Ëshë ndarë nga jeta sot në moshën 83-vjeçare mjeshtri i Madh, tenori Gaqo Çako.
Ai la pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar.
Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar. Mban titullin Artist i Popullit.
Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova.
Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.
Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. (TemA)
Kengetar si Gaqo Qako lindin njeher ne 100 vjet. Do te jet artist i popullit edhe per 100 vjet tjera, thjesht i pavdekshem.
ndryshimi i komunizmit me kapitalizmin e mbaruar: ne komunizem kishim: gaqo cako, avni mula, vace zela, mentor xhemali, ramiz kovaci e kushedi sesa yje te muzikes, ne kapitalizem kemi: noizy, stresi, ingrid gjoni edhe lloj lloj rraqesh, tani beni diferencen se ku kemi qene dhe ku jemi
Kengetar i madh i kombit shqiptar.U pehte ne paqe
Ka qene i thjeshte dhe shume i talentuar.Ka punuar si tornitor nr Kucove dhe pastaj u be Artist i Popullit.Ta kujtojme gjithmone.
oh sa hidherim.., ne sferen e muzikes askush nuk ishte si Gaqoja. I PAKRAHASUESHEM.
Ahhhh c na sjell ne mendje kjo melodi, ky ze i paaritshem, sidomos kur je kaq shume larg vendit.Mu kujtua im ate, qe e preferonte kaq shume kete Figure qe nuk i vjen me Shqiperis,miqesia e asaj kohe, deti, qielli i kalter i vendit tim,ahhhh gjithcka qe nuk vjen me.Sa gjera te bukura kemi perjetuar , vertet mase me pak ekonomikisht, por ca gjera vertet nuk i vijn me atij vendi.Ne mes te Nju Jorkut jam por shpesh me kap nje mall i papershkueshem lotet nuk i mbaj dot….Respekt per te madhin Gaqo Cako dhe familjen e tij. Dhe per te gjithe ata breza qe punuan me perkushtim dhe moren si shperblim vetem RESPEKTIN.!!!
Jorgua dhe jo Gaqo,apo Jorgaqi,kjo eshte “liria” e popullit Orthodhoks ne Albanistane.
Ashtu si Asdreni me psevdho onoma,emri i vertete Aleksander Stavro Drenova,apo Migjeni,emri i vertete Millosh Gjergj Nikolla,apo Lasgushi emri i vertete Llazar Sotir Gusho etj.
Lavdi njerezve si Jorgua ne Epir te Jeorgios Kastriotis.
Idiot!
Pellazgos,keta qe cilesove jane njerez te nderuar dhe te respektuar,dhe jane shqiptar dhe jo grek.Por mos harro qe te marresh ilacet se shkove per lesh ne kete te nxehte.
Per jot eme do qaj tere Greqia , do mungoje shume nje kurve si ajo , e pa zevendesueshme……. haron nje gje ama te gjithe ato emra qe permende ishin ortodoks shqiptare dhe e urenin Greqine tende , sidomos Andon Zako Cajupi ……..
Po largohen nje nga nje korifenjte e muzikes shqiptare. Ata largohen ,po vepra e tyre lartesohet. Po largohen bashke me kohen qe i rriti e i madheshtoi!
Ngushellime familjes per humbjen fizike te te dashurit te tyre, sepse emri i ryre nuk vdes kurre. !
Ngushellime! Kombi humbi nje kolos te artit!
Po mire , more gazetar , o burre i dheut , shkruan kur lindi Gaqua , shkruan biografine e tij dhe nuk thua ate me kryesoren , qe Gaqo Çako , ka lindur dhe eshte rritur ne Korçe , ne nje nga familjet e degjuara te qytetit , ate te Çakove . Gaqua , u largua nga Korça , kur shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik , por edhe kur u be Artist i famshem , nuk e haroi kurre Korçen , ku kishte dhe ka edhe sot te afermit e tij . I perjetshem kujtimi i ketij kolosi te muzikes klasike shqiptare , qe , ne kohe e rregjim tjeter , do te ishte me siguri nje kolos internacional .
O sa dhimbje per humbjen fizike te te mad hit e te paharruarit GAQO. U prehte ne paqe.