Artur Zheji: Koalicioni PD-LSI nuk e tremb dot Ramën, nuk kanë këllqe për të duruar opozitarizmin e gjatë. Të mbushur me dezertorë

3 Gusht 2018, 19:17Politika TEMA

Artur Zheji thotë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk kanë forcën e duhur për ta rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Në një shkrim të tijin, analisti shkruan se këto dy forca politike janë të mbushur me dezertorë që mund t’i braktisin mjaft shpejt dhe mund t’i bashkohen mazhorancës.

Duke u ndalur tek LSI dhe Monika Kryemadhi, ai artikulon se politikanët e kësaj force janë mësuar me pushtetin dhe nuk mund të rrezistojnë gjatë në opozitarizëm.

“Pjesa më e madhe e “dezertorëve”, të hapur apo të fshehur të kësaj partie, nuk kanë këllqe për të duruar opozitarizmin e gjatë dhe janë nën presionin e Prokurorisë së re, të dirigjuar nga KM-ja apo njerëzit e tij në këtë sistem.

Dhe kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët politik, duke mos rreshtur komunikimin me Km-në dhe kupolën e tij, por gjithësesi, me frikë nga rreptësia politike e Kryemadhit.

Sepse, si politikanë të të përjashtuar nga Lsi-ja, ata e dinë që as KM-së dhe planeve të tija, nuk ka se çfarë të vlejnë, ay, KM-ja, i do që të rrinë të dyzuar dhe panikmbjellës te Lsi-ja, ta dobësojnë atë së brendshmi sa të munden”,  shkruan analisti.

Ndër të tjera Zheji shkruan:

Shtatori po mbrrin dhe KM-ja, ka në një dorë Thesin e madh të ndereve, mbushur me konçesione, leje ndërtimi, leje zhvillimore, biznesllëqe nga më të ndryshmet, me apo pa euro në dorë, tendera apo evazione të lejuara fiskale…, ndërsa në dorën tjetër, repartet e motivuara të shoqërisë gri, reparte të gatshme “sulmi”, të gatshme për çdo gjë, por nuk mungon dhë “kërbaçi” ndëshkues i Prokurorisë.

Në anën tjetër të Kampit Politik, është rreshtuar Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, që jep shenja lodhjeje politike dhe me një numër të papërcaktuar “dezertorësh”, që japin e marrin mesazhe të fshehta me KM-në apo ndërmjetësit e tij.

Në këtë kohë, Pd dhe Lsi, duket që presin një forcim të turbolencës popullore, për të rritur aksionet e veta politike, sepse po nuk lëvizi populli nga pakënaqësia e situatës, raporti i forcave duket se mbetet gjithmonë në favor të KM-së dhe aleatëve të vet gri.

Mirëpo a ka mirëfilli një koalicion të vërtetë PD-LSI?

Në të dyja partitë kryesore duket se ka probleme dhe këndvështrime të ndryshme, në lidhje me këtë koalicion.

Te Lsi-ja, “paja” politike që Meta i ka lënë Kryemadhit, në nivel deputetësh apo ish ministrash, përbëhet kryesisht nga ish socialistë, që Lsi-në e kanë konsideruar në fillimet e veta, si një parti-okazion, për të bërë një karierë më të mirë se sa në Partinë Socialiste, dikur të Fatos Nanos dhe aq më keq, më pas nën dejtimin e KM-së së sotëm.

Sepse shumë nga ish ministrat e Lsi, nuk do të ishin kurrë dot të tillë, në konkurencën brenda Ps, ndërkohë që Meta, u vuri spaleta ministrash, ndonëse edhe gjatë opozitarizmit 2006-2009, rrinin me një këmbë brenda dhe me një këmbë jashtë Lsi.

Pjesa më e madhe e “dezertorëve”, të hapur apo të fshehur të kësaj partie, nuk kanë këllqe për të duruar opozitarizmin e gjatë dhe janë nën presionin e Prokurorisë së re, të dirigjuar nga KM-ja apo njerëzit e tij në këtë sistem. Dhe kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët politik, duke mos rreshtur komunikimin me Km-në dhe kupolën e tij, por gjithësesi, me frikë nga rreptësia politike e Kryemadhit.

Sepse, si politikanë të të përjashtuar nga Lsi-ja, ata e dinë që as KM-së dhe planeve të tija, nuk ka se çfarë të vlejnë, ay, KM-ja, i do që të rrinë të dyzuar dhe panikmbjellës te Lsi-ja, ta dobësojnë atë së brendshmi sa të munden.

Kryesisht duke minuar apo duke konsideruar si absurd, koalicionin me Pd, gjë të cilën e bëjnë fare mirë.

Në Pd, një pjesë e madhe të larguarve “Vip” prej saj, kanë qenë kundërshtarë të vendosur të Lsi, në koalicionin e parë Pd-Lsi, të viteve 2009-2013, duke ditur edhe marrëdhëniet speciale, edhe personale, të atyre kohëve, të Metës me Bashën, gjë që binte ndesh me ambiciet e tyre post-Berisha, në Pd.

Këta dhe pasuesit e miqtë e tyre të mbetur në Pd, janë armiqtë më të mëdhenj të koalicionit të sotëm opozitar Pd-Lsi, që mund të shndrrohet në një koalicion të nesërm qeverisës, duke i larguar opozitarët e Bashës, gjithmonë e më larg pushtetit dhe protagonizmit.

Edhe ky kontigjent, në një formë direkte apo indirekte, mbahet “ngrohtë” nga KM-ja, sidomos, nëpërmjet “biznesmenëve-miq”, që kujdesen për mbarëvajtjen e tyre ekonomike dhe shpërblehen për këtë nga KM-ja, në mënyrë që përçarja të jetë sa më e qëndrueshme dhe kolaicioni Pd-Lsi, sa më i dobët dhe i mbytur nga dyshimet reciproke.

Në të vërtetë nëse Kryemadhi dhe Basha, nuk “pastrojnë” partitë e tyre, nga “personazhet” e rëndësishme anti-Koalicion, ky koalicion nuk ka se si ta trembë realisht Km-në, tashmë një usta i vërtetë, në qëndisjen e intrigave në brendësi, të partive kundërshtare me të.”

16 komente në “Artur Zheji: Koalicioni PD-LSI nuk e tremb dot Ramën, nuk kanë këllqe për të duruar opozitarizmin e gjatë. Të mbushur me dezertorë”

  1. Duhet te kishe thene jane mesuar me pushtetin me vjedhjen qylin dhe kurverin politike.
    Keta lloj hajdutesh po nuk u ndeshkuan ,Shqiperia nuk ka shpetim

  2. ZIGUR QORRI says:

    Bravo Zheji!
    Edhe 7-vjet, RAMA do të na drejtojë !
    HALLALL PLAKO!
    Më i miri, i të këqinjëve.
    Berisha dhe Meta në burg!
    LULUSHI , do pocaqiset gjyqeve!
    Ti dhe mender analistët, do vazhdoni të na çani bythën,
    por …??, karvani ecën përpara!??

  3. zjarrvenesi says:

    ARTUR ZHELJA ME KETE SHKRIM DHE ME SHKRIMET E TJERA SI KY, I FRYNE ZJARRIT QE TE NXISI OPOZITEN PER GRUSHT SHTETI

  4. Joel says:

    Sa keq?. Me ne fund e pranove o koke loqe qe ky KM do jete ne pushtet per edhe 2 mandate te tjera. Pavarsisht urrejtjes qe ti ke per kyt KM populli do te vazhdoje ta votoje !! Nuk ke cte besh ,nuk ka me popull te marre qe te djege vendin per te pasuruarshefin tend Meta -Kryemadhi?

  5. Cuku says:

    Artur Zhelja do turbulence popullore,,
    Ka mor ti anal-ist I Likes ,por eshte turbulesh popullore ,
    E lepive kocken dhe per sot,,,,
    Po me keta dezertoret na fute ne merak te madh
    Koqe kandari ngele edhe ne pleqeri o tuaf

  6. eh, ç'me gjeti! says:

    NJe pyetje kisha une qe ti kaloj pushimet rehat: ky drejtori i ATSH qe e vuri Sali Berisha (ne fakt Iliri) ka qene nje socialist i terbuar kur ish drejtori tvsh-se, tani eshte bere fare harbut, ky Bushati etj, por kane degraduar edhe fare si njerez. Perse i tradhetuan idealet? Apo nje mut ideale kane keta, ashtu si jane dobiça vete?

  7. Far~hiu says:

    Ndigjojeni kete trapin,kete pijanec dhe bixhozxhi klasi,qe nuk la ferre pa pastruar trapin,vetem e vetem qe ti beje oponence Rames dhe medemek ta rrezoje nga karrikja,po tani qe llogarite nuk i dolen ka filluar te beje konkluzionet e asaj pune qe ka bere dhe nga halli po po e thote vete se opozita e sotme sot,eshte nje opozite e lodhur,opozite qe nuk mund tja ngreje ketij populli me,opozite qe eshte vete hipotente,ata qe drejtojne opoziten sot,jane aq rehat me ckane vjedhur,sa i luten zotitit te mos ju marre gjene e vjedhur,po pastaj nuk kane shume pretendime dhe ne ate pozicion qe jane,pranojne te dalin ne pension,ky eshte halli,se ky vend eshte pa opozite dhe keshtu do te jete ne qoftese drejtohet mga keta individe qe e kane uzurpuar dhe nga keta prurjet e reja,qe vetem opozite nuk mund te bejne.

  8. Xhaxhai says:

    Harroje Zhej, iku koha qe ty Lsi te bente drejtor e fryje bilbilit si te doje. Mos endero kot. Keto parti jane diskredituar. Pd nuk ka figura qe tu besojne njerzit. Hajdutet e Rilindjes me kete gjendje te opozites nuk ka kush ti lekund. Ja keshyu menfoj une.

  9. “Kanalisteve” (R.N.) spo u ecin llogaria, vapa ben punen e vet dhe sdine nga tja mbajne, kerkojne perseri Shqiptaret tu besojne zoterve te tyre, por keta langoj harrojne se cfare te zeza Birisha, Meta, e zonja Lule I kane bere Shqiperise, te fillosh ti numurosh duhen nete te gjata dimri. Le te orvaten se “qenin e ngordhur” do te gjejne.

  10. saliu says:

    O Zhele. Te dhjefsha analizen tende o taleban bolja.

  11. Alboz934 says:

    Qerrata ky Zhej biten sikur punon me Bashen e Moniken dhe naten me Edi Ramen prandaj i din te gjitha sikur i ben vete . Nje taktike me Lulin ka qerrataj , edhe Luli dekonspiron vehten duke menduar qe per nje bashkepunim qe ben vete Luli me kriminelet e droges thot me mendet e tia po a flas para se te flase shteti e po ja veshi ndonje deputeti socjalist qe te akuzoj Ramen dhe populli ka me thane :He ase eshte e vertete se Luli e beri te ditun para shtetit O lul po çfare e bere popullin ti si vrhten tande batakçi kriminel etj .

  12. ta says:

    analist ky? ky eshte koqe prej lepuri,hahaha.

  13. Ajet Delaj says:

    Opoziten e vertete dhe te shkolluar ne perendim e vrau Enveri me ndihmen e pansllavizmit rus . Cfare u krijuar nder vite I debuan ne Korrikun e 90tes . Cfare mbeti i vrane e debuan ne vitet qe pasuan duke kulmuar me 1997 dhe Shqiperia ka 18 vite nuk ka me opozite.
    Bereqetin ketij sistemi te percudnuar do ja shohin hajrin shqiptaret qe shkon deri ne ckombetarizim.
    Sot lexova se sivjet do shkojne ne shkolla ne tera nivelet 134 mije nxenes dhe studente me pak se kater vite me pare.
    Bota e qytetruar eshte zhvilluar dhe ka ardhur ketu ku eshte sot nepermjet sistemit demokratik me pozite dhe opozite te fuqishme si kusht I domosdoshem per te ruajtur sistemin

  14. gazetari"neutral" says:

    Te kishe pikurt nga qielli ,vertete do te besonim keto teorite konspirative,do thonim uhhhh sa i menqur na qenka ky kodosh analisti! E verteta eshte se nuk ka njeri ne Shqiperi qe shikon,degjon dhe lexon mediat dhe posa ta identifikoje autorin qofte gazetar,analist ose politikan ai, e te mos din apriori se ne mulli te kujt qon ujeZheji me koleget e tij.Ne Shqiperine tone nuk ka fare gazetare as analist e opinioniste neutral.Une mendoj se emri me i pershtatshem per ta eshte mercenar.Ti Zheji je nje mercenare i padiskutueshem.Mercenari ore Zheji eshte si qeni nga kush hane per ate edhe leh.Shumicen e rasteve edhe rrejshem sepse duhet ta arsyetoje gjellen.

  15. Beni bo says:

    O turo …..ik e futi noi dush se na qelbe dynjane.ku i thu vetes anal..ist dhe ti o zhele mos e dhente zoti. Nuk harxhoj shkrimin me ty o bole.

  16. Spinoza says:

    Je normal ti apo je ne planet tjeter mbani veten me shpresa kjo klase politike majtas dhe djathtas nuk do te jete me do te zevendesohet ne tre vitet e ardhshme me profesioniste qe do vijne nga vendet perendimore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje