DOSSIER/ Enver Hoxha: Ata që janë shkolluar jashtë vendit të punojnë në bazë, vetëm kështu brumosen

31 Korrik 2018, 18:18Dossier TEMA

“Më kujtohet kur u kthyen disa nga kuadrot e parë të lartë që kishin mësuar jashtë shtetit. I propozuam të mbanim disa për të plotësuar nevojat që kishim në organet qendrore.

 Por Enveri na tha:“Ata duhet të njohin konkretisht punën në bazë, sepse kështu brumosen e kaliten. Në bazë ka vështirësi, le të njihen me to më parë”. 

Ky është një tjetër episod që paraqet në dorëshkrimet e tij të radhës, Rita Marko, ish-anëtari i Byrosë Politike, që “Albanian Free Press” i sjell sot ekskluzivisht lexuesit për të 13-tin numër radhazi. Sipas tij, ish-udhëheqësi komunist i kushtonte një vëmendje të veçantë kuadrit si i tillë, kualifikimit dhe ngritjes së tij në përgjegjësi, duke mos lejuar që me ta të bëhej ndonjë gabim.

Kur shkeleshin rregullat e punës me kuadrin, kërkonte të vihej në vend çdo gjë menjëherë. Për të, gabimet ishin të papranueshme kudo, por sidomos në punën me kuadrin”, citon Rita Marko…

 Përgatiti: Albert Zholi

Leximi i librave ishte pasioni i tij i madh

Rita Marko tregon episodin sesi Enveri e gjeti njëherë duke lexuar një libër dhe teksa e pyeti se përse fliste, nisi t’i tregojë gjithçka rreth tij dhe autorit

Shfrytëzonte një bibliotekë shumë të pasur, me botime nga më të rrallat. Gjeje në të deri edhe libra për gjeologjinë. Një të tillë në frëngjisht, pasi e kishte përdorur vetë, ia dhuroi bibliotekës tekniko-shkencore të naftës. “Ta kenë naftëtarët, atyre do t’u hyjë në punë e do t’u shërbejë më shumë”, pati thënë atëherë. Lexonte me ëndje literaturë të shumëllojshme. Në këtë fushë, interesat e tij ishin të gjera. Kjo e pati bërë edhe njohës të thellë të historisë botërore.

Njihte mirë jo vetëm historinë e Francës e të Revolucionit Francez, por mund të fliste me të njëjtën kompetencë edhe për historinë e popujve arabë, për dyndjet e sllavëve në Ballkan, etj. Kur i flisje për përmbajtjen e ndonjë libri, nuk të ndërpriste, të dëgjonte i përqendruar edhe sikur ta kishte lexuar vetë. Më gjeti njëherë me një libër në dorë. “Çfarë lexon?”, m’u drejtua. I tregova se kisha nisur leximin e një libri të ri të një shkrimtari turk. Pastaj i fola shkurt për brendinë e librit. “Është një libër mjaft interesant dhe i shkruar bukur”, i thashë. Ai më dëgjoi e më la të mbaroja përshtypjet e mia. Kujtova se po i flisja për një botim, që nuk e kishte lexuar dhe ndjeva kënaqësi.

Sapo mbarova, filloi të flasë ai, me një gjuhë të pastër, të figurshme, me vlerësime për librin e për autorin, siç dinte të fliste Enver Hoxha. Përmendi edhe një a dy botime të tjera të shkrimtarit turk. Në çdo rast e për çdo gjë, qoftë edhe për çështje të njohura, kur bisedoje me shokun Enver, mësoje shumë. Në biseda me njerëzit përshtatej me lehtësi, gjente përse të bisedonte dhe ishte shumë komunikues.

Erdhi njëherë në shtëpi tek ne. Të gjithë u gëzuam shumë. Fëmijët u gjallëruan si asnjëherë, e rrethuan nga të gjitha anët duke i qëndruar fare pranë. Unë u shqetësova. U fola të largoheshin e të mos e mërzitnin “xhaxhi Enverin”. “Jo, Rita, më thotë, mos i nga kalamajtë”. Hapi krahët e u bëri shenjë fëmijëve të afroheshin. Kaq u desh. Nipërit e mbesat e mia iu derdhën për ta përqafuar, se aty e kishin gjithë merakun. Nga ajo ditë kam një fotografi. Në qendër të saj, Enveri i rrethuar nga fëmijët gjithë gaz, pastaj ne të tjerët. Herë pas here e shikoj fotografinë e çmallem dhe admiroj natyrën e tij, çuditërisht aq të afruar me njerëzit.

Takimet e shokut Enver ishin veçanërisht prekëse

Kujtoni takimet me të vegjëlit në Kongrese, në tribunën e 1 Majit, në sa e sa manifestime të tjera. Po vallja që hoqi dorë më dorë me lebërit e vegjël të Sarandës, në mars të vitit 1978? Sa shumë flasin këto për thjeshtësinë e natyrshmërinë e Enverit në takimet me njerëzit e të gjitha moshave dhe të gjithë profesioneve.

Dëshira e shokut Enver ishte që të fjalosej me të tërë ata që e rrethonin. Donte që askush të mos ndjehej i mënjanuar, prandaj u drejtohej herë njërit dhe herë tjetrit: “A nuk është kështu? Ja, na thuaj ti ç’ke dëgjuar, ç’di? Po, ke të drejtë, ashtu mendoj edhe unë”. Në këtë mënyrë, u largonte atyre druajtjen, i tërhiqte në bashkëbisedimet, që përherë i bënte shumë të gjalla. Nëpër to fuste ndonjë gjë për të qeshur, qeshte edhe vetë me atë zërin karakteristik e të kumbueshëm.

Koha me Enverin ikte shpejt. Edhe atë pak kohë të lirë që i mbetej, Enveri dëshironte ta kalonte gjithnjë me shokë. Vetminë nuk e duronte, prandaj kërkonte herë njërin e herë tjetrin, jo rrallë edhe dy-tre shokë së bashku e shtrohej me ta në biseda të lira, në ndonjë lojë zbavitëse, ose dilte shëtitje. Patëm lozur së bashku bilardo, me letra dhe patëm shëtitur. Kështu lidhej e komunikonte ai me ne jashtë punës. Kuptohet, nuk u shmangej dot në të gjitha rastet diskutimeve për problemet që dilnin në punë e sipër, se gjuha, thotë populli, vete atje tek dhemb dhëmballa.

Por sidoqoftë, këto biseda bëheshin në kohë të lirë, qenë të zhveshura nga zyrtarizmi. Kur gjendej ndonjë temë që nuk kishte lidhje me punën, shoku Enver jepej pas saj me pasion. Biseda thellohej e thellohej dhe Enveri i jepte zjarr dhe përmbajtje me erudicionin e tij të veçantë, me njohuritë shumë të gjera që kishte. I them një ditë se im bir kishte sjellë një veshje karakteristike të grave të Godoleshit të Elbasanit. Me të qe veshur nusja e djalit dhe një nga vajzat e mia dhe kishin bëtë fotografi. E pa me vëmendje një copë herë.

“Qenka mrekulli e vërtetë! Populli edhe kur nuk ka ditur shkrim, historinë e ka shkruar në mënyra të ndryshme. Nuk ka lejuar t’i humbasë. Në këtë kostum, historia është shkruar me gjilpërë”, u shpreh ai. Dhe bisedën e shtriu mbi veshjet tona karakteristike. Shpjegoi se çdo gjë e hedhur mbi to, ishte me kuptim, kishte përmbajtje, thoshte diçka. “Etnografët, artistët, mësuesit e fshatit e të qytetit, se edhe në qytete ka shumë veshje të bukura, duhet t’i kërkojnë e t’i gjejnë. Veshjet janë pasuri shumë e madhe kulturore e popullit. Ato duhet t’i ruajmë me fanatizëm”, këshilloi ai.

Veprimtaria revolucionare e shokut Enver

Sipas Rita Markos, urtësia, mençuria, largpamësia dhe energjitë e tij, në këtë drejtim kanë qenë të pashtershme

E gjithë veprimtaria revolucionare e shokut Enver karakterizohet nga një përkushtim i madh dhe i veçantë për forcimin organizativ, kalitjen ideologjike e revolucionare të partisë dhe për forcimin e unitetit të saj. Urtësia, mençuria, largpamësia dhe energjitë e tij, në këtë drejtim kanë qenë të pashtershme. Kur mendoj punën kolosale të Enverit, qëndrimet e vendosura e të drejta të tij në të gjitha rrethanat e situatat, më dalin përpara radhët e shkruara nga Haki Stërmilli: “…pata rast, -thotë, -ta njoh mirë Enver Hoxhën. Ai zotnon forca të pashtershme energjie dhe asht i pajtuem me një vullnet të mrekullueshëm.

Asht njeri që mund të marrë përgjegjësina edhe në çastet më kritike…m’u duk i ambël, i qeshun… kur ishte fjala me zgjidh një problem serioz, fliste me kompetencën e një njeriu të regjun në të gjitha fushat e politikës dhe me një përpikëri marksiste… Ky (Enver Hoxha) me dy fjalë, ishte një vlerë e madhe”. Këto vlerësime të shkrimtarit patriot dhe partizan i takojnë një ngjarjeje të kohës së luftës. Vitet që pasuan treguan sesa të drejta e me vend ishin ato. Unë punova shumë vjet në Komitetin Qendror përkrah udhëheqësit tonë të paharruar.

Duke qenë pranë tij, kam vërejtur nga afër se ç’punë të madhe përballonte. Çdo gjë e bënte me një pasion e këmbëngulje, që i kishte vetëm ai. Interesohej për mbarëvajtjen e punëve në të gjithë sektorët e fushave e të veprimtarisë. Ekonomia i merrte mjaft kohë. Në morinë e detyrave të shumta dinte të kapej mbas atyre që ishin më kryesore. Erdhi një çast kur duheshin kryer disa vepra të mëdha, të cilat kërkonin investime të mëdha financiare, por edhe njerëzore. Në rrethin e Dibrës, ish- sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Sulejman Baholli, organizoi një aksion me goditje të përqendruar, me anë të të cilit, brenda një dite, filloi e mbaroi nj vepër e plotë ujitjeje.

 Kapur pas këtij shembulli të shkëlqyer, shoku Enver, frymëzoi mbarë një popull. Dhe është fakt që me këtë metodë, u realizuan më pas vepra madhështore në fushën e bujqësisë, të telekomunikacionit, të ushtrisë, etj. Le të kujtojmë këtu aksionet e rinisë punëtore, fshatare e të asaj studentore në hekurudha edhe në objekte të tjera të rëndësishme. Të rinjtë dhe të rejat në këto aksione, jo vetëm që ndërtonin objekte për atdheun, por “ndërtonin” edhe vetveten. Mijëra e mijëra djem e vajza nga të gjitha anët e Shqipërisë, pra edhe nga zonat veriore, njiheshin me njëri-tjetrin, miqësoheshin, deri edhe krijonin familje. 

Gjatë kohës që ishin në aksione, ata njiheshin me veprat më të mëdha të qyteteve që gjendeshin pranë objektit të aksionit. Ca kohë më parë, një zyrtar i lartë i qeverisë së Berishës, u shpreh se hekurudhat u ndërtuan me argatë! Ç’hipokrizi! Le të kujtojmë këtu se u bënë më shumë se dy dekada, që në vendin tonë nuk është shtruar asnjë kilometër hekurudhë, për të mos thënë, që dhjetëra të tilla janë shkatërruar nga mungesa e investimeve! Le të kujtojmë, më tej, milionat e dollarëve që hidhen sot për vepra, të cilave nuk u dihet fati se kur nisin e kur mbarojnë.

Një gabim në udhëzimin për procedurën e zgjedhjeve

Rita Marko kishte lejuar njëherë në vitin 1955, një gabim në udhëzimin për procedurën e zgjedhjeve. Kur e vuri në dijeni Enverin për këtë, ai e kritikoi dhe i tërhoqi vëmendjen

Në punë, ashtu siç ishte vetë, shoku Enver kërkonte edhe nga të tjerët seriozitet e përpikëri të madhe. Kisha lejuar njëherë në vitin 1955, një gabim në udhëzimin për procedurën e zgjedhjeve. Kur e vura në dijeni për këtë, më kritikoi e më tërhoqi vëmendjen.

Më shpjegoi sesa i dëmshëm e me pasoja është një gabim i shkaktuar nga shokë të udhëheqjes kryesore të partisë, e më këshilloi të kem kujdes, të forcoj kontrollin dhe kërkesën e llogarisë ndaj aparatit. “Shokët e bashkëpunëtorët ngarkoji me punë, kërkoju të raportojnë, gabimet që bëjnë mos i lër në heshtje, kritikoji me argumente, që ata të binden, detyrat sqarojua mirë, por për zbatimin e tyre qëndroju në kokë, nxiti, kërkoju llogari pa pritur fundin”. Shoku Enver ishte udhëheqës me autoritet të madh e dituri të gjera, por ndërkohë ishte edhe i thjeshtë e shumë shoqëror.

Kur i shkoje për ndonjë problem që nuk ishte në dijeni, të dëgjonte deri në fund, duke shprehur besim për ato që i raportoje. Rrallëherë të ndërpriste, por kisha vënë re, që sa herë që nuk ishte dakord me çështjen që i raportoje, të pyeste që të sqaronte mirë gjithçka dhe pas kësaj shprehte mendimin e vet, mundohej të të bindte me arsyetimet e logjikën e fortë që përdorte. Çdo bashkëbisedim me Enverin ka qenë për mua një mësim më vete.

Veçanërisht kujdes tregonte për punën me kuadrin

Normat e vendosura për përgatitjen e kualifikimin e kuadrove, sipas Rita Markos, kanë në themel mendimet dhe idetë e shokut Enver

Normat e vendosura për përgatitjen e kualifikimin e kuadrove, për lëvizjen e ngritjen në përgjegjësi, për kalitjen e revolucionarizimin e tyre, kanë në themel mendimet dhe idetë e shokut Enver. Ai gjithnjë porosiste që puna me kuadrin është delikate, prandaj kërkohet të jemi të vëmendshëm, të mos ngutemi, të bëjmë gjithnjë vlerësime të drejta, të peshojmë mirë si anët pozitive, ashtu edhe dobësitë, kuadrot për punët me përgjegjësi t’i zgjedhim në bazë, etj. Ai vetë, në sa e sa raste jepte vlerësime për kuadrot, të cilët i vëzhgonte për një kohë të gjatë. Kur shkeleshin rregullat e punës me kuadrin, kërkonte të vihej në vend çdo gjë menjëherë. Për të, gabimet ishin të papranueshme kudo, por sidomos në punën me kuadrin.

Kanë kaluar shumë vjet, megjithatë më ka mbetur në mendje qëndrimi tepër i prerë dhe porosia kategorike që shoku Enver dha për anulimin e një vendimi të Sekretariatit të Komitetit Qendror, për emërimin e një kuadri nga Saranda. “Kemi vendosur gabim. Për atë kuadër as që është pyetur byroja e partisë dhe e rrethit. Vendimin ta prishim. Autoriteti i forumeve nuk bie por rritet kur i ndreqim gabimet. Ju, – m’u drejtua mua, – të shkoni në Sarandë dhe të sqaroni shokët”. Kështu u veprua. Edhe për shkeljet që bëheshin në rrethe, kur vihej në dijeni, ngulte këmbë që të korrigjoheshin.

Në këto raste nuk pranonte asnjë justifikim. “Askush nuk mund të bëjë si të dojë me kuadrin”, theksonte ai. Më kujtohet kur u kthyen disa nga kuadrot e parë të lartë që kishin mësuar jashtë shtetit. I propozuam të mbanim disa për të plotësuar nevojat që kishim në organet qendrore. Ai na thotë: “Ata duhet të njohin konkretisht punën në bazë, sepse kështu brumosen e kaliten. Në bazë ka vështirësi, le të njihen me to më parë”. Vetëm pas këmbënguljes sonë të madhe, duke e paraqitur gjendjen të rëndë e duke argumentuar, se nga mungesa e kuadrove kompetentë punët nuk ecin, u shpreh: “Mirë, ndonjë edhe mund të mbahet në dikastere. Vetëm ndonjë dhe jo më tepër”.

KËSHILLA

Enveri: Të mbahen afër ata që gabojnë

“Shoku Enver këshillonte të mbaheshin afër ata që gabonin dhe të mos braktiseshin, por të ndihmoheshin për t’u korrigjuar, kur gabimet e tyre nuk përbënin shkelje të rëndë të vijës së partisë. Një herë ai lavdëroi dhe solli si shembull një sekretar të Komitetit të Partisë të rrethit të Elbasanit për qëndrimin ndaj një kuadri që ishte kritikuar, dënuar e transferuar nga Tirana.

Ky i fundit i ishte drejtuar me letër shokut Enver. I shkruante se i ndjente fajet e tij të rënda, se ca kohë i qe dukur vetja i braktisur, por kur sekretari i Partisë e përshëndeste dhe i kishte shtrënguar dorën, e kuptoi se Partia nuk e kishte flakur tutje. Premtonte se gabimet do t’i shlyente me besnikëri të pafund ndaj Partisë dhe me punë të palodhur. “Ai, sekretari, është treguar punëtor i vërtetë Partie, e përshëndeti dhe i dha dorën kuadrit të dënuar, kurse ky i dha zemrën atij dhe Partisë”, na tha shoku Enver atë kohë”.

 

26 komente në “DOSSIER/ Enver Hoxha: Ata që janë shkolluar jashtë vendit të punojnë në bazë, vetëm kështu brumosen”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa ma kujton Lali Eurin me ato vallet, perqafimet e takimet me te vegjelit! Pa le me ate djallezine dhe propaganden e kulluar. Partia ta ve njollen, Partia ta heq. Se ne Shqiperine e asaj kohe ligjet dhe gjyqesori ishin ne funksion te vijes se Partise dhe ligjeve te aprovuara nga ai palo kuvend popullor qe nuk ishte gje tjeter vecse zgjatim i byrose politike. Nuk mbaj mend ndonje anetar te kuvendit te kete votuar ndonjehere kunder apo abstenuar ndaj ndonje ligji qe sillej nga Partia nepermjet qeverise. Frika ruan vreshtin thote nje fjale e urte dhe Komandanti u kujdes ta vinte ne dukje kete duke shpallur cdo 5 vjecar armiq, sabotatore dhe grupe armiqesore. E kush ishte ai trim qe te votonte kunder e ti thoshte plumbit miresevjen apo burgut hapu. Ndergjegje e ndrydhur, liri e mohuar, mendim i ndaluar. Kemi pas demokraci dhe liri jo shaka. E tani na del shoku Rita qe priste shirita e na mallengjen. Ma va cagare vaaa

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa ma kujton Lali Eurin me ato vallet, perqafimet e takimet me te vegjelit! Pa le me ate djallezine dhe propaganden e kulluar. Partia ta ve njollen, Partia ta heq. Se ne Shqiperine e asaj kohe ligjet dhe gjyqesori ishin ne funksion te vijes se Partise dhe ligjeve te aprovuara nga ai palo kuvend popullor qe nuk ishte gje tjeter vecse zgjatim i byrose politike. Nuk mbaj mend ndonje anetar te kuvendit te kete votuar ndonjehere kunder apo abstenuar ndaj ndonje ligji qe sillej nga Partia nepermjet qeverise. Frika ruan vreshtin thote nje fjale e urte dhe Komandanti u kujdes ta vinte ne dukje kete duke shpallur cdo 5 vjecar armiq, sabotatore dhe grupe armiqesore. E kush ishte ai trim qe te votonte kunder e ti thoshte plumbit miresevjen apo burgut hapu. Ndergjegje e ndrydhur, liri e mohuar, mendim i ndaluar. Kemi pas demokraci dhe liri jo shaka. E tani na del shoku Rita qe priste shirita e na mallengjen. Ma va cagare vaaa.

    1. Zigur Qorri says:

      @sitback-un… Une e mbaj mend dhe Enverin dhe Rita Markon dhe nese ka ndonje figure politike shqiptare qe i afrohet Enverit (por qe edhe ia kalon ne disa raste) per shown mediatik ai eshte Sali Berisha. Deri ne 1996 ai ishte ne ekran cdo nate, duke folur, perqafuar dhe bere propagande. Me pas emri i permendej njesoj si Enverit kur ishte semure…e dinim qe bente gjema, por nuk e shikonim ne TV. Per ta perfunduar per vizitat ne familjet e policeve te lenduar ne masakren e 21 janarit. Por po te krahasosh sa vepra ndertoi Enveri nga 1944 deri ne 1972 (28 vjet qe kemi dhe ne demokraci, peshorja anon dukshem nga periudha komuniste. Rruge te shtruara, hekurudhe e ndertuar, hidrocentrale qe edhe sot mbajne Shqiperine me drite, teater e kinematografi te zhvilluar, festivale me vlera muzkore dhe mbi te gjtha zhvillimin e identitetit kombetar. Nejse, ti mbase merr nje rroge per keto pallvra qe shkruan, keshtu qe nuk te merr njeri per keq. Lali Erin mund ta krahesosh me Lulin, me Kosovrastin se keta kane qene kryetare bashkie dhe e nxjerr vete rezultatin…

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Shqiperine e ndertuan shqiptaret duke punuar si skllever pa pagese, ashtu sic ndertuan zezaket metrote e ny apo kinezet hekurudhat e amerikes bile zezaket dhe kinezet te pakten paguheshin njefaresoj po shqiptaret merrnin dekorata dhe yllin e brigades sulmuese. Saliu etj moshatare te tij si gramoz ruci etj ju falet njefaresoj traplleku se u rriten e u brumosen me mesimet e partise po lali Euri dhe kta palacot e tjere qe ne ate kohe ishin ne pelena akoma ca trapin kane qe vazhdojne me te njejtat metoda, me te njejtin mentalitet, me te vetmin ndryshim se tani ne vend te shallit te pionierit mbajne ne qafe shallin e ylberave apo dylberave liberaliste. Une as paguhem as paguaj keshtu qe fli rehat, ajo qe them eshte ajo qe mendoj, te pelqen mire, nuk te pelqen prape mire..

        1. Illyria-Shqiperia says:

          A ka ndonje gje te keqe qe Shqiperine e pas luftes, pertoke nga te gjitha anet, e ndertuan shqipetaret?! Pse shtepine tende duhet te vije dikush tjeter te ta ndertoje!? Te gjitha vendet e pas luftes I rindertuan qytetaret e saj, dhe jo ne kushte me te mira se ato te shqipetareve. Se na cmenden, sikur kane bere heroism. Vendin e tyre ndertuan! Kapitaliste te mbaruar ju!

        2. heu bre says:

          Kush eshte ai debil qe te ka thene se shqiptaret kane punuar pa pagese!? Kane tallur trapin me ty, prandaj Sit back and don’t speak, mor debil i lindur!

    2. Nauni says:

      Ka dhe kafshe qe lexojn dhe nuk kuptojne sic Jane keta Palo komentues.Thenjet e Rita Markos per Enver Hoxhrn Jane 100% te verteta.

  3. Peza says:

    Nuk ben me nena shqiptare Enver Hoxha!

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Peza, nje milion here shyqyr. Nuk na duhet me nje vampir pederast si Enver Hoxha.

    2. Shkodra says:

      Njeri te tulle bejne vetem kurvat.Nenat e mira shqiptare jane fisnike,te sinqerta patriote ,nuk lindin bastarde si ai qe nuk kishte ne bote me bir kurve.

      1. Tirona says:

        Ti duhet te jesh bir kurve psh ? ? ?

        1. Drikar Shkari says:

          N’gjum e pe ti?

  4. Sauku says:

    Nuk pjell me nena nje monster te tille

    1. ehhh says:

      Njerezit e mencur lindin 1 here ne 500 vjet!

      1. Drikar Shkari says:

        Te gjithe idiotet kutojne se njerezot e mencur lindin 1 here me 500 vjet.

  5. sandri says:

    Edhe mire qe sben me se na mori ne qaf.

    1. 444 says:

      Doemos se ti do kriminelin Berisha dhe mashtrues di Rama!
      Mbi te gjitha kenaqesh se vajza e gruaja prostituta te mbushin xhepin me euro.

  6. Xxxx says:

    Ti relaks,,,,ke kohe qe ke relaksu trurin,,,keshtu qe nuk ben dot differencen nga ENVERI tek saliu,,,,ti vazhdo te relaksosh trurin,,,dukesh qe je rehat nga ajo ane,,,,

  7. A e shikoni saliun me zagaret e tij antikomunist sa shume e kane dashur.

  8. Kulufi says:

    Toro seduto, shkepute gishtin nga tastiera, se po i dergon komentet nga dy tre here si kakardhi.

  9. Majmuni says:

    Enver Hoxha ju vuri kastek nen koke, ju polli ne spital dhe jo ne byth te rrapit, ju uli te hanit ne tavoline ne vend qe te rrinit galiç te gjithe rreth tepsise si qent!! Ju tregoji ku jane kufijte e Shqiperise dhe ju mesoi si ti mbroni. Ju mesoi te lani duart, pastroni morrat dhe mbyshni dhemballet! Ju mesoi te punonit me njeri tjetrin dhe me plan.
    E beri me dhune se veç keshtu mund te behej me nje popull qe kaloi brenda nates nga mesjeta ne kohet moderne!!
    Po ku ha pyke ky popull i zënë me shurren e mengjesit!!

    1. Illyria-Shqiperia says:

      ????

  10. Baca-Bajram says:

    Udhezimet i kishte shume te qarta dhe te prera per ata qe gabonin, i mbante afer dhe i hiqte qafe si te deklasuar ne internim e burg apo dhe para skuadres se pushkatimit.

  11. Befana says:

    Sado te hedhin balte zogistet ,aq me shume ngrihet ne piedestal figura dhe vepra e ketij njeriu gjenial.
    Nuk eshte nevoje te flasesh,Jane veprat qe flasin,fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,hekurudha,anije transoqeanike,ushtri,mbrojtje,pa droge,pa prostitucion,zhduku analfabetismin,siguria,mjeksia gratis,shkolla gratis.etj etj.

  12. demo says:

    Se si i lexonte librat shoku Enver,e ka treguar Liri Belishova.Dy faqe ne fillim,dy nga mesi dhe dy nga fundi..Se sa studionte sh.Enver,,,.me burse shteterore nderroi dy fakultete (biollogji,Filozofi) ne nje universitet te kategorise trete ne Monpelje dhe nuk mori dot asnje provim. Qe rrethohej me analfabete pas vetes si Rita Marko,kjo tregon qe njihte teorine e Relativitetit. Stalini ishte nje burre i shkurter,rreth 1m62cm.Por kur dilte ne parada ne sheshin e kuq,mbante gjithmone prane vetes shakaxhiun Budjonin 1m 54cm dhe keshtu populli mendonte qe Stalini ishte jo vetem i ditur,por edhe i beshem fizikisht.

    1. U dhime duke qesh says:

      Ti duhet te jesh filozof, nga ata qe duartrokasin tjetrin para pasqyres ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje