"Liderët e korruptuar shqiptarë të bashkuar kundër Amerikës, kërkojnë shpëtim në Rusi..."

28 Korrik 2018, 23:30Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar, në çoroditje mendore dhe me frikë, po turret të kërkojë ndihmë në Moskë, në Beograd dhe në Stamboll.

Njëlloj si një shekull më parë kur heroi shqiptar Avni Rustemi vrau në Paris Esad Toptanin.

Shumica e krerëve historikë të Arbërisë dhe Shqipërisë mesjetare dhe moderne kanë shitur interesin kombëtar të shqiptarëve ose në Stamboll, ose në Beograd, ose në Moskë ose në Athinë.

Kjo është arsyeja dhe vetë Shkaku i tragjedisë shqiptare.

Por të gjithë këta pashallarë; princa; mbretër; këta kryeministra dhe këta sekretarë të parë, kanë qenë të gjithë të tjetërsuar nga interesi primitiv privat dhe vetjak. Por këtu duhet përmendur edhe presioni sllav në fillim, dhe osman dhe turk e sllav bashkë, më pas, që ka qenë kundër arbërit dhe kundër shqiptarit, ka qenë një presion tepër i madh.

E njëjta gjë është dhe sot.

I gjithë korrupsioni i sotëm shqiptar e ka shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Beograd.

Është sërish e njëjta arsye dhe i njëjti shkak: liderët e mëdhenj të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin e tyre duke shitur shqiptarët dhe interesin kombëtar në Moskë, në Staboll dhe në Beograd; sepse Athina ende nuk ka dalë në skenë.

Por sot ka një risi: janë shqiptarët 97 përqind proamerikanë; dhe interesi amerikan drejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është shumë i madh.

Fati i historisë moderne apo historisë së re të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor; domethënë në Ilirikumim klasik historik; është fakti që interesi gjithëshqiptar në Ballkan është bashkuar me interesin amerikan; por njëhetësh, edhe fakti që Amerika është sot superfuqia e vetme e Kohës historike.

Brenda kësaj gjendjeje, të bashkuar kundër Amerikës në Shqipëri, krerët e korrupsionit të lartë shtetëror nuk kanë asnjë mundësi shpëtimi për ndëshkim. Edhe Rama edhe Berisha edhe Basha, sot janë lëshuar drejt Moskës dhe Stambollit; që të mund të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Por a e bëjnë dot? Lodhen kot.

Rrealisht, në këtë rrugë pa krye këta i ka shtyrë frika.

Në fakt shqiptarët sot janë nën zgjedhën Berisha-Rama, por nga kjo zgjedhë ata do të mund të dalin vetëm me ndihmën e politikës amerikane. Dhe kjo ndihmë deri më tani ka qenë e gjithanshme.

Shqiptarët, të gjithë të zënë në befasinë e Kohës që në vitin 1991, tani nuk kanë më asnjë mundësi që vetë të mund të shpëtojnë dot nga zgjedha Berisha Rama. Por në të njëjtën kohë shqiptarët presin zhvillimin e ngjarjeve sipas motivit amerikano-shqiptar në Ballkan.

Sot gjithkush nga kundërshtarët e Shqipërisë e ka konstatuar ekzistencën e motivit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po cili është ky motiv?

Motivi amerikano-shqiptar në Ballkan është bashkimi shqiptar. Dhe ky bashkim do të realizohet.

Koha nuk e mposhti dot historinë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe Shqiptarët, sado që mën zgjedhën Hoxha-Tito në 50 vjet, nuk humbën duke hyrë në një dekadencë historike, por triumfuan duke hyrë në vitalitetin e tharmit të tyre të vjetër që u manifestua fuqishëm nga gjuha shqipe.

Genocidi njëqind vjeçar antishqiptar në Greqi dhe Jugosllavi nuk ia arriti që ta mposhtte motivin shqiptar. Madje, nën forcën e politikës amerikane, që në vitin 1974, në Ballkanin Perëndimor dolën dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova, pavarësisht se Kosova ishte një krahinë autonome brenda juridiksionit federativ jugosllav. Por në kushtetutën e Jugosllavisë ajo ishte njësi konstituente, domethënë një republikë. Titoja e bëri këtë nën presionin e presidentit amerikan Riçard Nikson, dhe, i tmerruar nga kjo, ai vetë nuk e nënshkroi kushtetutën e vitit 1974 dhe atë e nënshkroi zëvendës Presidenti i Jugosllavisë Shpilak.

Ajo që u pa qartë në vitet e mëpasme ishte fakti i shpërthimit aktiv dhe modern i gjuhës dhe kulturës së lartë shqipe në Kosovë.

Shqiptarët me dy universitete, një në Tiranl dhe një në Prishtinë, në 15 vjet arritën të binin atë që nuk ishte bërë dot në 150 vjet shtypje tërësore për çfarrosjen e shqiptarëve në Greqi dhe në botën sllave.

Prandaj, viti 1999 që solli pavarësinë e Kosovës ka qenë strukturuar nga politika amerikane që në vitin 1974.

Po cilët janë realisht këta larore që po drejtojnë sot Shqipërinë?

Ajo që bie në sy sot është fakti se, në funksion të lidershipit aktual shqiptar në Shqipëri, konstatohet po e njëjta gjë edhe sot: krerët e korrupsionit Berisha, Rama, Meta, Basha dhe bishtat e tyre, janë të bashkuar si të gjithë të vjetërit e tjerë të korruptuar në historinë shqiptare, që të ruajnë sundimin e tyre korruptiv dukë shitur interesin kombëtar.

Gjithmonë në kohët moderne të shtetit shqiptar është ngritur kjo pyetje: kush po e drejton vendin: një individ që është sundues skllrvërish dhe shkaku i padrejtësisë shoqërore, apo një individ që është drejtues qytetarësh?

Ja kjo është edhe pyetja që duhet të ngremë për historinë e Shqipërisë, kush?

Pas luftës së Dytë Botërore shqiptarët u drejtuan nga një sundues skllervërish – Enver Hoxha.

Ky kishte pushtet absolut dhe vetë mund të vriste këdo, dhe tani gjithçka është e dokumentuar. Por, pikërisht për këtë, të gjithë kanë qenë skllevër të një individi, pavarësisht se skllevërit më të pështirë kanë qenë lakenjtë e tij me të cilët, pasi vriste me ta kundërshtarët e tij, ai vriste dhe vetë lakenjtë.

Por koha sot përsëri nuk është e ndryshme. Kush po e drejton sot Shqipërinë?

Shqipërinë sot po e drejton një grup i korruptuar që tani, i kapur me prova në korrupsion, kërkon të shkatërrojë Shqipërinë dhe vetë shqiptarët, në mënyrë që të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Janë të gjithë bashkë, dhe bashkërisht janë hedhur në sulm kundër politikës amerikane në Shqipëri, e cila po kërkon ristrukturimin e një shteti të drejtë shqiptar, duke luftuar ashpër në fillim korrupsionin, që mandej të fillojë ristrukturimi real i një shteti demokratik shqiptar.

Triumfi i antikorrupsionit në Shqipëri, menjëherë hap rrugën për triumfin e antikorrupsionit edhe në Kosovë dhe krijon premisën reale për dominimin shqiptar të Maqedonisë, dhe bashkimin e Kosovës me Preshevën dhe Bujankvcin, sepse politika e lartë amerikano-gjermane nuk mud t’i kthehet sërish edhe një herë çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kjo çështje do të mbyllet që këtë vit, sepse politika orientale në këtë zonë po kërkon që të hyjë këtu me anë të elitës së korruptuar shqiptare që përfaqësohet nga Berisha, Rama dhe Meta.

Por në fakt gjithçka është mbyllur. Politika amerikane kërkon një faktor stabël në aleancë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e ka gjetur te bota shqiptare.

Kjo zonë, nën një prizëm global, është e domosdoshme për Anerikën, dhe të vetmen garanci për këtë e jep Shqipëria e bashkuar si bashkim i të gjithë botës shqiptare në Ballkan, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor përbëhet sot nga tetë milionë milionë shqiptarë.

Me përjashtim të Francës, politika perëndimore gjithmonë e ka parë bashkimin shqiptar në një shtet të fuqishëm, sepse vetëm kështu frenohet ndërhyrja ruse, e cila që në shekullin e shtatëmbëdhjetë ka qenë një agresion barbar kundër Arbërisë dhe Shqipërisë. Ajo kështu është dhe sot. Por sot këtë politikë unifikuese të Arbërisë moderne po e drejton politika amerikane.

Pas riformulimit gjeografik të botës shqiptare të bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Shenjat janë që politika amerikane do të ndihmojë në arritjen e një aleance solide shqiotaro-kroate.

Po ta shohësh me vëmendje, vizita e Presidentes Kroate në Tiranë para disa ditësh, në epiqendër të saj kishte aleancën e madhe shqiptaro kroate në Ballkan.

Kjo tregon se politika amerikane ndërkohë e ka njohur mirë politikën ballkanike, dhe kuptohet se e di që rikrijimi i faktoriumit shqiptaro-kroat në Ballkan, krijon në politikën globale realisht Ballkanin proamerikan. Prandaj Shqipëria e bashkuar sot është domosdoshmëri e politikës amerikane.

24 komente në ““Liderët e korruptuar shqiptarë të bashkuar kundër Amerikës, kërkojnë shpëtim në Rusi…””

  1. Blloku says:

    Nuk e kuptoj si vazhdoni botoni shkrimet e z. Ngjela? Sapo e lexon fjaline e pare e di permbajtjen e shkrimit.
    Te gjithe ne nje thes, disa per inate te vjetra disa per inate te reja, duhen share qe ti te dukesh i pa anshem. Pastaj SHBA, pastaj Moska psstaj ndonje fjali, nqs ke fat, qe mund ta kuptosh dhe ta marresh vesh artikullin e artikull shkruesit avokat.
    TEMA na lodhet me keta te skurjasur.

    1. LEXUES SHQIPTAR says:

      @Bllokuqis
      Ti bllokuqis je grek dhe s’te pyesim ty per bashkimin shqiptar.
      Te tradheton fjala e fundit ne gjuhen e skurjasur te Anastasit.

  2. Luli says:

    Respekte Av.Ngjela,je i vetmi qe ke kurajon ti legenosesh te gjithe hajdutet e popullit Shqiptar me emra.Le te shajne morrat e kuq te Temes qe shesin bythen per nje rroge ne shtet.

  3. Leo says:

    Ore Bllok, qenke i trullosur nga opiumi ideologjik klerikal qe poshtron Rilindjen Shqiltare, Rilindjen qe bashkoi Shqiptaret ne Kongresin e Manastirit dhe u bene model i diturise dhe demokracise Amerikane qe qendron permbi dasite e pollitikave klerikale, si vete Perendia dhe Shqiptaria.

  4. Xxl says:

    Taku me keta te gjithe ke bashkpunuar ne te kaluaren ,tash q’ka ndodhe? R

  5. Sp says:

    Tik taku kendon gjeli dhe askush nuk e degjon-b

  6. Taku per takun? says:

    Taku kur i ke ren llap heren e fundit? G

  7. fatos says:

    AVOKATI DESHTAK DON TE THOTE SE KY NA E DO TE MIREN EKY JO, ,,,,,POR NE DUHET TE MENDOJME VETE PER VETEN TONE,,,TE PUNOJME NATE E DITE, ,,TE ANULLOJME KONCESIONET E DEMSHME PER SHQIPERINE,,,SIDOMOS HIDROCENTRALET ne VERI,,,DHE TE IZOLOJME HAJDUTET BE QEVERI QE PO NA PIJNE TE GJALLE…..

  8. SALI says:

    IK O BLLOKU BEJU SALI DHE BASHE NXIR FYTYREN E VERTETE,SPARTAKU KA GODITUR NE SHEJE TE DOGJI APO JO.

  9. alphade says:

    Mos je bere harraq zoti Ngjela ! Ke harruar numurin tre: Dhe ky i treti
    eshte i verteti qe me sa duket ju keni “debolese” dhe ky eshte Ilir Me –
    tushi dhe i katerti eshte, pa dyshim, Lulush Bashici ! Prandaj te them
    zoti avokat se je bere harraq. Qe te evidentosh zellin e Saliut, Metes dhe
    Bashen per te gjetur “refuxhio” ne Rusine e Putinit apo ne Serbine e
    Vucicit, kete ta besoj ,por te thuash te njejten gje K/ministrin per te gje-
    tur strehim te Turqia e Erdoganit ,per nje milion aresye ne syte e shqip-
    tareve duket krejtesisht e pabesueshme .
    Fakti qe ve ne nje plan krimi Sali Berishen me Edi Ramen te ben jo vetem
    te pabesueshem por dynjaja shqiptare thote : Avokati paska lajthitur ..,..!
    O burra ta sherojme se na duhet edhe per ca kohe derisa te mbaroje
    Vettingu…!!!

  10. alphade says:

    Shtojce: pasi lexova te gjithe artikullin e Avokatit kinstatova se
    zoti Ngjela ,ne fillim ve dyshjen Berisha- Rama,por me poshte
    sakteson duke korigjuar shkrimin dhe ben “shtojcen: Berisha-
    Rama-Meta- Basha …” .!

  11. emigranti says:

    Avokat duhet te jesh me shume realist.Jo se dua te mbroj Ramen,se ne rast se dhe ai ka gisht ne korrupsion,te mare dhe ai ate qe i takon.Realiteti duket ndryshe,dhe nuk me rezulton deri tani se po pengon Reformen ne Drejtesi,apo perplasje me politiken Amerikane,prandaj boll me inate personale dhe i fut te gjithe ne nje thes ,se behesh qesharak.Ne qofte se e ben per interesa politike personale ,atehere le ti marim si te tilla dhe ketu mbaron historia.Ne kerkojme analiza reale dhe ajo politike,se ato ne cdo tre deklarata, dy jane genjeshtra me qellime politike.

  12. K says:

    Ata vjedhin dhe pasurojnë brezin e 10 , kurse ju bëni Llak llak. Ligji i konfiskimit, ndyshe do ta mbarojnë shqipërini së vjedhuri dhe do jeni të detyruar ti paguani qera saliut dhe mbesës maloke.

  13. Dymi says:

    Ketij i eshte shpuar kaplloqja nga temthi ne temth, prandaj i kane rrjedhur trute dhe i vershellen era. Flet sikur eshte Presidenti i Amerikes, megjithse ne Shqiperi nuk e PJERDH njeri. Taku te qofte i lehte dheu i harreses dhe “gazi i pulave”.

  14. Lennard says:

    Z.Ngjela i kam ndjekur vazhdimisht analizat tuaja.Per Saliun,Meten,Lul-Sumkapucin ke plotesisht te drejte .Po Rama me rezulton se e ka perkrahur gjithmone Reformen per Drejtesi .Ka qene ne Unison me Nderkombetaret.Po pati gisht apo Dore ne korrupsion le te marre dhe Ai denimin qe i takon ,po duhet te beni nje Paranteze ne analizen Tuaj se eshte krejt ndryshe nga Sali Gerdeci,Lul-Hajduti apo Like Bajga me Mona Baxhellen

  15. Durimi says:

    E shkroi historin ky, por un nuk besoj kurre tek ata njerez qe nuk ndertojne dot familjen e vogel te tyte dhe japin men si duhet ndertuar familja e madhe e shoqerise. Edhte absurde!

  16. mik says:

    Ngjela ka te drejte, politika Shqiptare asht e dhjere, qe ne fakt keshtu ka qene gjithmone, e jo vetem 28 vjetet e fundit. Te qenurit gjithmone e tille, tregon dicka. Ketu asht kutia e Pandores.
    Kush ma shume e kush ma pak, nuk ka politikan ne Shqiperi qe nuk asht i korruptuar. Ne te gjitha segmentet e jetes Shqiptare ka korrupsion, vjedhje dhe imoralitet maksimal. Si asht e mundur ne nje gjendje te tille te shtetit, Kryeministri te jete i paster ? Te gjithe e dime qe peshku fillon e qelbet nga koka.
    Edhe nqs ka fillu per me marre nje rruge te drejte, pa pengesa rruges, prap, Shqiperise i duhen dekada per me arrite aty ku asht nis. Ky asht fakt.
    PS: Me vjen me qesh me disa komentues, kujtojne se jane ne nivel te barabart intelektual me Ngjelen, qe duke e fyer dhe share ( jo per militantizem, por per kothere ) kujtojne se kan debatu me shkrimet e tij. Spordhjake.

  17. jon says:

    Le ti themi Ngjeles ate qe eshte . Sharlatan i shkalles se larte dhe luan me injorancen e popullit te tij dhe gjithashtu dikush e paguan per keto genjeshtera qe shkruan. Jep ndonje fakt per akuzat. Sigurisht qe jo. Thjeshte luan me emocionet e lexuesve. Le te permendim disa fakte: Thote se 97 % jane proamerikane. Sigurisht qe eshte genjeshter e pa diskutueshme. Kejo duket me shume si shifer votimi ne kohen e monizmit. Por e verteta eshte se shqiptaret jane me proamerikane se asnje komb ne bote. Pse shqiptaret jane me proamerikane se psh, gjermanet, japonezet etj? Jo vetem kaqe por shqiptaret jane me proamerikane dhe se vete amerikanet. USA me te vertete eshte nje corbe. Disa duan qe USA te shperbehet, disa e duan te behet shtet multikulturor etj ,etj. Pra diku rreth 60% e amerikaneve duan USA. Shqiptaret qe duan te qorruar USA sjane as budallenj as injoranete. Thjeshte jane idiote. Tjetera.Si ne kohen e monizmit kur akuzohej per armik i klasave, tani akuzohen per pro Rus pa asnje fakt . Ngs Gjermania ka 2 tubacione gazi nga rusia. Ku eshte e keqja te besh tregeti me rusin? Duket se Shqiperia do te beje nje marreveshje me Turqine , Maqedonine apo dhe Greqine qe gazi rus te kaloje edhe ne Shqiperi . Por sharrlatane si Ngjela menjehere hedhin akuza se gjoja cdo politikan qe do, jo me te beje marreveshe , por edhe te takoje nje rus e quan tradheti. Pra tradhetar i vertete eshte Ngjela dhe asnje tjeter dhe idiotet thone amin.

  18. Pedro i ri says:

    Me psk fantazi, por ne vija te pergjithshme korrekt.
    Te lumte per kontributin qe sjell ne ceshtjen qe sjell ne ceshtjen Shqiptare z. Ngjela

  19. Alboz934 says:

    Degjo ti Ngjela dhe ngjelucet tjere . E para , ti flet kunder Rames me mllefin tend qe nuk te mori ne qeveri se mbajte shume shprese . E dyta , Çili kryeminister p…th same merrte guximin e bente te gjitha keto reforma qe po ben ky ne keto pak vjete( pse nuk kerkove po le me te filloje ti reformen ne drejtesi ti kur ishe ne qeveri me kriminelat e vjedhjes e shkatrrimit shqiperise ) Ja pra ky eshte Edi Rama qe po i ben pa çare koken se jo pak shkopinj nen rrota i kan fut ata qe u preken interesat dhe i fusin edhe sot . Taku ti e din qe reformat kane dhimbje kane kosto dhe rezultatet shihen mbas 4apo 5 vjetesh . Çfare u be 25 vjete rrjesht , vetem vjedhje shkatrrim vrasje masive me 97 ten Gerdecin , 21 Janarin etj .Ne fund po te kujtoj qe per çeshtjen kombetare per gjuhen kulturen e historine e shqipetareve duhet te jemi ne unison te gjithe bashke e jo Amerika po nuk ka amerike qe te shpeton kur dikush i sherben Serbit duke i çuar karborant me vra shqiptare dikush i sherben grekut e me radhe . Ne fund deshira ime personale eshte te mos ekzistonte Amerika atehere bota do ishte e qete dhe nuk do kishte luftra .

  20. Pidhari i lasht says:

    Do krijohet shqipnija e madhe?
    Pse s thomi qe do behet muti i madh?
    Muti mullar thot rruga.
    Shqipniqira r shqiptarqirve te qir shqipqiqirisht..

    Asdreni ke treni

  21. Professor says:

    Ha..
    Si ato hartimet e nxensve te klases 7 ne koh t dull sqepar kamunizmit ….

  22. timo says:

    Take, çdo komb apo shtet,i vogël apo i madh ka nevojë për aleanca politike, ekonomike, ushtarake apo ideollogjike për të mbijetuar, aq më shumë vende të vogla si Shqipëria. Historia botërore dhe bashkëkoha na e mëson këtë gjë? Gabimi yt është se të gjitha aleancat e Shtetit Shqipëtar të kryera deri më sot ti i quan si shitblerje për interesa të ngushta deri vetjake. Nuk të mohoj krejtësisht sepse ka dhe të tilla. Por në të njëjtën kohë të gjykoja sipas teje, mund të thosha se dhe tI je “i shitur apo i blerë” tek SHBA-të sepse mbështet dhe këmbëngul aq fort sa disa herë bëhesh paradoksal në këtë këmbëngulje. Madje të krijohet përshtypja se edhe ti ke një intres vetjak të shtuar për të qenë “kryeministër i ardhëshëm”.Shqipërisë së vogël i është dashur të bëjë të pamundurën për të mbijetuar për tI shpëtuar “gëlltitjes” nga të tjerët. Kjo i ka detyruar qeveritë e mëparëshme ti nënështrohen aleancave nga të cilat periodikisht ka pasur përfitime por edhe dështime. Edhe sot politikanët shqipëtarë kush më shumë dhe kush më pak janë vendosur në një aleance me BE-në dhe me SHBA-të për të mbijetuar. A do të japë rezultatet e pritura nga populli shqipëtar kjo aleance? Shpresojmë! Por nuk ma do mendja që nesër, në qoftë se nuk sjell asnjë leverdi për popullin kjo aleancë, një Spartak Ngjela tjetër, të thotë që kjo qeveri e sotme ishte shitur apo blerë nga BE-ja apo SHBA-të.

  23. delete says:

    Sado mosbindes mund t’ju duket Avokati rreth Rames, fakti eshte se ky i fundit dihet qe ka bere pazare me ok me kryehajdutin Ilir Meta per vite me rradhe. Pazarin e fudit e beri edhe me Lulen pas çadres duke shtrenguar edhe duart ne publik. Pra fleksibiliteti per tju adaptuar situatave politiko-ekonomike KM-it duket qe nuk i mungon. Ky fakt dhe indifirenca e Rames edhe pse tashme me nje Kryeprokurore nga ai vet e zgjedhur per te mos hapur, ose te pakten “tentuar”per te hapur dosjet e bujshme te Gerdecit, 21 Janarit etj, te bejne t’i japesh Ngjeles te drejte kur thote qe keta plehra jane te gjithe nga i njejti kazan….. Fakti eshte se KM ka me teper se 5 vjet ne krye dhe nuk ka bere asgje ndryshe nga Sali bajga persa i perket tronditjes se kastes se super korruptuar dhe anti-kombetare te politike shqiptare. Edhe nje naiv e merr vesh qe ky ka bere politike me parimin: as nuk ju ngas e as mos me ngisni. Dhe ne kete mes, natyrisht per te millionten here hurin e ha prap populli dele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje