Nga Artan Fuga
Andej kanë dalë deputetët, ministrat, profesorët, biznesmenët, drejtorët, kryeministrat, aktorët, opozitarët, varfanjakët, bixhozçinjtë, trafikantët, të papunët, të gjithë ne andej kemi dalë!
Disa pyesin : Pse nuk po ecim drejt përparimit?
Pse nuk kemi një qytetar aktiv?
Pse pajtohemi me të keqen dhe i kthejmë shpinën të mirës?
Pse bëjmë sikur nuk shohim që poshtërohemi?
Ja ky objekt i shpjegon deri në një farë mase këto. Ta shohin ata që janë lindur në këtë shekull sepse mbase kujtojnë se është ndonjë enë bronxi e epokave të stërlashta greke që këta na i paraqesin si ilire.
Jo, është një marifet që quhej furnellë vajguri. Aty bëhej grosha, zjehej, dhe e gjithë banesa deri te çarçafët e shtratiit vinin era grosh përzjerë me vajguri.
Ja pse ka shqiptarë që nuk kanë ngopje të vjedhin të tjerët. Sepse kanë dalë nga aroma groshe përzjerë me vajguri dhe me aroma gazrash që grosha prodhon në stomah.
Por, për të marrë vajgurin e duhur duhej të bëje po aq luftë sa edhe shtetet arabe me Izraelin për fushat naftëmbajtëse. Duhej të prisje të dëgjoje thirrjen e autobotistit të vajgurit ditën e djelë në mëngjes : Hajde vajguriiiiiiii! Ose duhej të ngrije vajguri në bidona metalikë që mbanin benzinë automjetesh, bidona të vjedhur kushedi se ku. Pa duhej të mbaje radhët e gjata për vajguri që dukeshin si vargane mortore burrash në kërkim të një kokrre misri sikurse e ka paraqitur Migjeni.
Kishte parë Migjeni burrin të poshtërohej për një kokër misër, por nuk e kishte parë të poshtërohej për një litër vajguri.
Te gjitha banesat ishin si depo karburanti. Vinin era vajguri. Për ta përballuar, familjet tona të mira, nisën tëe gatuajnë në wc, ose shqip nevojtore, por fare shqip në halé. Por shpesh dera e hales hapej e mbyllej dhe në të gjithë apartamentin përziheshin tani katër aroma që na shoqëronin të gjithë ditën.
Aroma e halesë.
E vajgurit.
E groshës.
E gazrave që dilnin nga tubi tretës në nënndejtëset tona nga grosha e pazjerë sic duhej.
Halli më i madh i gruas ishte kur në punë, në mes të shoqeve bërtiste me histeri: Uuuuuu qyqja kam harruar furnellën e vajgurit ndezur!
Përgjegjësi i jepte leje menjëherë.
Ja pse ka shqiptarë që na grabisin, na vjedhin, na poshtërojnë, na bëjnë të vuajmë. Sepse nuk e kanë inatin me ne thjesht, e kanë me faktin që kanë qenë të poshtëruar nga furnella me vajguri. Hanin bukë, bënin seks, prisnin miq, festonin ditëlindje nën aroma vajguri, groshe, pordhësh, fekalesh. Nuk ju del e keqja veçse duke shkelur me këmbë të tjerët për të marrë hakun e poshtërimit që u ka bërë furnella me vajguri.
Ja pse na vjedhin pronën, na lënë pa punë, na përqeshin, na tallin te televizionet e tyre, sepse e dinë se kush jemi. Këta pordhacë vajguri, këta bij të vajgurit, këta këlysha të furnellës me vajguri, që janë rritur e kanë dalë nga furnella e vajgurit, këta durojnë gjithshka.
Këtyre edhe mut t’u japësh e hanë!
Kemi dalë nga furnella e vajgurit, e cila në pjesën e sipërme me kohë zinte shtresa të ndryshme gjellësh të djegura me vaj. Vaji ishte kanceroz sepse furnella me vajguri lëshonte një zjarr të papërmbajtur, që digjte cdo tenxhere alumini, hekuri a bakri dhe nuk kishte herë që mbi të të mos derdhej qumështi, i bërë nga qumështi pluhur përzjerë me ujë, të mos derdhej lëngu i groshës, i preshave, të mos derdhej kafja, a uji i zjerjes të rrobave të pshurura të bebeve që zjenin me orë të tëra, aa të fashove që zjenin nga mëngjesi në darkë.
Vaji ku skuqje ndonjë vezë përvëlohej cdo herë nga furia e zjarrit të furnellës me vajguri. Ja pse edhe rrobat mbanin aromë vaji të djegur. Të gjitha puthjet e dashurisë në gjimnaze, rrugica, cepe pallatesh, mbanin aroma vaji të djegur që dilte nga palltot e vjetra ose kanatjeret e pista.
Një mbishtresë kafeje, lëngjesh urinare, lëng groshe, qumështi e gjithëfarësojj bëhej si gur mbi furnellë, kur kjo ftohej, dhe me pak kujdes, kur e fërkoje me letër xumpare, mund të konstatoje të gjithë historikun e furnellës të shkretë.
Për ne gjeneracionin e furnellës më vajguri, vendi më i përshtatshëm për të menduar ishte haleja. Ja përse ne kemi menddime haleje, ja përse shpesh mendimet tona vijnë era fekale, fjalët politike kanë aq shumë fekale brenda.
Shkonte qytetari urban në hale dhe aty duke kryer nevojat e tij ishte njëherazi edhe në studion e punës intelektuale, edhe në dhomën e gjumit sepse aty përgjumej duke ëndërruar, edhe në guzhinë a në dhomën e ngrënies sepse aty mbi furnellën me vajguri zihej grosha a valohej qumështi, ishte edhe në wc e cila pra ishte bërë multifunksionale.
Ulur në galiç mbi wc alla turka ose ata më të pasurit mbi wc alla frënga, qytetari urban kryente nevojat dhe duke parë flakën blu në të kuqe të furnellës me vajguri, hundët e zëna nga aroma gjellësh, ndoshta ëndërronte të ardhmen e tij dhe të vendit në shekullin e njëzetenjë. Shqipëria çfarë ishte dhe çfarë do të bëhej!
Ja nga kjo teknologji kemi dalë.
Shqiptari legjendar i netëve rreth vatrës të zjarrit, aty ku na thuhet se është ngjizur arti tradicional, fyelli, sharkija, ciftelia, mandolina, atje ku bëheshin bisedat e burrave dhe thurrej folklori si forma më e lartë e rrëfimt historik, ende e paarritur nga historianët tanë të sotëm, u bë banori i pallatesh me punë vullnetare që mblidhej e pështillej rreth furnellës me vajguri.
Nga vatra te furnella me vajguri.
Pse cuditemi që edhe celularin sot ta përdorim si furnellë vajguri! Nuk e ndajmë as në halé.
Unë i propozoj kandidatëve për kryetar në bashkinë e Tiranës, që diku aty nga Pazari i Ri, të imagjinojnë ngritjen e një instalacioni gjigand, një furnellë vajguri, e cila të jetë simboli i strukturave arketipike të neurozave tona kolektive që prodhojnë pikërisht sot një përzjerje aromash fekalesh, deliresh politike, propagandash halesh, dëshirë për të ngrënë mish në restorante, si edhe për t’i hedhur lekët vetëm në karburant veturash të plakura a zuska të reja (aroma e vajgurit na ndjell), pra në një qytetërim ku ajo që ha dhe ajo që nxjerr nga tubi digjestiv nuk dallohen më nga njera tjetra.
Ne, gjeneracioni i dalë nga një furnellë vajguri.
Sigurisht ke dale ne Europe o Fuga Shko njehere ne Veneto,ne Sicili,ne Campagna,ne Puglia,pyet njerezit ,sidomos te vjetrit si jetonin deri nga fundi i viteve 70…Jo femijte e ministrave si puna jote…Pse nuk je pak kurioz te shikosh ndonje film doc.te Cinecitas per Shqiperine deri ne 44.n pastaj fol per furnelen lesho llumin subkoshient te perroit te ndergjegjes tende kanceroze.Ti perdor nje objekt ,e pergjitheson per te mashtruar njerezit.Eshte e çuditeshme ,njerezit me te ndyre te postkomunizmit dalin nga ish pinjollet e dinastise ish komuniste,Lubonja,Bushati,Fuga dhe udheheqesi i tyre Berisha…Jane antishqiptare ne cdo qelize,jane nje perzjerje helmesh.
Fuga vertet ka qene pjese e nomenklatures por une nuk do e krahasoja KURRE me keta te tre.Besoj se edhe ti Olimpia e kupton qe nJe Berishe Kriminel me damke apo nje Lubonje qe burgu i ka lene vetem ligesi sepse vetem vrrer vjell ne c’do dalje te tij qe pastaj te kalojme te tjetri dhe jo i fundit si Bushati qe i ben fresk PD se Saliut per interesat e veta. Une i kam njohur edhe te jatin e Andit edhe te jemen por edhe dajot.Per mendimin tim aq sa i kam njohur kane qene njerez korrekt dhe ne dukje te mire.Me tej nuk di c’te them por ky Andi qenka i pafytyre fare.Tani po ne krahun e djathte te PD se tij sulmon Robert Ndreniken pse eshte dakort per prishjen e Teatrit.Ndrenika me PD eshte por na paska rene “preh”e propagandes se “kuqe,komuniste” etj etj.Ja keta kemi ne neper kembe. Nuk ja vlen te zgjatesh me.
Bravo!
Si nuk rri nje here pa grire more i nderuar mender profesor. Po mbylle nje here te shkreten se soji yt e coji shqiperine ne gjendjen e viteve ’90, apo ti nuk ishe dakort por nuk kishe cfare te beje se babai ishte minister e tij i biri i tij. Pusho njehere more pleh.
“Eureka”
Autori: Akademik “Fuga” = loder me te cilen luanin kalamajt korcare, para 70-80 vitesh… .
nihilist ne cdo qelize fuges i jane erresuar syte eshte kethyer si propogandist i gebelsit po shqipetaret e njohin mire jeten me siguri shumica i lexon me neveri shkrimet pacavure te artanit me demek profesor
PERGJIGJE EPIKE OLIMPIA!..
Dhe aroma e groshes perzier me vajguri , beri te dale nje “akademik ” , gomar i teri dhe i beri . Duket qarte . Shkrimi nuk le pike dyshimi mbi gjendjen e renduar psiqike te ketij pseudo intelektuali . Me nje fjale i bie qe ti Tani ( Fuga ) , te pranosh qe diploma jote , titulli shkencor , etj , te zerohen sepse je ngjizur me eren e fekaleve dhe te vagurit . Ose me thjeshte , siç e thua dhe vete ; mendimet te/na vinin vetem ne banje . Po mire more njeri ! Po ça hani , ça pini ju qe i thoni pirdhu trurit te Vogel ?
Pavarsisht se ky njeri me duket idiot here pas here, kete rradhe e ka qare. Sic thote shprehja: 2 divane nje bufe, per t’gatuar guatuanin ne hale. Ka harruar vetem te thoje qe laheshin 1 here ne jave ose me sapllake ose me dushe po me vajguri. Gjithsesi ne cdo rast me sapu 15.
Ky halabaku Fuga, po ja kalon edhe Petrit Vasilit per nga goja e cthurrur.
Po Olimpia, nuk se është vetëm ‘fërnella e vajgurit”, që ndoshta në mënyrë metaforike e spjegon shumë mirë kohën e regjimit të baballarëve të Fugës me shokë. Se mos vetëm ajo, “furnella” ishte. Po ja e pranojmë se stigmatizimi që na bën ne të gjithëve Fuga, se kjo ç’farë përjetohet tek ne është produkt i “furnellës”, që aq mirë e dimë dhe vetë, se e jemi jetuar. Po çfarë kemi ne në dorë që shoqëria që personifikon Fuga, të mos jetë ajo që ne dhe ai sigurisht nuk e pëlqejmë? Ne, ai brez pra, shyqyr që jemi gjallë,(ata që jemi mbetur) dhe nëse jemi na mbajnë ilaçet në jetë. Po ata 30-40 vjeçarët e sotëm, që s’e kanë jetuar kohën e “furnellës” e “groshës”, pjesa më vitale e shoqërisë së sotme dhe realisht më aktive kudo, në biznes, art, kulturë, arsim, shëndetësi dhe në politikë. E lashë këtë në fund jo për nga rëndësia, por sepse vete nga vete dhe profesori ynë aty e ka merakun dhe me të drejtë. Në fund të fundit ai është ngjizur rritur e edukuar në atë mjedis. Po kthehem përsëri tek pyetja. Si bëhet pra që shoqëria e sotme, sidomos ajo e arsimuar, ku kontribut ka dhënë e jep dhe profesori ynë, pse mbart ato simptoma, që i nderuari i stigmatizon? Këta de, pra ky brez nuk është ai i furnellës. Si profesor i filozofisë dhe komunikimit, ndoshta duhet të na mësojë dhe të na ndriçojë dhe ne të tjerëve pak, pse jemi kështu sot dhe jo të shkruajë vazhdimisht, shpesh me ironi e sarkazëm, rreth këtyre plagëve, sikur po të mos na i zbulojë ai, ne s’kemi aq mend sa t’i kuptojmë dhe sy që t’i shikojmë! Këto mëndje të mëdha, ndaj i kemi, që të na hapin horizonte si shoqëri dhe njëkohësisht të bëjnë dhe bilancin e veprës së tyre, aty ku e japin kontributin, pra në edukimin e brezit të ri, që është e do të jetë e ardhmja. Pra ç’brez të ri rrisim dhe ç’brez na edukojnë këta profesorët tanë të nderuar? E pra këta, pra ky brez, nuk janë të kohës së fërnellës me vajguri e të groshës, përkundrazi. Po e presim profesorin. Mbase pas pushimeve si të jetë bronxuar e çlodhur mirë, mbase do na shkruaj ndonjë gjë që ia kërkon vetë ajo çka shoqëria do prej tij/atyre dhe jo skenare për emisionin “Portokalli” apo “al Pazar”. T’ua lënë akademikët, filozofët e profesorët këtë fushë humoristëve tanë të talentuar, sepse dinë ta bëjnë më mirë ata këtë punë. Veç nëse ata pra akademikët…etj, nuk kanë më gjë për të thënë veç humorit.
Olimpia GJIGAND per Zotin GJIGAND. Ky eshte vertet nje idiot …. Eshte bere qesharak se nuk e kontrollon dot me budallallikun e tij dhe nje popull te vuajtur nga nje diktature 45 vjecare e krahason me fernellen e vajgurit edhe pse vete eshte si Hadhi Plasa pa fasho te balli …
Edhe kete ish bllokmenin e ka zene vajguri.
Shum i thelle je o aka(k)demik !? Qe ta marrim vesh mire cfare ke molloisur, duhet te kesh dy bytha nje ta mbash e tjetren ta cash!
Z.FUGA :Tani e lexova artikullin tuaj si nje artikull tipik te gazetarise natyraliste.Ky fenomen ne art ska pse te mos preki edhe gazetarine,kur edhe ajo eshte nje lloj krijimi.Nga ana tjeter me shqeteson hiperbolizimi: Ne qytete te medha eshte kaq e demeshme qe ngrohja te behet me oxhak per shkak te tymit qe clirohet.POR ne fshatrat e tiranes e me tej zjarri ndizej ne mes te dhomes (kasolles) dhe njerezit per rreth.Nga kjo pamje te shkonim tek ngrohja me korent apo me gaz????? Mire do ishte.Edhe bidona vajguri gjeje ne shitje nuk kishe pse ti vidhje.Pese nuk denon fajtoret por denon shqiptaret si groshaxhinj, vajguraxhinj,dhe pordhac???//…….
Bukur shume ,po ndrroje fitilat,se po na ban tym.
Qenka problem i thjeshte fare dalja nga kjo gjendje:
Se pari te vendosim ne Kushtetute kufizimin e marrjes me politike dhe me administrim te cdo lloji (shtet dhe privat) te njerezve qe njohin furnelen e vaj-gurit. Veting per te gjithe per kete problem.
Se dyti per inat te karburanteve motorri i profesorit te punoje me SHURRE, jo me benzine.
Se treti pas kesaj profesori nuk ka te drejte te hedhe vickla per furrnelat me gaz se pastaj …..NA SHKOI JETA NE VETING
NE jemi vertet brezi dal nga fernella me vajguri ,por brezit sot i ka ikur truri.
Ka pas qarkulluar nje shprehje ne Tiranen e viteve 80,nuk me vjen keq qe genjen po me vjen keq te besoj, ky mender profesori na eshte ber si ver llapa .
Nuk njof ndiimin e flakes nga nje vegel vajgurore, zjarit ne sobe, ne vater apo pyll
se sa thelle,shfaqshem apo asgje ne karakterin e njerezve mbizoterojne.
E sigurte eshte;
nje krye shpellar i njifte mire ndikimet e tyre ne gjysem njeres si puna juaj duke ju perdorur si karem
dhe nder kafshe duki i veshur me arme per te vjelle zjar nder te tjere.
Z. gjysem njeri fuga!
Zoti i dha zjarin njeriut per tu ndrcuar,perparuar,ndihmuar,zhvilluar,por i dha dhe mendjen qe te mos luante me te.
S’ka faj as ajo vegla e thjeshte qe sherbente me vajguri,as zjari i sobes,as ai i pyllit.
Karakteri i juaj dhe i elites ku kini sherbyer eshte formuar nga e keqja,tradhetia,zilia,incesti,injoranca,
mos te qenit shqiptar.
Faleminderit per komentet,
Me bete ta shijoj kafen me shume. Sa per shkrimin e z. Fuga, artikullin u perpoqa ta lexoj duke e kthyer laptopin me kokeposhte dhe aty papaqi mu shfaq sikur i rrinte mbi supe doktorit dhe rrejdhimisht mu kujtua filozofia e mitit te Sizifit dhe i Atlasit qe mbante boten mbi supe.
Shkrimin filozofik te funelles me vajguri do ta lexoj me vone duke degjuar ne sfond kengen e Luana Vjollces qe titullohet “Benzina”.
Profesor ne idiotsi . Mbase nuk ke faj. Keshtu e ke patur familjen . Jo ore Artan Fuga! Ma do mendja se fasulet i kemi zjere ne fernella me vajguri,e ato i kemi ngrene ashtu si duhen. Nerste se familja juaj e ka patur mendjen te xhirua e linte fasulet pa zier ,kjo eshte puna jote. e jo e jona. Ne rastese gruja juaj dilte ebente muhabet me komshijet e harronte fernellen ndezur ,perseri nuk eshte faji grave apo nennave tona. Ne ato vende ku une kam jetuar e eshte perdorur fernella ,skam degjuar per fatkeqesi,por edhe mund te kete ndodhur ashtusi ndodhin sot me bomblat e gazit ” Moderrne ” qe na sollwt ju te demokracise.
Pa nathuaj profesor i idealeve te larta, i shkences se madhe : Ne ne shqipri e shpikem fernellen ,apo u spll nga jashte? PO eshte e vertetqe gatuanim ne banje,por ne banja te pastra ,pasi grate tona siguronin ujin ,sapunin , madje edhe i bllokonin. Nuk e dimpse familja juaj qenkerka qelbur …… Si perfundim je profesor ne idiotsi… Nuk eshte rasti i pare. Edhe pse te shpetonin pordhet nga fasulet e pazjera ,perseri nuk eshte faj yne ,por i atyre qe kishe brenda shtepise. Pastaj te kishte humbur shija e nuk i daklloje dot fasulet e pa zjera ?
Paske qene duarthare. Pjesa me e madhe i ndan banjat me mure e dere qe puthitej,duke i kthyer ne anakse. Pisanjosi mbetet pisanjos!
Jepini nje post tek PD ketij mjerani, qe po merr “ne goje” cdo qe i pelqen dhe shkruan “ese filozofike” qe synon ta cojne drejt “minares” se ndonje posti partiak, aq me mire shteteror, si Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, Asambleja Kombetare e PD, etj. Po vdes i shkreti ! Cudi, si nuk fitoi ndonje post drejtues ne Akademine e Shkencave dhe te Arteve, me “luften” gjigante te yjeve qe beri per Akademine ?! Ky profesor, duket si shume “i papune” kur shkruan te tilla gjera pa vlere. Filozofia “e furneles se vajgurit” eshte nje “zbulim shkencor” qe duhet pasqyruar ne librat bashkohore te filozofise.