FOTO: "Lidhe rripin Kiki", mesazhi origjinal i Veliajt për drejtuesit e automjeteve

4 Gusht 2018, 12:38Lifestyle TEMA

Bëhet viral mesazhi i Bashkisë së Tiranes, që fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm duke lidhur rripin e sigurimit, teksa udhëtojnë me makinë.

Bashkia e Tiranes ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve, duke shfaqur në tabelat në rrugët hyrëse të qytetit tekstin: ‘Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë’.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nxjerrë në Twitter mesazhin, duke këshilluar jo vetëm të rinjtë e fiksuar pas sfidës së famshme të këngëtarit Drake, por të gjithë qytetarët.

Veliaj shprehet se të gjithë duhet ta lidhin rripin e sigurimit.

“Të bësh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja! Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vëre rripin e rri në makinë shoku!”, shkruan kryebashkiaku krahas fotos.

Kohët e fundit të gjithë njerëzit anëmbanë botës janë bërë pjesë e sfidës së Drake, me këngën “In my feelings”. Teksa makina ecën njerëzit dalin jashtë ecin krahas mjetit dhe xhirojnë veten duke kërcyer. Mirëpo, një veprim i tillë është shumë i rrezikshëm për jetën. 

3 komente në “FOTO: “Lidhe rripin Kiki”, mesazhi origjinal i Veliajt për drejtuesit e automjeteve”

  1. palla says:

    E bre burra, a munet me gjet nja te dyte si ky Veliaj, qe zoti i dhante vetem shenet e suksese per te miren e familjes se vet e per tan popullin shqiptar. Faleminerit zoti jem qe na ke krijue nje si ky Erion Veliaj.

    1. Caku says:

      Palle ti palloka robt e shpis erioni per i ven pune mduket.
      I bon roje ku te leron aren?

  2. Zigur Qarri says:

    Eshte pozitiv sensibilizimi per perdorimin rripit,sepse te shpeton jeten ne shume raste.
    E njejta gje eshte edhe me perdorimin e helmetes,kur nget biçikleten.Nga dhjetra fotogarfi
    qe ka bere Erion Makiaveli me biçiklete,vetem ne dy raste shikohet qe e ka perdorur!!!
    Ekziston ndonje”rilindas” i vetem,qe nuk eshte hipokrit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje