Pedagogu ErIon Kristo ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit të Madh, tenorit Gaqo Çako.
Në një shënim në facebook Kristo shprehte se Çako po të kishte jetuar moshën e tij në botë, sot do ishte në listën e njerezve më të shquar të botës.
“Kete mengjes e kalova duke degjuar zerin mbreteror te Gaqo Cakos. Isha ne medyshje, a te shkruaja dicka per te? Une nuk e kam njohur. Po a ka nevoje artisti per ta njohur? Dhe ky artist eshte tejet i rralle, me i rralle se uraniumi.
Cfare ngjyre zeri, gurgullime burimi. E degjoja dhe nuk ngopesha. Syte i kisha me lot. Jo nga dhembja e humbjes, se nje njeri i tille nuk humbet, por nga emocionet qe te shkakton arti kur te prek telat e zemres.
Degjoja Nessun dorma dhe mendoja se ai nuk bie asnje miligram poshte talenteve me te medha te botes.
Degjoja As aman o trendafili celes, dhe shume kenge te tjera fantastike qe ne kemi. Dhe mbetesha pa goje nga fuqia e nje njeriu per te gdhendur ajrin permes zerit, per t’i dhene forme dickaje eterike si muzika.
Degjoja poezine e mrekullueshme te Xhevahir Spahiut dhe muziken sublime te Limos Dizdarit se si perjetesohen nga disiplina artistike e Gaqos te Gjethja e dafines. Dhe mbi te gjitha spikat himni i tij mbi atdheun, Rruget e atdheut me therrasin.
Kesaj familjeje artistike i detyrohemi shume, qofte Luizes, qofte Pirros. Mbi te gjitha per fisnikerine e tyre. Shikojeni sa fisnik ka qene ky njeri, si kollos duket, me mollezat e kuqe, i drejte si plep, qe ka zene kaq pak vend ne vendin tone.
Megjithese Artist i Popullit dhe Nder i Kombit, ai kurre nuk ka bere reklame per vete. Shikojeni pak minuta emisionin e shkelqyer qe Ëake Up ka bere per te para 3 vjetesh: thjeshtesia vete, emocioni vete, dashuria vete flasin permes tij.
Sa pak vend ka zene ky njeri. Po te kishte jetuar moshen e tij ne bote, sot do ishte ne listen e njerezve me te shquar te botes. Gjithsesi, eshte ne listen e te paharruarve tane dhe bronzi eshte pak per te.
Ne vend te ngushellimeve, ne sot mund te postojme kenget e tij, sidomos ato populloret. Te vjen keq kur shikon aq pak shikime per nje ze qe ska per te ardhur me tek ne. Postoni sot kete gjigand te pakrahasueshem e te vertete. MIRENJOHJE”– shkruan ndër të tjera Kristo. (TemA)
Doja të “kopjoja” Kadarenë sot : i urti gjer në dhimbje ,i thjeshti gjer në madhështi ! Ky është GAQUA ynë !Një zë brilant e rrënqethës ,një kolos në paraqitjen fizike,një njeri i rrallë për pozitivitetin që ka përcjell sa herë ka folur .Një brez që po shuhen një nga një por ne duhet të mësojmë prej tyre në rradhë të parë “dashurinë” që kanë përcjell….Sot brezat kanë kaq shumë ligësi dhe urrejtje për njeri tjetrin…Me njerëz si Gaqua bota do të ishte më e mirë.Artistët e sotëm jo vetëm që nuk i afrohen nga aftësitë profesionale por edhe nga ana njerëzore.
Edhe unë sot e nisa ditën me “Rrugët e atdheut më thërrasin”,nuk kam luksin të vlerësoj Gaqon e madh ,por zëri i tij dhe muzika të mbushin shpirtin.Nuk ikin njerëz të tillë ,ata do dëgjohen për breza e breza me rradhë.
U prefsh në paqe o i madhi Gaqo Çako !!!!
I Bashkohem Kristos, shkoi si Shterg verte Jo, ngushellime Luizes e Pirros.
Kujtese
A e mbani mend ceremonine qe edvinrama I beri VaceZeles, me tepri prej nekrofili,
perdor edhe vdekjen,
V.o qe kesaj here nuk pat terezi….
Shpresoj qe po guxoi te shkoje per ngushellim me citjane e atlete te bardha
ta kthejne te shkoje te vishet kllounin pervers narcizomadh!
Edhe une I te njejtit mendim me ju. Nik desha te lexoj per iken e tij por nuk ngopesha me zerin e tij te mrekullueshem te cilin per desha ta ndaj me te gjithe e postova ne fb jo se ata nuk e njohin por per e bukura e madherishmja duhet shijuar.
Eriion,nuk i japin ze ketij Korifeu,se ka “kenduar me shpirt dhe ze briland kenge ne epoken e Socializmit”, “ka kenduar kenge me ze qiellor per Shqiperine”,pra Gaqo Cako eshte fajtor se ne nje fare menyre “ka mbajtur gjalle dhe i ka bere jehone nje epoke” qe disave ju vret syte.Eshte si puna e dhelpres me rrushin.Kur kthej koken pas e shoh cfare artistesh kemi patur dhe kur i krahasoj me keta te demokracise me vjen te qesh e te qaj njeheresh.