VIDEO: Vajzat kapen prej flokësh, nëna "bën arbitren" me pistoletë në dorë

4 Gusht 2018, 11:10Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm ku një nënë në Teksas nxori armën gjatë një sherri midis vajzës së saj adoleshente me një vajzë tjetër, teksa pohoi se familja e vajzës “kundërshtare” ishte e armatosur me thika.

Video tregon Chade Lockett që mban një pistoletë në dorë.

 ‘Çfarë mendon kur ke një armë?’ tha Tracy McIntyre, e cila filmoi videon, njëkohësisht gjyshja e vajzës 15 vjeçare.

Lockett duket se i drejtoi armën vajzës McIntyre, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe pretendon se po përpiqej të ndante vajzat.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në Houston, Texas.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje