Post-mortum: Kush ishte Luan Hajdaraga? Qeveritari i vetëm pas viteve ‘90 nga trojet etnike dhe akuzat për shpërdorimin e... orizit

30 Korrik 2018, 19:11Dossier TEMA

Obituar pas ndërrimit të jetës së politikanit të njohur shqiptar….

Luan Hajdaraga, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të shpejtë, është qeveritari i vetëm shqiptar pas vitit 1990 që vjen nga trojet etnike dhe jo nga Shqipëria londineze e 1913-ës.

Edhe pse i lindur në Tiranë, Hajdaraga i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, i përket një familje të ardhur nga Dibra e Madhe apo Dibra-Shehër(qytet), siç i thonë, që u shpërngul në kryeqytetin shqiptar pikërisht në kohën e zhvendosjen e madhe të dibranëve drejt Tiranës në fillim të shekullit të kaluar.

Familjarët e afërt të të ndjerit Luan Hajdaraga jetojnë në Dibër dhe janë familje me mjaft influencë.

Madje Gazmend Hajdaraga, kushëriri i parë i ish-ministrit ka qenë deputet shqiptar në parlamentin e Maqedonisë.

Psikolog me profesion, Luan Hajdaraga i përket grupit të intelektualëve që është marrë gjatë me arsimin shqiptar dhe metodat e mëdhimdhënies.

Ka qenë para vitit 1990 drejtor i Institutit të Mësuesisë dhe në ekran u njoh në një emision të viteve ‘80 të titulluar: “Mësues, Prindër, Nxënës”.

Pjesëtar i plejadës së mjeshtrave të pedagogjisë, Hajdaraga ju fut politikës menjëherë në vitin 1990, së bashku me disa profesorë të tjerë në grupin që mori në drejtim Partinë Socialiste.

Është zgjedhur deputet në vitin 1992 nga lista proporcionale dhe ka qenë një nga 4 regjentët e drejtimit të  PS-së kur Fatos Nano ishte në burg.

Një rezonante ka pasur ai në jetën e tij si politikan- fjalori krejt qytetar pa eksese dhe pa një qëndrim të polarizuar.

Madje në kohën kur Nano ishte në burg, mjaft socialistë e akuzonin si të “butë me Berishën”, madje edhe të lidhur me të vetëm se nuk shante kundërshtarët.

Kur PS vjen në pushtet në vitin 1997, Luan Hajdaraga zgjidhet deputet, por nuk mori pjesë në qeverinë e parë të Fatos Nanos.

Drejton komisionin e Sigurisë Kombëtare, në kulmin e konfliktit PS-PD, por në auditorin e ri nuk pati asnjëherë të tillë.

Madje Hajdaraga mbahet mend në dy ngjarje që ka qenë mjaft i rëndësishëm përsa i përket kolegëve të tij të opozitës.

Kur plagoset Azem Hajdari nga Gafurr Mazreku, Luan Hajdaraga ishte ndër të parët që e mori trupin e deputetit të PD-së për ta dërguar në spital.

Ndërkohë, kur Pjetër Arbnori pëson një goditje gjatë grevës së urisë në Kuvend, i ndjeri Hajdaraga nuk priti asnjë sekondë dhe e dërgoi ish-kreun e Kuvendit me urgjencë në spital.

Në vitin 1999 emërohet ministër i Mbrojtjes nga Pandeli Majko, dhe më pas qëndron në këtë detyrë edhe me Ilir Metën-kryeministër.

Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ishte ministri që menaxhoi situatën në kufi me Serbinë, por nuk u bë asnjëherë protagonist.

Dy vjet më pas, Shekulli publikoi një investigim ku Hajdaraga përflitej për abuzime me tenderat e ushtrisë, ku cilësohej si produkt kryesor shpërdorimi i orizit.

Këto akuza i mori në dorë Sali Berisha, i cili e supernominoi “Orizaga”.

Por ndaj Hajdaragës nuk u ngrit asnjëherë akuzë publike prej Prokurorisë.

Në qeverinë e Fatos Nanos, pas vitit 2002 emërohet zv.ministër i Jashtëm dhe për një periudhë të shkurtër drejtoi diplomacinë shqiptare në mungesë të ministrit.

Edhe pse Ilir Metën e kishte mik të afërt, madje e mbrojti fort në KPD-në e famshme, Hajdaraga nuk ju bashkua LSI-së kur ndodhi shizma e madhe e së majtës.

Pas ardhjes së Edi Ramës, ky i fundit nuk e afroi asnjëherë në kupolën socialiste, përveç një momenti në të ashtuquajturin Këshilli i të Urtëve.

Dalëngadalë, Luan Hajdaraga, i cili që prej vitit 2000 është edhe shtetas amerikan dhe familja i jeton atje, u distancua nga politika duke u marrë me leksione akademike, ku ishte shumë aktiv në Maqedoni.

Madje goditja e parë në tru i erdhi gjatë lëvizjes me makinë për në Maqedoni, disa muaj më parë.

Hajdaraga i përket llojit të politikanëve mjaft të zgjuar, e me bagazh të lartë intelektual. Zotëronte titullin Profesor-Doktor, kur ata që e mbanin këtë gradë numëroheshin me gishtat e dorës.

Ai dinte shumë për të gjithë historinë dhe intrigat e së majtës shqiptare në vite, e megjithatë asnjëherë nuk i bëri publike.

Ndoshta në kushtet reale të Shqipërisë, intelektualët i ndrydhin dhe i lënë në “qoshet mikroborgjeze” të kujdessjes për familjen dhe jetën e tyre, pasi e njohin mirë rrezikun në politikë.

Ndaj, siç duket, prej disa vitesh vrullin në politikë e kanë marrë ata që quhen “të fortët”, të cilët zgjidhin më shpejt dhe më “lehtë” problemet që dalin përpara.

Hajdaraga, një dibran i diplomuar në Rumani, nuk e mohoi asnjëherë vendlindjen por asnjëherë nuk shkoi të kandidonte në “Dibrën e re”, pasi duket e dinte që ata që e njohin janë jashtë kufinjve, lidhjet me të cilët i ka mbajtur gjithmonë edhe gjatë regjimit komunist…

15 komente në “Post-mortum: Kush ishte Luan Hajdaraga? Qeveritari i vetëm pas viteve ‘90 nga trojet etnike dhe akuzat për shpërdorimin e… orizit”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    dhe ”HAJDAR’ dhe ‘autocthonus’…!!!!??

    1. undefined says:

      Jevgo shko shuj zjarret se ju kan bo te folni me vete se shkerdhata masanej hajde fol per “hajdarna” rendele cpu

  2. MAJAKOVSKI says:

    Paragrafin e fundit gazetari (ndoshta YP) e ka shprehur me diplomaci. Luan Hajdaraga ky personalitet qe perfaqeson vlerat me te bukura dhe te mira te qytetarit te origjines dibran sheherli nuk mund te kandidonte ne nje ambient ku mbizoteronte mentaliteti fshataresk meqe perqindja qytetare e sheherlinjve eshte e pallogaritshme dhe ne nje ambient ku gjithnje ka qene e dukshme xhelozia per qytetarin edhe pse ia njihnin vlerat dhe e respektonin per ato vlera.

    1. Alimi says:

      E ke gabim ka dashur te thote qe Luani e njihte mire mentalitetin banditesk te PD ne Peshkopi dhe prandaj nuk kandidoi , u ballafaqua nje djale tjeter dibre Ilir Gjoni po e mbyti banditzmin e PD se gazidedes me dhune dhe prandaj fitoi pasi PD ne Diber njeh vetem llogjiken e forces dhe dhunes dhe hajdaraga nuk mund ta ushtronte, kjo u pa ne zgjedhjet e fundit nga dhuna e ushtruar nga PDIU dolen deputet.

  3. mikojani says:

    Sala,Liri,Edi,Luli dhe Tosi,te gjithe bashke nuk jane as sa koqet e LUAN HAJDARAGES,duhet Brace dhe Alibeja per kusur.BURRE I ZGJUAR,I MENCUR DHE I URTE,U PREFTE NE PAQE SHPIRTI I TIJ,SHEMBULL PER POLETIKANET E SOTEM QE JANE CA HAJVANE.Me qe ra fjala,per punen e orizit,Luani nuk dinte asgje,thjeshte vuri firmen se i tha Tos marmalata qe eshte miku im.KETE E DIN GJITHE MINISTRIA E MBROJTJES.

    1. Xha Braho says:

      Qe per orizin e pilafin do mbahet mend ky kete sot kush. A dhe nji gjo kish dashnore nje Miss Shqipnia qe e boni dhe Drejtore Media ne Min Mbrojtjes. Kur shkonte per vizita ne shtepite e ushtrise ne rrethe benin hall se skish krevst per te… Nje cop hajduti rendomte ishte.

  4. Laveri says:

    Ky ka qene nje kusar ,si te gjithe politikant shqiptare ,te tjerat se nga kush familje e nderuar e patriotike eshte dhe çte mira beri per kete popull jane thjeshte furçe

  5. Hajrie Homni says:

    Nje hále me pak!!
    Ishallah i merr Zoti sa me shpejt keto kerrma, qe mos te vuaj me populli!
    Amin!!!!!

    1. Birisha says:

      TE QIFTE RROÇKA E GOMARIT GJITHE RROBT E SHPISE ORE PLEHRE MUTI. RACA JUAJ JRNI KAFSHE PREHISTORIKE QE NUK MUND TE JETONI NE NJE BOTE TE PAQTE.

  6. arben says:

    Ju prehtë shpirti në paqe.Ishte nga politikanët e paktë shqiptarë që gëzonte respekt absolut në popull.Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

  7. kazani mediatik says:

    Nejse, edhe pse i vdekur, te vertetat duhen thene, se humbasin pastaj ; nuk ka shkuar menjehere tek PS-ja. Ne fillim ishte tek Komisioni nismetar i Partise Komuniste, me Limoz Dizdarin, Razi Brahimin, etj.Pastaj e drodhi dhe u kthye ne PS.

  8. perkthyesi says:

    Ndjese paste, por ka patur dhe ai dritehijet e tij. Kam qene vete deshmitare kur, cdo mengjez te Hotel President ulej te pinte qe ne mengjez dhe cohesh pas disa oresh.
    Rasti tjeter, qe merr rendesine e duhur, ka te beje me detyren e tij si Minister i Mbrojtjes. Me 1999, kur trupat ushtarake amerikane erdhen ne Rinas, ne ndhme te clirimit te Kosoves, u punesuan aty rreth 5000 shqiptare. Kjo zgjati rretj 2 muaj. Cdo muaj atyre u mbajten nga paga 200.000 lekte te vjetra, nga shteti, pa na shpjeguar asgje dhe pa vene firme askund! Arsyen dhe sot nuk e dime, dhe aq me teper, nuk dime dhe destinacionin e tyre. Nje vjedhje ne mes te dites, nga kush? Vetem prej shtetit tone ….demokratik. Kushdo e ben llogarine se sa para u vodhen: 5000 x 200.000 = 1 milion dollare! Ne c’xhep perfunduan?…..

  9. Shkodra says:

    Keto shpifje i ka perhapur prej kohesh grupi qe u nda nga PS dhe krijoi mendermethene ate qe quhet LSI. Dhe jane pikerisht keta qe “po perloten” me shume per Luanin.
    Kesaj Monikes mund ti them sot:
    Nuk eshte njerezore, perkundrazi eshte makabre te besh politike ne raste vdekjesh.
    Per kete, ti, yt shoq Ilir Meta, ortaku juaj Luan Rama e ndonje tjeter, meritoni mallkimin me te ashper nga familjaret, fisi, miqt e shoket e vertete te Profesorit te Nderuar LUAN HAJDARAGA.
    Ai mbetet simbol i njeriut te ndershem, e nje intelektuali me integritet qe nuk e shiti kurre fytyren per interesa pasurore, nje njeri i urte, zemergjere por edhe trim qe i thoshte te vertetat atehere kur duheshin thene, njeri punetor, shume i thjeshte me kedo, njeri qe i urrente dallaveraxhinjt e llafazanet, mendjemedhenjt e sidomos urrente ata kolege qe kerkonin te merrnin me cdo kusht poste per perfitime personale.
    Luan Hajdaraga kurre nuk kerkoi poste e privilegje. Ai ishte i njejte si socialist, si kur ishte deputet, si kur ishte minister, si kur ishte funksionar i larte ne PS, i njejte si kur PS ishte ne ditet me te mira e i njellojte ne ditet me te keqija te saj.
    Ishte pra i njejti Luan Hajdarage, i cili ne te tera rastet, ne ballafaqimet e ndryshme, kishte te njejten dashuri per Partine Socialiste, te vetmin shqetesim qe Partia Socialiste te ecte perpara, duke u ngrene ashper, por me edukate dhe me argumenta shkencore ndaj atyre qe kerkonin te shpifnin, te denigronin PS apo te mohonin sukseset e saj.
    Kjo eshte aresyeja qe dhimbja eshte teper e madhe sot per Luan Hajdaragen, duke e vleresuar edhe vete kundershtaret e tij politike.
    Ndersa ti, Iliri, Luani e soji i juaj, genjeni sikur u dhimbset Luan Hajdaraga. Jo ju e urrenit ate. Ai ju sfidonte juve me dinjitetin e tij, juve qe perbetoheshit ne aparence per PS-ne deri sa kishit poste te rendesishme si nje rruge qe gjetet per tu pasuruar marramendshem, dhe nga ana tjeter flirtonit me ata qe pergjaknin socialistet, qe i burgosnin socialistet, qe i vrisnin socialistet, qe i pushonin masivisht nga puna socialistet. Me ne fund u bashkuat haptas me dhunuesit e socialisteve, gje qe Luan Hajdaraga nuk e bente kurre, ne cfaredo rrethane, edhe ne rastin kur padrejtesisht ai nuk u zgjodh ne strukturat e larta te PS apo nuk i u dha ndonje post ne qeverisje. Me gjith provokimet e bera, Luan Hajdarages kurre nuk mund ti gjeni qofte edhe nje rast te vetem qe te kete shprehur ndonje pakenaqesi. Ndersa ju nuk po leni gure pa levizur vetem e vetem qe te pengoni punen e Qeverise Socialiste, biles jeni kthyer nder njerezit me te rrezikshem qe po cenoni drejtepersedrejti integrimin e Shqiperise ne BE.
    Mallkuar qofshi ju rrace bastardesh.
    I perjetshem qofte kujtimi i te Madhit Luan Hajdaraga i cili e mbylli me nder te madh jeten e Tij.

  10. Lili says:

    Ato lek zoti ia plasi ne tru…bien mal acquis ne profite jamais thone francezet
    Ose kur hajrin nuk ia sheh pasurise se vjedhur. Heredo kurdo,e paguan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje