“NATO do ndërtojë bazë ajrore në Shqipëri”, Xhaçka: Vlerësim i madh për Forcat tona të armatosura

4 Gusht 2018, 14:09Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka thotë se ky vendim është një vlerësim i madh për Forcat tona të armatosura.

Në këtë 10-vjetor të anëtarësimit tonë në NATO, nuk mund të kishte vlerësim më të madh për seriozitetin, kontributin dhe përkushtimin, që pavarësisht kufizimeve e vështirësive, kanë treguar efektivët e forcave tona të armatosura.

Krenari për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë! ??”, shkruan ministrja Xhaçka.

Lajmin që NATO do të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri e dha kryeministri Edi Rama.

Në një shënim në facebook shefi i qeverrisë bëri me dije se “Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovë”.

Postimi i plotë i Ramës:

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për
furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan????  (TemA)

13 komente në ““NATO do ndërtojë bazë ajrore në Shqipëri”, Xhaçka: Vlerësim i madh për Forcat tona të armatosura”

  1. says:

    50 miliard USD investime.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      50 milion euro nuk bejne 50 miliard dollare, at least not at this moment.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      50 milion euro nuk bejne 50 miliard dollare, at least not at this moment. .

  2. Sociologu says:

    Italia apo Greqia,Japonia apo Filipinet e rjepin mire Ameriken me qirane e tokes..Xhacka budallacka ua jep pa para..dhe natyrisht vleresim per ata 3- 4 barkalec pijanec qe pasi gjuajne rosa ne karavasta,vijne e bejne parade nderi Xhackes..si ata trimat e dirty dozen movie..

    1. Siciologu i kursit te plepave says:

      Italia apo Greqia nuk kane nevoje sa kemi ne per nje baze ushtarake. Serbia qe vazhdon te kercenoje dhe te armatoset ka rusine mbrapa. Edhe sikur te mos kishte rendesi ekonomike baza ajrore e NATOs ne Shqiperi eshte shume e rendesishme per mbrojtjen e vendit.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Aeroportin e Kukesit per ca e beri Nato?

      2. Albani says:

        Italia dhe Greqia I kane bazat Amerikane

  3. K9 says:

    Shqiptareve nuk ju hyn ne pune qe Shqiperia te kthehet ne nje fushe beteje dhe front lindor, qe mbron europen dhe shqiptaret te kthehen mish per top apo patrues halesh te NATOs ne token e tyre. Shqiptaret duan te dine se sa avjone ushtarake do te kete Shqiperia!
    Sa NATO do e ndihmoje Shqiperine te ngreje ushtrine deri tani inegzistente. Se sa vende pune te kualifikuar hap ushtria, qe shqiptaret te mos pastrojne halet e natos apo te perendimit, por te kontribojne ne vendin e tyre si shtetas dinjitoze.
    Ndryshe jemi te pushtuar dhe udhehiqemi nga qeveri kuslinge super te korruptuara dhe antishqiptare.

  4. patriot me kembe ne toke says:

    Po çfar vleresimi te madh per Forcat tona te Armatosura, moj aman! Thuaj falemnderit pozites gjeo-strategjike te vendit dhe koncepteve bashke-kohore te NATO-s.

    1. aleanca PD-Leshedhi says:

      Forcat tona kane dhene kontributin me te madh se c’do shtett i NATOs ne Irak e Afganistan nga numri i trupave ne raport me popullsine.
      Ne nje kohe kur shtete te pasura te Europes kundershtonin te dergonin Shqiperia jo vetem qe ka qene e gatshme te kontriboje por ka bere shume mire qe ka kontribuar. Ne kemi nevoje per NATON me shume se kushdo tjeter. Ballkani ka histori shume te pasur me luftra dhe pabesi mes komshive. Fatkeqesisht ne jemi komshiu me i dobet qe jame sulmuar dhe sakatuar nga komshijte.
      Ky eshte nje lajm shume i mire.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Cdo lajm qe del nga zyra e Fuges duhet ta marresh me nje doze te madhe skepticizmi.

  5. ce says:

    A do jetë dakord Strazua dhe paloqja, Cili i leshelise, dhe plaku i pjerdhur Spaho me ketë vendim te Natos,,,

  6. Me forcat tona says:

    Ne jemi shteti me i dobet nga ana ushtarake ne rajon. Kemi komshij qe jne te gatshem te ne zhdukin ne rastin me te pare dhe ti thua qe ne nuk kemi nevoje per bazen e NATOs. Ndoshta mbas 50-vjetesh kur te jemi te zote te mbrojme veten edhe mund to mos kemi nevoje per kete baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje