Serbia do nisë hetim për ndikimin e bombardimeve të NATO-s në shëndetin publik

30 Korrik 2018, 15:01Rajoni TEMA

Në Serbi, një komision parlamentar do të nisë hetimin për efektet e dyshuara që mund të ketë pasur në shëndetin publik përdorimi i municioneve me uranium të varfëruar në bombardimet që NATO kreu në vitin 1999, gjatë konfliktit të Kosovës.

Kryetari i komisionit parlamentar serb, Darko Laketiç, i ka thënë gazetës së përditshme “Politika” se hetimi i ndikimit të dyshuar në shëndetin publik të bombardimeve të NATO-s do të fillojë në qytetin jugor të Vranjës, raporton “BalkanInsight”.

“Nëse uraniumi nuk është i dëmshëm, pse shpenzohen kaq shumë para për të ruajtur atë, pse nuk hidhet në mjedis siç është?”, pyet Laketiç në mënyrë retorike.

I pyetur nëse pjesë e komisionit do të jenë ekspertë që nuk pajtohen me dyshimin se uraniumi i varfëruar shkaktoi dëme në Serbi, Laketiç u përgjigj se dëmi i tij është “përtej dyshimit”.

Raporti i parë paraprak i komisionit pritet deri në fund të vitit 2020.

Mediat serbe fajësojnë gjerësisht bombardimet e NATO-s për rritjen e numrit të pacientëve me tumor kohët e fundit, duke injoruar kështu faktin se uraniumi i varfëruar është përdorur pothuajse ekskluzivisht në Kosovë.

Ekspertët kanë kundërshtuar pretendimet se uraniumi i varfëruar i ka dëmtuar serbët dhe mohojnë se ka një epidemi të kancerit në Serbi.

“Çdo vit ne përdorim plehra fosfate me më shumë uranium se sa ai që u hodh në 1999-n”, thotë epidemiologu Zoran Radovanoviç në një debat të transmetuar nga televizioni serb RTS, në maj.

Komisioni serb, i krijuar në maj, u modelua pas një hetimi parlamentar italian që përcaktoi se uraniumi i varfëruar u bë shkak për shfaqjen e kancerit te disa ushtarë italianë që kanë shërbyer në misione jashtë vendit.

Por mjeku, i cili u citua në raportin e komisionit parlamentar italian, tha më vonë se ai keqkuptuar dhe mohoi pretendimet se ekziston një lidhje midis kancerit dhe uraniumit të varfëruar.

NATO-ja i nisi sulmet ajrore në Serbi më 24 mars 1999, pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi Presidenti jugosllav i asaj kohe, Sllobodan Millosheviç, nuk pranoi të nënshkruante një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës së forcave të tij me shqiptarët e Kosovës, që kërkonin pavarësinë.

Human Rights Watch vlerëson se deri në dorëzimin e Millosheviçit 78 ditë pas nisjes së sulmeve, numri i të vdekurve arriti në 500.(TemA TV)

 

7 komente në “Serbia do nisë hetim për ndikimin e bombardimeve të NATO-s në shëndetin publik”

  1. zaba says:

    Po hetimi per gjenocid ndaj Serbise kur do filloj!?

  2. zaba says:

    Po hetimi per gjenocid ndaj Serbise kur do filloj!??

  3. Shvejk says:

    Mbase duhet te hetojne edhe per efektet anesore te genocidit mbi fqinjet.

  4. Alban says:

    Po hetimet per pastrim etnik, per genocid, per shkaterrim te prones publike dhe private qe ka bere Serbia ndaj shqiptareve dhe popujve te tjere te Ballkanit kur do filloj? Serbia me keto perpjekje mjerane do te ndryshoj rroten e historise duke u hequr si viktime e jo si Kasapja e Ballkanit.

  5. PE says:

    Ketyre u ha prapanica keq, svune mend akoma ,te japin llogari per vuajtjet qe u shkaktuan popujve te tjere. Te pakten ti shikoje europa e bota se cfare monstrash jane.

  6. AM says:

    Do beni ndonjehere hetim mbi pasojat e gjuajtjes mbi civilet me plumba se ka rrezik ata ne kosove , ne bosnje , ne kroaci kane vdekur nga emocionet.

  7. Berti says:

    Hshahahahaaaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje