Gjykata e Lartë: Rihapet gara për KLGJ, të aplikojnë gjyqtarët jashtë Tiranës, ja data kur mbyllet aplikimi

1 Gusht 2018, 10:34Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka publikuar një njoftim ku shpallet thirrja për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ.

Përmes një delarate për median gjykata njofton se afati për të gjithë gjyqtarët e interesuar është 15 shtatori, 

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ. Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:

1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);

2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë:

[gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];

3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:[email protected] (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format ËORD ose PDF).

Shënim:

Bashkëlidhur këtij njoftimi, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët e mëposhtëm:

a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;

b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. (TemA)

1 komente në “Gjykata e Lartë: Rihapet gara për KLGJ, të aplikojnë gjyqtarët jashtë Tiranës, ja data kur mbyllet aplikimi”

  1. Plaku i mocem says:

    Po te afermit si,kushuri i pare i kap vetingu?Psh,djali i xhaxhait a mund te fshehe pasurine e kushuririt te vet,po djali i halles i tezes i dajos?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje