtu si Balli ne kohen e Luftes II Boterore edhe Rugovici ne kohen e Luftes se Kosoves, zgjodhi politiken e mos-angazhimit dhe mos-luftes, derisa perfundoi ne bashkepunim me pushtuesin (dikur me gjermanet e dikur me serbet). Ashtu si Balli dikur formoi ca ceta ushtarake qe rrinin e mbanin bythen me dore dhe shanin Ushtrine ANClirimtare, edhe Rugovici formoi FARK-un qe rrinte e mbante bythen me dore dhe shante UCK-ne. Kjo eshte e verteta, mjaft u fshehet pas gishtit.
      Adem Demaci ishte dhe mbeti nje marksist i bindur dhe nje enverist i deklaruar, pjesemarres politik dhe ushtarak ne UCK!

      1. Baton KITA - Gostivari says:

        Leximin e ke zotëruar në kursin e analfabetëve, me siguri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje