DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile

4 Gusht 2018, 07:14Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se “SHBA-ja është e gatshme t’i dëgjojë dhe t’i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët”.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale.

 Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.

Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo vjen si përgjigje pas sugjerimeve të fundit se zgjidhja e mundshme e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mund të arrihet me shkëmbim territoresh në vija etnike.

Presidentët e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, e kanë hedhur idenë – i pari për korrigjim kufijsh, ndërsa tjetri për ndarje territoriale. (TemA)

4 komente në “DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile”

  1. olimpia says:

    Filloi loja e zakoneshme e perendimit me shqiptartet.Çdo te thote …fleksibel…ne se SHBA e ka njohur Kosoven,do te thote qe kane njohur edhe kufijte shteterore .Po keshtu edhe BE .Ndersa me pakica kombetare ,bile jo pakica ,por me miliona banore jashte kufijve te shteteve ame eshte mbushur gjithe bota dhe Europa,por askush nuk diskuton kufijte.Rusia la jashte kufijve rreth 20 milione,Gjermania humbi hapsira tye konsiderueshme,Hungaria u coptua si Shqiperia,afro nje milione turq jane ne Bullgari,600.000 shqiptare ne Maqedoni e keshtu me radhe.Athere perse trajtohen ndryshe 70.000 mije serbet e Kosoves ne nje popullsi prej mbi 2 000 000 shqiptatresh.Mjafton qe keta serbe te kene te drejtat e shqiptareve ne jug te Serbise dhe ceshtja eshte e zgjidhur .Perse duhen shpikur formula kur OKB..jai ka parimet te qarta.Duket sikur serbet kane qene te shtypur dhe jo shqiptaret ,kur realisht Kosova ka qene nen nje regjim aparteidi,njesoj zi zezaket ne Afriken e Jugut.Me habit heshtja e politikes shqiptare.Ne se nuk bashkepunoni me Kosoven per ceshtje madhore ,atehere cfare sherbejne mbledhjet e perbashketa????

  2. @ Olimpia says:

    Shum dakort me ju Olimpia

  3. Ladi says:

    Plotesisht dakord me komentin e kthjellet dhe shume te sakte te Olimpias..

  4. Shpetim says:

    Keshtu eshte kur drejtuesit e shtetit te Kosoves dhe Shqiperise e shohin veten te neneshtruar tek te huajt. Udheheqesit e Shqiperise duhet ti kerkojne llogari pushtetareve te kosoves qe te mos bejne pazare me trojet.Ato jane territore Shqiptare dhe kosovaret jane Shqiptare. Bile te kerojne gjithe trojet Shqiptare qe ka mare Serbi ,duke filluar Nga Molla e kue, Sanxhakun, Medvegj,Preshev, Bujanovc. Serbet nuk kane goje te kerkojne Mitrovicen e Verut. Nese Amerika e Shet intyeresat e Shqiptareve, me mire te lidhen me Kinen, te pakten te kemi zhvillim ekonomik dhe te kemi nje mbrojtje te sigurte. Keshtu eshte strategjia tradhetare e S.Berishes, F.Nano dhe P.Majko per heqjen e armatimeve shqiptare. Tani duhet te luftojme me kazma e lopata. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje