Berisha akuzoi për fshehje të dhunimit të vajzës nga djali i deputetit të PS, reagon policia: Ja e vërteta...

29 Korrik 2018, 18:27Politika TEMA

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një denoncim nga qytetari dixhital, që akuzon djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rrahja se ka dhunuar një vajzë, ndërsa ngjarja, sipas tij është fshehur nga policia.

“Krim i shemtuar! Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb “Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.

Policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”, akuzoi Berisha.

Por pas publikimit të denoncimit nga Berisha, ka reaguar Drejtoria e Policisë së Durrësit duke sqaruar ngjarjen. Policia vajza me inicialet Xh.M. 25 vjeçe ka denoncuar në datë 21 korrik se kërcënonte R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Sipas policisë, materialet janë referuar në prokurori dhe ngjarja nuk është fshehur, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018), ndërsa shton se SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

“Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. 

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018)”, sqaron policia e shtetit.

7 komente në “Berisha akuzoi për fshehje të dhunimit të vajzës nga djali i deputetit të PS, reagon policia: Ja e vërteta…”

  1. eshte bere e pa durueshme says:

    Po ç’pune ka babai se çfare ben djali sot! E pyet babain? Nuk e di si i ka punet Saliu me Xenin dhe nusen, por , por ai ka ca dokumenta publike qe Xeni ka bere shume proçka edhe me ministrat private te ish qeverise se Saliut apo dhe ca firma si psh: ajo e Aldos apo Fatmirit. Pa le me ate te kalajt….dhe fundi nuk u dihet. Mbylljani gojen atij qeni juve qe u bie me qafe, ndryshe jeni mut dhe ju!

    1. ben says:

      Rlindja me fyryren e vertete
      Shtet bandit
      Nje bandit perdhunon nje vajze dhe policia nuk pranon te mari as denoncim dhe detyrohet familja e gjore te shkoje ne tirane te beje denoncimin.
      Po me bandite se kaq eshte deklarata e policise
      ” do marim masa nese ka shkelje flagrante te ligjit”
      Cilat jane shkeljet flagrante te ligjit???????????
      Po patjeter nje bande qe nje tutor prostitutash e ben deputet
      Nje tutor tjeter kryetar bashkie
      Patjeter qe te perdhunosh eshte pjese e karieres se kesaj bande.
      Ne ka baba ose vella kjo vajze ta dini se nuk keni gje me policine
      Dilini vet zot ashtu sic dilet zot ne te tilla raste.

  2. Albani says:

    Shtet kurve.
    Sa vjet u denua djali I deputetes Xhuvani qe vrau tre persona?
    18 vjet?
    Me sa del jashte?
    Nje te treten?
    6 vjet do te beje shtet kurve.

  3. rrema says:

    O koqe kanari je bo si li pazari tallin bythen robt me ty, ik mor derr maloku se po te vje ora me shku ne ferr.

    1. Albani says:

      O rrem,a po ma merr nje her ne goj?

  4. Bosi says:

    O alban o cop k..ri , nuk te denon shteti o idiot por te denon gjyqesori qe eshte mhb me vete . Shteti te kap dhe te dergon para drejtesise vetem kaq ka ne dore o cop mishi. Gjykatat i kane kospitur qeverrite e saliut nder vite dmth( motershkerdhyerit) dhe ky shtet po i cmonton dhe po i reformon qe ti mos te kesh mundesi te thuash idiotlliqe ne te ardhmen o cop mishi me dy sy dhe me nje goje.. Me respektt

  5. h says:

    Mos i jepni asnje rendësi çfarë thotë shejtan-maloku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje