Ka një krisje të madhe midis Ronaldos dhe Realit

3 Gusht 2018, 19:16Sport TEMA

Cristiano Ronaldo shkaktoi një zhurmë të madhe në të gjithë planetin kur ai vendosi që të transferohej te Juventusi.

Ylli portugez për 9 vite qëndroi te Real Madridi ku hyri në histori duke fituar trofe me rëndësi dhe arritur rezultate të jashtëzakonshme personale.

Ai në Torino ëshhtë kthyer në një idhull që pa luajtur një takim zyrtar me fanellën bardhezi.

Bomberi e ka zakon që kur shkon në një ambient të ri, përpiqet që të njohë sa më shumë shokët e tij dhe i ndjek ata gjithashtu në rrjetet sociale, siç është edhe Instagrami.

Por interesantja është se ndërsa ai ka nisur të ndjekë shokët e ekipit dhe trajnerin e profilin Juventusit, ka vendosur që të mos ndjekë më atë të Real Madridit.

Duhet thënë se kjo nuk ka ndodhur me ish shokët e tij të ekipit.

Madje ai vazhdon që të ndjekë edhe trajnerët më të cilët ka punuar si Carlo Ancelotti si edhe Zinedine Zidane. Sigurisht që kjo tregon se ka një përplasje të madhe mes palëve dhe CR7 ka një mllef që ende nuk e ka lënë pas.

Portugezi pati qejfmbetje me presidentin Florentino Perez që nuk i qëndroi afër gjatë problemeve të tij me tatimet në Spanjë, e gjithashtu se nuk mbajti premtimet dhe nuk ia rriti rrogën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje