Vota e emigrantëve do të kërkojë sërish që maxhoranca dhe opozita të bashkojnë votat për të mundësuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do të duhen për të bërë realitet atë që të gjithë e kanë premtuar prej thuajse 20 vitesh.
Ministri për Diasporën Pandeli Majko shprehet se në qarqet e maxhorancës është diskutuar nevoja për ndërhyrjen në Kushtetutën shqiptare.
“Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshtatshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve.
Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët.”- u shpreh Ministri.
Por votimi i emigrantëve mbart me vete një sërë problematikash, zgjidhja e të cilave nuk është e thjeshtë.
“Një nga shanset që kemi dhe që mund të kryhet pa shpenzime. Të gjithë shtetasve shqiptar tani ju plotësohet 10-vjeçari i përdorimit të dokumeteve të identifikimit.
Do të thotë të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet të ribëjnë pasaportat. Është momenti kur të specifikohet dhe adresa dhe të vendoset ajo permanente jashtë shtetit, jo adresa që kanë patur kur jetonin në Shqipëri.”-tha Majko.
Në Korrik Kuvendi miratoi rezolutën e parë për diasporën me votat e shumicës parlamentare.
E me dhelper …. i keni tmerr emigrantet….
a ke mend ore .. ! emigrantet qe punojne per te nxjere nje kafshore , te vine te votojne per te marre ti apo dikush tjeter si ty karriken ..?!.. emigrantet iken se ju e shkaterruat vendin dhe do te kethehen kur dikush, me mend, ta kete rindertuar ate , ashtu sikurse ishte ne ato vite kur fshatin pak gje e ndante nga qyteti ..! ke rreth 30 vjet deputet , c`fare ke bere ?! ishe zv/ k/minister ,c`fare bere , minister i mbrojtjes , deputet i zones sime , qe s`ta pashe fytyren kurre , qe njerezit te dine korcar , nga Prespa etj dhe personalisht po mundohem ti bind se je nga gjirokastra , por i rritur ne vlore , pa qene i bindur nese dhe vete vlora te njeh …?! le me tej,qe braktis dhe parlamentin ne menyre demostrative sikur je ne debatet e kafeneve ..!
Pamdeli Majko, je nje idiot. Shqiptaret jashte shtetit i kane adresat shume te sakta. Shqiptaret ne Shqiperi nuk kane adresa. Thjesht duhet te kesh dy pare mend te dish se si meren adresat e emigranteve. Ti keto dy pare mend nuk i ke…
Mos flisni kështu, ju lutem, për shokun Majko! Ai është pishtar i demokracisë. Atë që ka bërë ky dhe Meta për demokracinë, gjithë studentët të marrë së bashku nuk e kanë bërë. Shoku Ramiz dje dhe shoku Berisha dje dhe sot, ju japin udhëzime të hollësishme dhe ata i kryejnë me përpikmëri komuniste detyrat e ngarkuara. Pastaj ju duhet të keni besim të patundur, mor jahu, tek pjekuria e theksuar politike e shokut Majko. E pat si ishtë ulur, ashtu fshaçe, me Thaçin dhe ngrinin gotat për të mirën e Shqipërisë dhe të Kosovës? Gjithë diaspora mbetet me gojëhapur nga fjalimet patriotike të zotit Majko.
Zot, jepi ymër dhe shëndet Majkos, këtij socialisti të përmasave ndërkombtare!!!!!
Ne se emigrantet duan te votojne te shkojne te jetojne ne Shqiperi. Ne qofte se emigracioni do te perzihet ne zgjedhjet politike te Shqiperise do krijohet perçarje e pa arsyeshme dhe jo e shendetshme ne diaspore sepse do te filloje konkurenca politike ne diaspore. Me nje fjale do te kemi minimumi ne çdo vend ku ka diaspore nga nje “Mergate Qyqesh”. Pse keshtu te perçare me breza do te vazhdojme ne shqiptaret? Konttibuti ndaj atdheut te lindjes nuk eshte votimi por konttibuti ne kthimin e shtetit shqiptar nga te falimentuar e te pa besueshem ne bote ne nje shtet te konsoliduar, veteformues e veteqeverises.
Ky i shkreti fle gjume me ate post qe i dha riqirja.Ndoshta eshte me pak i korruptuar se kriminelet tjere!