Fshehën skandalin me mallrat e skaduara, shkarkohen dy inspektorët e AKU në Korçë

1 Gusht 2018, 16:12Sociale TEMA

Drejtori i përgjithshëm i AKU-së Agim Ismaili ka pezulluar nga puna dy inspektorë.

Shtetasit Klement Kodra dhe Daut Pepa, me detyrë inspektorë pranë AKU Korçë janë pezulluar nga detyra një ditë pasi në një magazinë ushqimore në Korçë u sekuestruan 2 ton pije të skaduara dhe mallra të tjerë ushqimorë.

Ndërkohë, sipas burimeve pezullimi i dy punonjësve ka ardhur pasi pak ditë më parë ata kanë ushtruar kontroll tek subjekti “Argentili” dhe sipas raportit të paraqitur prej tyre subjekti ka rezultuar në rregull.

Vetëm pak ditë më vonë një inspekim i drejtorisë së përgjithshme të AKU konstatoi disa shkelje nga ky subjekt, ndërkohë që mësohet se për dy punonjësit do të depozitohet padi penale nga drejtoria e përgjithshme.

2 komente në “Fshehën skandalin me mallrat e skaduara, shkarkohen dy inspektorët e AKU në Korçë”

  1. Ahaha says:

    E ca, te kthejne leket mbrapsht kta tani? Jo me vlla.

  2. Korca says:

    Keta dy inspektore qe shteti i ka besuar ne ate vend pune, jane po kaq fajtor sa ata qe kane kryer fallsifikimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje