Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët, pjesërisht shtrëngatë shiu dhe stuhi afatshkurtra mbi relievet e larta kodrinore-malore në Lindje të territorit. Vija bregdetare preket nga reshjet në orët e para të mëngjesit. Më tej mot me diell dhe vranësira kalimtare. Mjegullinë e izoluar në zonat malore.
Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15m/sek e vrullshme në bregdetin Jugor.Valëzimi në dete i forcës 3-4 me lartësi vale 1.4-2.5metër.