FOTOT: John Cena dhe Nikki Bella ndahen pak kohë para dasmës

31 Korrik 2018, 10:14Lifestyle TEMA
FOTOT: John Cena dhe Nikki Bella ndahen pak kohë para dasmës

Duket se ky vit do të konsiderohet si më i bujshmi përsa i përket ndarjeve të çifteve të Hollyëoodit. Nikki Bella dhe John Cena është çifti i radhës që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Ata ishin të fejuar por siç duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Sipas TMZ shkak mund të jetë bërë edhe largësia pasi të dy janë të angazhuar në punë larg njëro-tjetrit. Nikki aktualisht po xhiron në SHBA filmin “Total Bellas” ndërsa John  po merret me disa projekte në Kinë.

Përveç këtyre projekteve ato kanë marrë edhe shumë oferta të tjera dhe ndoshta është shumë e vështirë për të dy ta menaxhojnë lidhjen e tyre e cila ishte drejt martesës.

1 komente në “FOTOT: John Cena dhe Nikki Bella ndahen pak kohë para dasmës”

  1. AC/DC says:

    Te dy aktore ‘fantastike’ qe do lene gjurme ne kinematografine boterore! V.K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje