Kur ka mbushur dy muaj në krye të Krimeve të Rënda , Donika Prela kërkon të informohet se cilët janë peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël që po hetohen brenda godinës së qelqtë. Përmes këtij urdhri të firmosur në datën 20 korrik , Prela kërkon që brenda ditës të informohet me shkrim nga çdo oficer i policisë gjyqësore për dosjet dhe emrat e shtetasve që janë nën hetim si edhe për veprën për çfarë po hetohen.
Por kërkesa e paprecedente përcjellë 14 oficerëve ka anashkaluar prokurorët që janë zot të dosjeve dhe që për shkak të ligjit gjatë hetimeve janë të pavarur nga vullneti i eprorit. Shmangia e prokurorëve nga shefja e re që vjen nga akuza e Durrësit ndodh edhe për shkak të marrëdhënieve të ngrira me vartësit, ashtu si ka ndodhur edhe më herët kur në krye të Krimeve është vendosur një drejtues jashtë radhëve të prokurorëve për krimet e rënda. Paralelisht me këtë urdhër Donika Prela u ka ndryshuar prokurorëve njerëzit me të cilët ata punojnë që janë oficerët e policisë gjyqësore.
Reforma në drejtësi garanton pavarësinë e prokurorit nga shefi. Por megjithë ligjin, drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ambiciet e një “Big Brother”.
Një urdhër i dytë verbal tregon dëshirën e kryeprokurores për të kontrolluar e vëzhguar gjithçka. Pas veprimit për të vendosur nën kontroll oficerët e policisë gjyqësore, zonja e akuzës ju kërkon sekretarëve që ta vënë në dijeni për çdo shkresë dhe korrespodencë me prokurorët. Diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe atëherë kur prokuroria ishte e centralizuar .
Nga ana tjetër Prela ju ka besuar sektorët kundër korrupsionit dhe trafiqeve, dy prokurorëve Gentian Osmani dhe Anton Martini, të cilët edhe me paraardhësit kanë mbajtur detyra drejtuese. Krimet e Rënda nuk u kanë dhënë ende drejtim dosjeve të forta, sikurse ajo e Saimir Tahirit, për të cilin janë zgjatur edhe tre muaj afatet hetimore, çështja e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit, dosja e 613 kilogramë kokaine të bllokuar po në Durrës si edhe dëshmia e Albert Veliut, i quajtur ndryshe “Dëshmitari X”.
E kritikuar shpesh për rezultate të papërfillshme në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes statistikave prokuroria e Krimeve të Rënda është mbrojtur në vite veçanërisht me hetimin e dy fenomeneve, kultivimit të kanabisit dhe gjobvënieve. Dhe derisa të zëvendësohet me SPAK, do të duhet të shohim nëse struktura e re e sapongritur ajo e Forcës së Ligjit do ta thyejë apo jo këtë paragjykim, ashtu siç do duhet të shohim nëse do ta përballojnë apo jo prokurorët, risinë e re të ligjit, që ju jep secilit prej tyre fuqi të njëjtë. /TCH
Si puna e miut,ku eshte macja ta perplas.
Kur prokurorja e pergjithshme e perkohshme zgjidhet duke mos pjerdhur ligjin
Kur prokurorja e krimeve te renda zgjidhet nga prokurorja ppp duke mos pjerdhur ligjin
Kur vetingun e kalon ose nuk e kalon duke mos pjerdhur ligjin
Patjeter qe edhe kjo prokurore nuk ka pse pjerdh ligjin
Vari lesht me shtet i pjerdhur nuk ka ku te veje.
PS: ore me pergjimin e babales ca u be?????? Se timonieri e nxori fallco pse italianet nuk e moren persiper???????. Pse keta laboratoret zyrtare jane kaq legene dhe e vonojne kaq shume kur timonierit ju deshen vetem 10 minuta?????????
Rilindja po fusni uje nga te gjitha anet perdite po ju hapet nga vrime e re.
Ahhhhhh moj zonje i madhe dhe I vogel e e dine cilet jane peshqet e qelbur ….zoti SPARTAK NGJELA PERDIT THOTE SE : “PESHQET E MEDHENJE JANE (*saliu, meta, rama, basha, mediu, kryemadhja,”
Vazhdoje Inciativen qe more. Mos u terhiq. Populli jone nuk do jete i qete derisa te gjykohen e te vihen para drejtesise orkestra politike e korrupsionit dhe hajdutve qe i kan dhe po i marrin frymen popullit, Sali Berisha, Ilir Metai, Basha por dhe kryeministri jon Rama i cili e konsideron vehten te paster dhe punon perOligarket dhe jo per popullin. Zonja DONIKA te shkofte mbare dhe suksese. Shqiperia ka plot njerez te ditur, qe din te drejton shtetin por te duan popullin e te gjitha shtresave. Shqiperia eshte ete gjithe popullit. Pronen publike duhet ta gezojne te gjithe dhe jo ta perdor qeveria per interesat e ngushta private. DIje Saliu e sot Edi. POpulli ne zonat e naftes dhe te mineraleve ,vuan nga pasojat e shfrytezimit te koncensioneve dhe nuk merr asnje qindarke nga ajo pasuri si ne shtetet e tjera te botes.
njoni nipi i byrose politike
tjetri minister i ramiz alise
tjetri bir i sekretarit te pare partise
dhe ai me kryesori bir nga Cepani…
–
kukullat e mesiperme ne foto kane nevoje edhe keto per dekorata nga vete Edrama…