Erdogan: Veprimet e SHBA lidhur me pastorin nuk respektojnë Turqinë

4 Gusht 2018, 15:17Bota TEMA

Hapat e marra nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me pastorin e arrestuar në Turqi Andrew Brunson nuk ishin të përshtatshme për një partner strategjik dhe nuk ishin të respektueshme ndaj Turqisë, tha Presidenti Tayyip Erdogan të shtunën.

Uashingtoni këtë javë vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq për rastin e Brunson, një pastor i SHBA që është në gjyq në Turqi pasi akuzohet për mbështetjen e terrorizmit.

Duke folur në Kongresin e Degës së Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, kreu I shtetit turk, deklaroi se do të ngrijmë asetet, të sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, nëse ata kanë në Turqi.

” Po orientoj miqtë e mi sot. Ne do të ngrijmë asetet, të sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, nëse kanë në Turqi” tha Erdogan.

Erdogan tha se kombi turk nuk do të tërhiqet për shkak të “retorikës kërcënuese dhe vendimeve idiote” të sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të shtunën se shpresonte që amerikanët e ndaluar në Turqi do të liroheshin “në ditët e ardhshme”, pas një takimi me homologun e tij turk në Singapor, të cilin të dyja palët thanë se ishte konstruktiv.(TemA TV)

4 komente në “Erdogan: Veprimet e SHBA lidhur me pastorin nuk respektojnë Turqinë”

  1. ben says:

    Une vetem 1 frike kam
    Se si po shkojne punet shpejt turqia do I bjeri amerikes dhe do e pushtoje.
    Dhe mqs do I duhen shume leke qe te mbaje ne buke gjithe amerikanet e pushtuar nuk do ngelet gje per te ndertuar xhami per turqit e ballkanit.

  2. Turqie says:

    Nuk ke faj se nuk arreston USA nja 10 imame turq nga ata qe jane spiunet e tu.

  3. pleraqis griqijaqis says:

    ha mut ben ha se te bon mir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje